Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fotofabrika” – një fotografi vetvetiu flet më shumë sesa qindra fjalë

БНР Новини
Foto: Kristina Garsia Rodero

Edicioni i katërt i festivalit për fotografi moderne “Fotofabrika” do të zhvillohet nga 2 maj deri më 23 korrik në Sofje. “Fotofabrika” është një platformë e ngjarjeve fotografike për publikun e gjerë. Festivali e paraqet fotografinë si art dhe zonë sociale, pjesë e mjedisit bashkëkohor kulturor urban. Tema e festivalit sivjet është “Nga afër”.

Ditën e martë u paraqit ekspozita e Stojan Nenovit, i cili është fotoreporteri i parë bullgar – mbajtës i “Pulicër”.Ekspozita tradicionale në festival është në të hapur dhe prezanton kuadro të agjencive “Rojters” dhe “Getty Images”. Tashmë mund të shihet në Urën e të Dashuruarve prapa Pallatit Kombëtar të Kulturës. Ajo paraqet fotografi të seleksionuara të dy gjigantëve mediatikë me temë “Fotofabrika” – 2017 – “Nga afër”. Mysafirët specialë të festivalit do të jenë dy fotografët e reportazhit – Aleks Majoli dhe Kristina Garsia Rodero.

Foto: Aleks MajoliHapja e madhe do të jetë më 9 maj në Galerinë e Arteve Figurative të Sofjes, kur një prej figurave kryesore të fotografisë bashkëkohore Aleks Majoli do të prezantojë ekspozitën “Unë, vetja ime dhe Bashkimi Evropian”.

Drejtoresha e Festivalit Emi Baruh nënvizoi karakterin social të iniciativës dhe e dalloi fotografinë si arti më demokratik:

Kur filluam të mendojmë se si të zhvillojmë një festival, i cili të ketë fytyrë të tij specifike dhe markë të rezervuar, ne vendosëm se është me rëndësi të bashkohet fjalësi socialo-politik dhe vizual. Festivali i parë “Fotofabrika” ishte me temë: “Njeriu protestues”. Ai u mbajt para katër vitesh. Edicioni i dytë i ishte kushtuar “Njeriut Margjinal”. Edicioni i tretë ishte me temë “Konfliktet”. Në edicionin e tanishëm të katërt tema është “Nga afër”.

Njeriu protestues ishte starti ynë i fuqishëm, në të cilin treguam protestat botërore, protestat në Turqi, Egjipt, Spanjë dhe protestat në Bullgari. Kjo ishte fytyra e shqetësuar e atyre njerëzve, të cilët nuk duan t’i zbatojnë vendimet tona, por të marrin pjesë në marrjen e vendimeve. Lidhja mes edicionit të parë dhe atij të dytë kushtuar njeriut margjinal ishte se protestojnë pikërisht njerëzit margjinalë, njerëzit, të cilët nuk janë në qendër të vëmendjes, njerëzit, të cilët nuk i dëgjojnë dhe nuk i kuptojnë shumë mirë të tjerët.

A arrin “Fotofabrika” të jetë e kuptueshme për njerëzit dhe me sa ka interes ndaj ngjarjeve që ajo ofron. Emi Baruh është kategorike se fotografia është arti më demokratik, i hapur ndaj të gjithëve:

Unë mendoj se fotografia si arti më demokratik dhe më i përhapur, që paraqitet në rrugët e Sofjes, në rrethet e shkollave, mund të provokojë kalimtarin që të ndalojë dhe ta krahasojë vetveten, të identifikohet dhe të mendojë mbi atë që paraqet fotografia. Është e njohur fraza se shpeshherë një fotografi flet më shumë sesa qindra fjalë. Kjo është mënyra horizontale e dinamikës së shpejtë sot, ku njeriu nuk ka nevojë për përkthyes para pikturës, nuk ka nevojë për diçka tjetër, përveç empatisë. Kjo e bën fotografinë në media shumë të fuqishme. Kjo është edhe fuqia e festivalit.

Kritiku i artit Georgi Llozanov gjithashtu bëri një paralel mes artit dhe fotografisë dhe i theksoi prioritetet e kësaj sfere vizuale:

Fotografia është një mjet, i cili më lehtë dhe më shpejt reagon ndaj asaj që ndodh rreth nesh dhe e shndërron në mesazhe, jep mundësi që njeriu të shikojë në një mënyrë më të ndryshme dhe të kuptojë se çfarë po ndodh. Fotografia është një pasqyrë, e cila e sheh njeriun brenda, sipas asaj që është, sipas identitetit të tij dhe natyrës së tij. “Fotofabrika” është një festival i njohur me fizionomi të vet. Deri përpara pak kohe fotografia ishte mjaftë anas interesit të pronarëve të galerive, kujdestarëve të galerive dhe njerëzve të artit. Ajo nuk ekzistonte as në muze, as në galeri. Ne, njerëzit, të cilët interesohemi për fotografi, shumë herë kemi folur për këtë. Për fat të mirë para disa vitesh fotografia zuri një vend të rëndësishëm në jetën kulturore të kryeqytetit.

Sofjanasit dhe vizituesit e kryeqytetit mund të vizitojnë ngjarjet e Fotofabrikës dhe gjatë muajit të fotografisë të shëtitin deri në sallën e ekspozitës Art Hol, ku paraqiten me prioritet ekspozitat fotografike.

Ky festival e përdor fotografinë nëpërmjet mesazheve të saj, kështu qe të mund të ndikojë mbi zonat më problematike të jetës së sotme – thotë Georgi Llozanov. – Për shembull problemi i refugjatëve, që është shumë aktual sot, është i pranishëm në një mënyrë dramatike. Për mendimin tim ky festival është i vlershëm për shkak të faktit se atje fotografia është e pranishme në debatet e mëdha kulturore të kohës së sotme.

Që nga 2 deri më 14 maj në Art Qendrën “Bankja” do të paraqitet ekspozita e jashtëzakonshme “1/320” e Stojan Nenovit – fotoreporter i Rojtersit dhe bullgari i parë – mbajtës i çmimit “Pulicër”. Vitin e kaluar ekspozita u paraqit në Sofje dhe interesi ndaj saj ishte shumë i madh. Njerëzit, që lëvizin, janë në qendrën e objektivit të Stojan Nenovit, i cili ka punuar mbi pasqyrimin e dramës së imigrantëve, të cilët kanë mbërritur në Evropë.

Sipas meje “Fotofabrika” mbetet platforma më e madhe e artit fotografik. Këtu janë të pranishëm emra botërorë të artit fotografik. Për mua është një nder i madh për të marrë pjesë këtu, tha Stojan Nenov dhe na tregoi më shumë hollësi për fotografinë, që mori “Pulicër”.

Kjo fotografi është nga Gevgelia e Maqedonisë, në kufirin me Greqinë. Atje çdo ditë kishte nja dy, tre trena, ku të gjithë njerëzit kishin dëshirë të hipnin. Kjo ishte e pamundur. Me kalimin e çdo një treni kishte njerëz, të cilët policia e Maqedonisë përpiqte t’i ndalonte.”

Foto: Stojan NenovNë programin e festivalit janë përfshirë akoma tri ekspozita të mëdha dhe mbi 10 aktivitete të tjera që mbahen krahas festivalit.

Nga 9 maji deri në 18 qershor Galeria e Arteve Figurative e Sofjes do të paraqesë për herë të parë para publikut ekspozita e Aleks Majlit “Unë, vetja ime dhe Bashkimi Evropian”, një projekt, krijuar për festivalin “Fotofabrika”. Posaçërisht për përgatitjen e kësaj ekspozite fotografi italian vizitoi vende-emblemë në Bullgari gjatë periudhës së tranzicionit.

Foto: Rober DoanoBefasimi i madh për publikun e “Fotofabrikës” sivjet – ekspozita e një prej emrave më të mëdhenj botërorë në fotografinë humaniste Rober Doano, do të hapet më 15 maj në Muzeun e Sofjes. Ajo do të përfshijë 30 prej fotografive të tij më të njohur nga periudha 1945 – 1978 dhe do të paraqitet nga 15 maji deri më 15 qershor.

Foto: Richard Lam/Getty ImagesNga 14 deri më 28 maj në galerinë “Vaska Emanuillova” mund të shihet ekspozita më provokuese në kuadrin e festivalit – ajo e prof. Lin Shrjoder “Autoportretet me binjakë dhe një gji”, që përfshin vetëm një fotografi. Për të vetë autorja thotë se nuk do të mbetesh indiferent. Shrjoder do të ketë takim personal me publikun në galerinë më 20 maj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Sevda Djukjanxhi dhe fotofabrika.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD