Qyteti Pleven është një qytet me të kaluarën e pasur historike dhe është i lidhur dhe me emrat e qindra personaliteteve, të cilët kanë dhënë kontributin e vet për zhvillimin e kulturës bullgare. “Pleven – qyteti i ëndrrave të mia...” kjo është një këngë të legjendës Emill Dimitrov , i cili ka lindur në këtë qytet. Melodia, bashkë me pjesë të tjera nga këngët e tij më në zë, tingëllojnë në çdo orë të plotë nga kulla e sahatit të bashkisë të vendosur në qendër. Në disa metra prej saj gjendet Mauzoleu i të vrarëve në Luftën çlirimtare ruse dhe luftërat rumune, ujëvarat e bukura të ujit dhe banja e vjetër e qytetit. Gjatë vitit 1984 kjo godinë është e kthyer në galeri, e cila asnjëherë nuk mbetet pa vizitues. Prezanton një ekspozitë të përhershme, të mbledhur vite të tëra me radhë nga Svetlin Rusevi – një piktor i njohur, veprimtar shoqëror, koleksionues. Ai dhuron qindra krijime qytetit Pleven – qyteti i rinisë së tij. Kurse drejtoria e bashkisë e ofron godinën e bukur shoqërore, e cila prej kohe nuk i kryen më funksionet e saj, për të cilat është ndërtuar.
“Godina e banjës së vjetër është një bukuri arkitekturore – tregon zonja Maria Meskin, drejtoresh e galerisë së Arteve Durim “Koleksioni Svetlin Rusev”. – Ajo nuk është ndërtuar gjatë kohës së sundimit turk, pavarësisht se ekzistojnë mendime të tilla. Është ndërtuar në Bullgarinë e lirë nga arkitekti gjenial Nikolla Llazarov, bashkë me mauzoleun dhe monumentet e mirënjohjes ndaj çliruesve të qytetit Pleven. Kryetari i atëhershëm i bashkisë ka porositur “banjën më atraktive të qytetit”. Ka kushtuar shumë, por e ka merituar rrezikun – dhe sot e kësaj dite kjo godinë është e shkëlqyer, ajo është një monument arkitekturor me një rëndësi kombëtare. Ekspozita unikale përmban artin bullgar dhe të huaj nga shekujt XVIII, XIX dhe XX. Krijimet e dhuruara nga akademiku Rusev deri tani janë 420, por ai vazhdon të pasurojë koleksionin. Na pëlqen të citojmë fjalët e tij, sipas të cilave kjo përsëri është banjë, por “banjë për shpirtin”. Me të vërtetë këtu gjejnë një oazë shpirtëror njerëz nga e gjithë bota. Pavarësisht nga vështirësitë, ne asnjëherë nuk i mbyllëm dyert e galerisë.”
Në sallat me një madhësi të ndryshme dhe formë gjeometrike mund të shikoni piktura të krijuesve të mëdhenj Zllatju Bojaxhiev, Canko Llavrenov, Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri, Deçko Uzunov e të tjerë, krijime të piktorëve bashkëkohorë Nikolla Manev, Genko Genov, Gjeorgji Bozhillov... Në galeri ruhen dhe ikona, plastika nga Afrika, skulptura të krishtere nga India, skulptura të vogla nga Roden dhe Dega. Në kullat e banjës së vjetër, deri tek të cilat arrihet nëpër shkallë dredha-dredha, njeriu me një befasi zbulon miniatura të Shagall, Goja, Renoar, Djollakroa...
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Allbena Bezovska
Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës..
Një ekspozitë fotografike "Bosilegrad para dhe tani" u hap në Bastionin “Maria Terezia” në Timisoara. Iniciator i projektit është Aleksandër Dimitrov - kryeredaktor dhe kryetar i Shoqatës "GLAS" (zëri). Ai shoqërohej nga një nga fotografët, Vlladislav..
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..