Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Valeria Fol: „Në kulturën bullgare janë ruajtur shumë relikte të fesë dhe kulturës së trakëve“

БНР Новини
Varreza e Kazanllëkut
Foto: arkiv

Mbushen 45 vjet nga krijimi i Qendrës së Trakologjisë “Prof. Aleksandër Fol” në kuadrin e Institutit të Ballkanistikës. Me këtë rast biseduam me specialisten e njohur të trakologjisë – prof. Valeria Fol për kulturën dhe trashëgiminë e pasur trake. Cilat janë monumentet e tundshme dhe të patundshme – trashëgimi nga trakët?

СнимкаTrakët na kanë lënë shumë monumente që nga vetë fillimi i mijëvjeçarit të tretë para Krishtit e gjer tek antikiteti i vonshëm. Desha të nënvizoj menjëherë se kultura trake është një kulturë aristokratike. Kjo do të thotë se ne kemi monumente të ndritshme, armatosje parade. Kemi kështjella, shumë megalite, vende të shenjta shkëmbore. Sigurisht që disponojmë edhe vendbanime, nekropole – gjithçka që është lidhur me jetën e njeriut, ose të një shoqërie, ne e gjejmë në tokë. Në Bullgari për fat të mirë ndodhen edhe qendrat politike dhe fetare të mbretërive më të mëdha trake. Këta janë odrisët, gjetët, besët, tribalët. Prandaj në territorin tonë mund të shihet qendra politike dhe fetare, e formuar në Fushën e Kazanllëkut, trojet rreth Panagjurishtes, Staroselit, afër Brezovos, Vracës... Ndërsa në malin Rodope janë ruajtur disa prej vendeve të shenjta, të cilat janë nga më të mëdhatë. Disa prej tyre janë observatorë, si dhe në malin Stara Pllanina dhe Sredna Gora. Kurse mali Sakar, Rodopet Lindore dhe Sredna Gora janë plotë shumë monumente megalite.” 

Siç shënon prof. Fol, trakët kanë mbajtur marrëdhënie të mira në shumë drejtime. Për shembull në tregti: si në veri, ashtu dhe në Azinë e Vogël, në botën e Mesdheut, në Evropën Qendrore, madje në Evropën Veriore. Kontaktet e tyre tregtare kanë arritur që deri në Detin Baltik. Ka pasur martesa dinastike. Aristokracia ka marrë princesha nga mbretëritë fqinje. Dhe kjo aristokraci e ndritshme trake është diçka specifike që në fillim të mijëvjeçarit të tretë, sepse në territorin e trakëve ka burime të mëdha ari, argjendi dhe bakri. Trakia ka bërë tregti edhe me kripën që në kohërat parahistorike të halkolitit, me material drusor, me produkte ushqimore. Në ekonominë e saj dhe më konkretisht në ekonominë bujqësore blegtoria dhe bujqësia kanë qenë dy degë të barabarta. Ka një hollësi të konsiderueshme: trakët janë një popull i lidhur drejtpërsëdrejti me kuajt dhe kjo i përket si aristokracisë, ashtu dhe ushtrisë, pjesa dërmuese e së cilës është përbërë prej kuajsh. “Kjo është e rëndësishme, sepse po të bëjmë një paralel me kohën moderne, kalorësia ka qenë diçka si brigadat e tankeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, domethënë kjo ka qenë një forcë shumë e madhe”, shënon prof. Valeria Fol dhe shton:

Në kulturën bullgare janë ruajtur shumë relikte të fesë dhe kulturës trake. Ato studiohen shumë seriozisht, sepse kjo e formon identitetin tonë. Aktualisht janë duke u zhvilluar studime të tjera, përfshi këtu studimet gjenetike. Mirëpo, duhet të themi se etnia dhe kultura janë të lidhura drejtpërsëdrejti. Nga etnia trake kemi trashëguar shumë gjëra. Nuk bëhet fjalë vetëm për ritet e maskaradës, për të ashtuquajturën “nestinarstvo”, ka shumë elemente nga ritualet dasmore, nga ato funerale, nga zakonet e lidhura ma lindjen. Të gjitha ato janë shumë të rëndësishme, sepse janë lidhur me ciklin e jetës së njeriut, të familjes, të shoqërisë.

Cilat janë enigmat e lëna nga trakët?

Ato janë shumë! Duke thënë shumë, kam parasysh faktin se këta janë njerëz me arritje shumë të mëdha teknologjike në përpunimin e metalit, në lëmin e astronomisë. Ata kanë ruajtur shumë dituri pa i shkruar, domethënë i kanë mësuar në grupe të hapura, ose në shoqëri të mbyllura, ku dituria është trashëguar. Për shembull, ata kanë pasur dituri shumë të mëdha në ndërtimin e sallave akustike. Tani jemi duke studiuar akustikën në kodërvarre, të ashtuquajturat “varreza”. Mirëpo, shumica e tyre janë tempuj për përgatitjen e aristokratëve. Dituria është një fuqi, ata e kanë ditur këtë dhe brezat e denjë i kanë përvetësuar këto dituri. Nuk ka pasur demokraci të diturive të posaçme. Për shembull, dituritë astronomike, ato ndërtimore dhe akustike i kanë përvetësuar vetëm ata, të cilët kanë disponuar vetitë përkatëse. Prandaj që në lashtësi misteret, sepse këto rituale të mësimdhënies janë mistike, janë lidhur me trakët, me Orfeun dhe me shoqëritë e mbyllura mashkullore. Sa për femrat, dituria është përvetësuar në një mënyrë tjetër, përsëri në grupe të ngjashme. Trakët kanë pasur dituri shumë të larta mjekësore. I kanë njohur shumë mirë vetitë kuruese të bimëve, të mineraleve.”

Do të shtojmë se në kuadrin e projektit më të madh të Akademisë Bullgare të Shkencave “Trakët – gjeneza dhe zhvillimi i etnisë, identitetet kulturore, ndikimet e qytetërimit dhe trashëgimisë nga lashtësia” zhvillohen studime të specializuara, në të cilat marrin pjesë jo vetëm shkencëtarë bullgarë, por edhe ata të huaj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD