Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti festiv i Filarmonisë “Pioner”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 25 maj Filarmonia “Pioner” do të mbajë një koncert në sallën “Bullgaria”. Kështu ish pjesëmarrës dhe pjesëmarrës të tanishëm shënojnë ditëlindjen e 65-të të Orkestrës dhe përvjetorin e 105-të të lindjes së themeluesit – prof. Vlladi Simeonov. Historia e Filarmonisë për fëmijë dhe adoleshentë është plotë suksese dhe koncerte të paharrueshme. Mijëra fëmijë dhe të rinj kanë bërë pjesë në formacion dhe kanë pasur shansin e madh të paraqiten në skenat më prestigjioze në botë. Nën dirigjimin e prof. Simeonov muzikantët e rinj kanë pasur shfaqje në Gjermani, Britaninë e Madhe, Itali, SHBA, Meksikë, Brazil dhe vende të tjera.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Prof. Vlladi Simeonov”, doc. Aleksandër Peshev, paraqiti programin e koncertit të pritur, me të cilin shënohen dy përvjetorë të rëndësishëm:

Në pjesën e parë janë përfshirë tri vepra. Do të ekzekutohet “Jupiteri” – pjesë e suitës për orkestër “Planetët” të kompozitorit Gustav Holst. Me pjesën e dytë të Koncertinos për violinë dhe orkestër të Parashkev Haxhievit do të shënojmë përvjetorin e 105 të lindjes së kompozitorit. Mbushen gjithashtu 95 vjet nga lindja e Aleksandër Rajçevit. Për nder të tij kemi përfshirë fragmente të baletit të tij “Kënga e Hajdutëve”. Në pjesën e dytë Filarmonia “Pioner” do të ekzekutojë një prej emblemave të orkestrës – Simfonia e nëntë “Në botën e re” të Antonin Dvorzhakut.

Vitet rreth 1989-ës, të cilat vendosën kufirin kryesor në historinë politike të vendit tonë, ndikuan edhe mbi veprimtarinë e “Pionerit”. Për një periudhë jo të vogël orkestra ndaloi veprimtarinë e vet, por u rimëkëmb dhe zuri përsëri vendin e vet në jetën muzikore të vendit tonë. Siç dihet, sot dirigjenti është Ljubomir Denev – biri, me të cilin orkestra ka shfaqje të suksesshme te ne dhe jashtë.

Pas rimëkëmbjes së orkestrës arritëm ta fitojmë besimin e publikut dhe specialistëve – thotë gjithashtu doc. Peshev. – Filluam një bashkëpunim shumë të mirë me shkollat muzikore në vend. Çdo vit nga Plovdivi dërgojnë fëmijë në kampet tona krijuese. Ata udhëtonin bashkë me ne në Festivalin e Orkestrave Rinore në Berlin gjatë 2016-ës, kemi përkrahje edhe nga shkollat në Ruse, Pleven, Varna. Kështu formacioni u shndërrua në një orkestër të shkëlqyeshme simfonike me mundësi shumë të mira instrumentale. Në koncertin e ardhshëm do të ekzekutojnë muzikë 85 muzikantë të rinj. Filarmonia “Pioner” gjithmonë ka qenë një prej formacioneve të Pallatit Kombëtar të Fëmijëve. Edhe sot e kësaj dite përkrahjen kryesore e marrim nga drejtoria e këtij institucioni dhe personalisht nga zonja Tatjana Doseva, si dhe nga Ministria e Arsimit.

Doc. Peshev, ish pjesëmarrës në orkestër, kurse sot – një mjek i njohur, ka shumë kujtime për të kaluarën e “Pionerit” dhe për prof. Simeonov.

Të ekzekutosh muzikë nën dirigjimin e tij – ky ishte një përjetim i jashtëzakonshëm – shikimi, duart, tërë personaliteti i tij rrezatonte muzikë. Unë nuk jam interpretues profesional, por edhe sot e kësaj dite jam lidhur me artin. Ai na mësoi ta duam muzikën e bukur dhe i jemi shumë mirënjohës për këtë. Kur zemërohej na quante “djaj të zinj”... Mendoj se askush prej nesh nuk është ofenduar dhe na kujtohen këto momente me buzëqeshje. Qëllimi i tij kryesor ishte të krijonte diçka të vlershme. Ndër momentet më emocionale për mua është turneu im i parë gjatë vitit 1974 në Edinburg, Abërdin, Londër, pas kësaj pjesëmarrja në konkursin “Herbert fon Karajan” në Berlinin Perëndimor (siç e kishte emrin në atë kohë) dhe çmimi i posaçëm, të cilin e mori orkestra. Nuk do të harrojë kurrë koncertin tonë në SHBA, sallën e OKB-së në vitin 1979. Në repeticionin e fundit para shfaqjes erdhi Lenard Bërnstejn. Kontakti i drejtpërdrejt me këtë kolos në muzikën botërore ishte unikal. Atëherë isha viola e parë dhe isha ulur një metër larg tij. E pash fytyrën e tij. Ai emocionohej shumë nga dirigjimi, ne gjithashtu. Më kujtohet se ishim shqetësuar gjatë disa sekondave të para, por pas kësaj sikurse tërë orkestra u zhyt në një magji dhe ne e ekzekutuam Skerco të Simfonisë së Shtatë të Bethovenit në mënyrë të tillë sikurse e kishim interpretuar deri tani gjithmonë nën dirigjimin e tij. Ishte një përjetim i jashtëzakonshëm dhe edhe sot e kësaj dite më kujtohet gjithçka. Para pak kohe e pash përsëri incizimin – tërë orkestra e kishte përqendruar shikimin te Bërnstejn. Mirëpo, që të mund ta ekzekutojmë muzikën kaq mirë, për këtë merita kryesore ishte e prof. Vlladi Simeonovit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD