Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadezhda Sllavova: “Krijuesit bullgarë të filmave vizatimorë pushtojnë majat kinematografike të botës”

БНР Новини
Foto: animationfest-bg.eu

Nga 1 deri më 7 maj kryeqyteti është mikpritës i Edicionit të Tetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmave Vizatimorë “Zllaten Kuker – Sofia”. Ai mbahet në Siti Mark Centër dhe në Fakultetin e Arteve të Aplikuara pranë Akademisë Kombëtare të Arteve Figurative. 1117 ishin titujt e prezantuara në Sofje nga 87 vende. Prej tyre për programin e konkursit u seleksionuan 205 filma. Përveç shfaqjes së filmave në kuadrin e programit organizohen edhe klasa të mjeshtërve dhe ekspozita të krijuesve të njohur nga mbarë bota. Për çdo moshë janë të parashikuara vepra interesante.

Gjatë viteve shkolla bullgare të kinemasë së vizatuar kishte arritje të famshme. Mirëpo, a ka ndonjë vazhdimësi në të?

Po në të vërtetë në shkollën bullgare të filmave vizatimorë ka një vazhdimësi – përgjigjet drejtoresha e festivalit Nadezhda Sllavova. – Po e them këtë sepse në të prezantohen edhe krijues nga ish Studioja e Filmave Vizatimorë “Sofia”, si për shembull Vitko Bojanov. Ai është një profesionist i përsosur. Krahas kësaj prezantohen dhe shumë krijues të rinj, të cilët mësojnë nga filmat më të vjetër të vizatuar. Mund të them se krijuesit e rinj janë shumë ambicioz dhe prezantohen shumë mirë kudo në botë. Bëhet fjalë për filmat e vizatuar të krijuesve të rinj. Krijova një formacion “Asociacion bullgar të piktorëve të pavarur të filmave vizatimorë” me emrin e njërit prej mjeshtërve më të mëdhenj Projko Projkov. Në të tashmë anëtarësojnë 220 krijues të filmave vizatimorë. Krijuam edhe një sajt dhe në galerinë pran tij mund të shihen veprat e të gjithë anëtarëve.”

Veprat bullgare në programin e festivalit janë 25 – një shifër shumë e mirë sipas znj. Nadezhda Sllavova. Ajo thekson, se përderisa vitet e mëparshme kriza botërore ndikonte edhe në këtë fushë, tani situata u ndryshua krejtësisht. Edhe mesazhet e filmave dallohen.

Që nga viti i kaluar shihet një optimizëm. Sivjet filmat janë më artistikë, me ide dhe pamje më tërheqëse, me shfrytëzimin e teknologjive interesante. Është fakt se në përmasë botërore filmat vizatimorë janë tepër të kërkuar. Prandaj kjo gjini kinematografike zhvillohet me ritme të shpejta. Edhe krijuesit bullgarë në këtë fushë kanë pozita shumë të mira. Aktualisht ka shumë krijues të rinj bullgarë, të cilët realizojnë filma të mrekullueshëm.

Do të kujtojmë, se para kohe bullgari Teodor Ushev për filmin e tij “Vajsha e verbër” mori një nominim për “Oskar” në kategorinë e filmave vizatimorë me metrazh të shkurtër. Vepra u realizua në bashkëpunim kanadezo-francez sipas tregimit me të njëjtin titull të shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov.

Dhe diçka tjetër me rëndësi: një nga arritjet më serioze të festivalit të sivjetshëm është organizimi i më shumë klasave të mjeshtërve. Ato mbahen kryesisht prej autorëve bullgarë. Vetëm tri prej klasave janë të krijuesve të huaj. Të tjerët mbahen nga disa prej piktorëve më të suksesshëm në fushën e filmave të vizatuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nicola Zambelli dhe Maria Makedonska

Ruajtja e riteve dhe porosive të paraardhësve tanë na ndihmon të rizbulojmë rrënjët tona

Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..

botuar më 25-01-05 10.05.PD
Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD