“Qafore e Kristaltë” – dallimi më i lartë i Lidhjes së Aktivistëve Muzikorë dhe të Vallëzimit iu dha pas vdekjes së pedagogut shumëvjeçar të violinës Petër Arnaudov. Vite me radhë ai ishte zëvendës drejtor i shkollës Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje. Nxënës të tij mbërritën nga larg për të marrë pjesë në koncertin e organizuar në sallën “Bëllgarija”. Biljana Vuçkova u kthye për disa orë nga Berlini, ndërsa nga Greqia erdhën dy mjeshtrit të koncerteve të Orkestrës Shtetërore të Selanikut – Andonis Susamogllu dhe Simos Papanas. Në koncert u përfshi edhe duoja me violina Angell Stankov dhe Josif Radionov.
Petër Arnaudovi lindi në vitin 1924 në Sofje. Ai është bir i folkloristit të njohur bullgar, akademikut Mihaill Arnaudov. Mësoi violinë te profesori Vlladimir Avramov dhe profesori Petër Hristoskov. Nga viti 1988 deri në vitin 1996 ishte pedagog në Selanik, ku në një periudhë jetonte edhe Vanja Millanova – nxënësja e tij me më shumë suksese, mbajtëse e çmimeve të konkurseve “Mbretëresha Elizabet” (Belgjikë), “Paganini” (Itali) dhe “Çajkovski” (Rusi).
Të gjithë të cilët e njihnin muzikantin Petër Arnaudov, mbajnë mend për një njeri të buzëqeshur dhe pozitiv. Nxënësit e respektonin, megjithëqë ishte një pedagog i rreptë dhe me kërkesa të larta. Për të Simos Papanas kujton:
“Jam nxënës i pedagogut Petër Arnaudov. Mund të them, se ai ishte njeriu, për të cilin unë zgjodha të bëhem muzikant. Kur ai erdhi në Greqi, ishim fëmijë dhe sikur nuk e kishim të qartë, sa i madh ishte ai jo vetëm si muzikant, por edhe si njeri. Ai na përqafoi dhe e vetmja gjë, të cilën e kërkoi prej nesh ishte të jemi jo vetëm nxënës të mirë, por edhe njerëz të mirë. Gjatë tërë karrierës sime si muzikant, kur po përgatitem për ndonjë koncert, dëgjoj zërin e tij. Kujtoj të gjitha këshillat e tij. Ai më formoi si personalitet dhe mund të them se më ndryshoi jetën.”
Ja edhe kujtimet e një nxënësi tjetër të pedagogut Petër Arnaudov:
“Quhem Antonis Susamogllu dhe gjithashtu jam koncert mjeshtër i Orkestrës Shtetërore të Selanikut. Edhe unë isha nxënës i pedagogut Petër Arnaudov në Selanik. Qyteti ynë mban lidhje shumëvjeçare me Sofjen në sferën e arsimit muzikor. Në sajë të një plejade pedagogësh bullgarë, ndër të cilët edhe Petër Arnaudovi, në qytetin tonë zhvillohej arsimi muzikor. Ai dallohej me metodat e edukimit dhe me dhurimin. Ai arrinte të na siguronte se hapat e ardhshëm do të jenë më të lehtë, gjë që na ndihmonte të formojmë sedrën tonë.”
Në fund të koncertit publiku dëgjoi një nga nxënësit më të rinj të muzikantit Petër Arnaudov – Aleksandër Ivanov. Bashkë me violonçelisten Teodora Atanasova dhe pianistin Simeon Zllatkov ekzekutuan “Trion Elegjiake” nga Rahmaninovi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët e koncertit
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..