Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Shën Gjergjit në Jakorudë – një udhëtim romantik me tren

БНР Новини
Foto: tesnolineikata.com

Herët në mëngjes në Ditën e Shën Gjergjit shumë romantikë nga mbarë vendi do të ndërmarrin udhëtim prapa në të kaluarën, që ta prekin bukurinë e natyrës dhe pastërtinë e shpirtit njerëzor. Dhe derisa treni do të udhëtojë ngadalë nga stacioni në Septemvri përmes fushës së Trakisë, Luginës së Çepinos, buzë Rillës, në livadhet e Jakorudës mikpritësit do të ngrenë çadra dhe do të gatuajnë gjellë të shijshme për vizituesit.

Снимка
Për të dytin vit me radhë banorët e Jakorudës do të shënojnë Ditën e Shën Gjergjit me njerëz të tjerë nga afër dhe larg. Organizatori i këtij takimi të këndshëm është shoqata civile “Për trenin”, e cila na premtoi se do ta shndërrojë këtë festim të përbashkët në traditë.

Снимка
Sipas shumë njerëzve, të cilët e kanë dëgjuar emrin e Jakoruës, ky vendbanim është bullgaro-muhamedan, por nuk është kështu – thotë Kristian Vaklinov nga shoqata. – Në fakt Jakoruda ka një histori të pasur që nga koha e trakëve dhe themele të krishtera. Edhe sot e kësaj dite edhe të krishterët, edhe muhamedanët bashkëjetojnë shumë mirë. Kjo që bën përshtypje të madhe është se në ditën e Shën Gjergjit, e cila është gjithashtu festë e qytetit, në oborrin e një prej tempujve më të vjetër të krishterë në vend – kisha “Shën Gjergji” në fshat, derdhen si të krishterët, ashtu dhe muhamedanët. Në kishë u jepet kurban të gjithëve dhe të gjithë festojnë së bashku. Fiset takohen, sepse me rastin e festës kthehen kurbetçinjtë. Prandaj qëllimi ynë është të tregojmë se duhet të jemi unikë dhe të mirë dhe nuk duhet të ndahemi në asnjë mënyrë sipas asnjë parimi – sidomos në kohën e sotme.

Снимка
Takimi i parë me njerëzit e këtyre krahinave është që në tren dhe nga prania e tyre mund të ndihet koloriti vendas. Turistët janë kureshtarë se si jetojnë njerëzit në mal, duke pasur parasysh faktin se nuk ka udhë deri atje.

Снимка
E dimë se si është në Rodope – livadhe të mëdha dhe aty këtu shtëpi të vogla, mëhalla, fshatra të vogla, ku banojnë dhjetëra veta – na rikujton Kristian Vaklinov. – Mirëpo, njerëzit bashkëjetojnë shumë mirë, e kalojnë dimrin pa rrymë elektrike dhe e nxjerrin bukën e gojës me ndihmën e trenit. Atmosfera, në të cilën zhytemi gjatë takimit tonë me këta njerëz është që nga shekulli i kaluar. Me torbat në kurriz, ata përjetojnë duke shitur qumësht. Çdo ditë gratë e dobëta çojnë në kurriz nja 50-60 litra qumësht deri në stacionin e vetëm, i cili shërben disa mëhalla dhe deri në të cilin ka disa kilometra. Ato ecin ditën dhe natën, verën e ngrohtë dhe dimrin e ftohtë dhe sipas turistëve e gjithë kjo është shumë interesante. Dhe megjithëse njerëzit nga mali Rodope gjithashtu janë shtetas të Bullgarisë dhe të BE-së, dallimi mes tyre dhe të tjerëve është shumë i madh.

Снимка
Kristian Vaklinovit i kujtohet Tubimi i Shën Gjergjit vitin e kaluar, kur të gjithë që u takuan në livadhet afër lumit Jakorushtica, shijuan kurbanin e shijshëm, hodhën valle dhe në fund me lot në sy premtuam njëri tjetrin se do të takohen përsëri në këtë vend mu pas një viti.

Снимка
Vendasit ishin përgatitur shumë mirë dhe na mirëpritën përzemërsisht që në stacion, pas kësaj edhe në livadhet, ku kishin hapur çadra dhe kishin përgatitur ushqim të shijshëm – na tregoi Kristian Vaklinov. – Ata na thanë për të mos u shqetësuar, në qoftë se bie shi, sepse çdo një prej nesh do të strehohet. Ky është një gjest mikpritjeje, i cili nuk haset në jetën tonë të përditshme. Për fat të keq jemi bërë shumë të ftohtë dhe të distancuar njëri nga tjetri, por kjo nuk mund të thuhet për njerëzit nga Jakoruda. Këtu banorët rrinë afër dritareve dhe qajnë nga gëzimi se në qytetin e tyre ndodh diçka pozitive, diçka e madhe. Kështu qe nuk ka nevojë për të bërë diçka speciale – mjafton se do të na mirëpresin përzemërsisht, se janë gati të na strehojnë, se na ftojnë përsëri.

Снимка
Kur më 3 mars të vitit të kaluar nga treni zbritën mbi 200 veta, një burrë i moshuar tha se nuk ka parë kurrë deri tani kaq shumë njerëz në qytezë, të mbërritur nga mbarë vendi. Atëherë për herë të parë ne i bëmë gjërat “së bashku” - vuri në dukje Kristian Vaklinov. Dhe në rastin konkret ne nuk e përdorim këtë fjalë në mënyrën, në të cilën e përdorin disa politikanë, por flasim për lidhjen e vërtetë mes njerëzve, të cilët i hapin zemrat për të tjerët duke dhënë dhe marrë grimca ngrohtësie.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: tesnolineikata.com dhe Jakoruda DNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkretëtira mistike bullgare - Gurët e Drejtë fshehin enigma të shumta

Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...

botuar më 24-11-23 10.35.PD
Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD