Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Heronjtë e diturisë, të prezantuar në edicionin e shtatë të Festivalit të Shkencës të Sofjes

БНР Новини

Edicioni i shtatë i Festivalit të Shkencës të Sofjes, i cili tashmë është pjesë e kalendarit kulturor të Bashkisë së Sofjes, u zhvillua për herë të parë në shtëpinë e vetë të ri – Sofia Tech Park. Shkencëtarët e rinj dhe vizituesit e shumtë përdorën tërë hapësirën e sallave dhe parkut rreth qendrës së re teknologjike të kryeqytetit. Në katër ditët e festivalit në një vend u zhvilluan 65 leksione dhe diskutime, eksperimente interaktive, demonstrime të teknologjive të reja. Ata u prezantuan në mënyrë sa më të kuptueshme siç për të rriturit, kështu edhe për fëmijët. Festivali organizohet nga Këshilli Britanik nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit dhe me pjesëmarrjen e shumë instituteve të Akademisë Bullgare të Shkencave.

Temat e zgjedhura drejtojnë vëmendjen e publikut te ndërmarrësia teknologjike, Gjithësia e errët, vija ndarëse mes shkencës dhe religjionit, bashkëjetesa e njerëzimit me alienët nga e kaluara (siç pohohet, viruset vijnë tek ne nga Kozmosi).

СнимкаBota e çuditshme e shkencës pushtoi më lehtë mendjen e fëmijëve. Të gjithët prekën robotin e vogël Robi, të krijuar për të kryer detyra të ndryshme shtëpiake. Gjithashtu bënë dhe përpjekjen e tyre të parë për të krijuar një maket të vet me stilolaps 3D, të ofruar nga inxhinierët e rinj nga Smart Fam Lab.

Më shumë interes provokoi planetariumi i bërë në vend dhe i pajisur me teknologjitë më moderne të softuerit. Nën kubenë e tij fëmijët dhe prindërit e tyre vëzhguan qiellin e natës mbi Sofjes. Për Mirella Napetova – doktorante në Institutin e Astronomisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, më i këndshëm ishte takimi me fëmijët.

Снимка“Dizajni i planetariumit është krejtësisht i hapur. Në internet secili, që interesohet mund të gjejë udhëzime për përpunimin e një planetariumi të tillë – për pjesët e nevojshme, për vendet nga mund t’i blini ato, për mbledhjen e tyre. Gjërat kryesore janë kompjuteri, një projektor dhe një pasqyrë me formë sferike, me ndihmën e së cilës krijohet imazhi i qiellit. Tani në planetarium mund të shihet se si lëvizen yjet, si duket qielli çdo natë nga çdo një pikë e botës. Ne marrim pjesë në këtë festival për herë të parë. Më vjen keq kur njerëzit vijnë në planetarium dhe na pyesin për shenjat e zodiakut, mirëpo duhet të them se kjo nuk është shkencë, kurse është pseudoshkencë. Kënaqem shumë se vijnë shumë fëmijë që janë kureshtarë. Shpesh ata pyesin për zbulimet më të reja të NASA-së, për të cilat kanë lexuar dhe pyetjet e tyre bazohen mbi fakte dhe të dhëna konkrete. Ata interesohen gjithashtu për qytetërime të huaja, për planetë jashtë Sistemit Diellor, për yjësitë, që mund të vëzhgohen. Gjëja, që më pëlqen më shumë në punën time është se ne merremi me çështje të rëndësishme filozofike – për shembull cila është origjina e jetës në Tokë, si do të evoluojë Gjithësia, si do të zhvillohet Dielli ynë. Gjithashtu dëshirojmë të gjejmë një shtëpi të re për qytetërimin njerëzor. Ekziston një fjalë të urtë angleze: “Kur ndihesh se ke dështuar në jetë, shiko nga yjet dhe do të kuptosh se në botën e madhe ka shpresë.”

СнимкаProfesori Sllavço Tomov është rektori i Universitetit të Mjekësisë në qytetin e Plevenit (Bullgari Veriore). Ai beson në fuqinë e teknologjive të reja, të cilat hapin një epokë të re në mjekësi. “Vjen koha e njerëzimit të ri, mirëpo a jemi gati për ta pranuar atë?” – pyes shkencëtari i dimensioneve botërore. Për studentët e mjekësisë në Pleven ai ka krijuar një qendër studimi për kirurgji minimalisht invasive. Po punohet mbi pajisjen e një salle operative 3D:

Снимка“Ne përgatitim specialistë, të cilët pas përfundimit të kursit tonë marrin certifikata për ushtrimin e kirurgjisë minimalisht intensive – tha profesori Tomov. – Parashikojmë zgjerimin e kësaj mënyre të studimit, sepse ajo kërkon bazë të posaçme dhe aparaturë të posaçme. Disponojmë me një sallë virtuale për operacion dhe me një sallë reale, të pajisur me të gjithë teknikën e domosdoshme. Studentët kryejnë operacion të një derri të gjallë. Së shpejti në një nga sallat e qendrës universitare të komunikimit do të vendoset teknikë 3D dhe ajo do të duket si një sallë kinemaje. Në të studentët do të vëzhgojnë me syze 3D operacione reale në kohë reale. Operacionet e transmetuara do të kryhen në salla që do të mund të ndodhen larg universitetit tonë. Kështu ata më lehtësisht do të mësojnë anatominë e trupit të njeriut, në kushte reale.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: BTA, Gergana Mançeva dhe Festivali i Shkencës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD