Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konstantin Ilievsky: Përpiqem të jem kritik së pari ndaj vetes, pas kësaj edhe ndaj të tjerëve dhe ta ruajë ndjenjën time të humorit

Foto: arkiv personal

Karriera e dirigjentit të ri dhe kompozitor të ri Konstantin Ilievsky zhvillohet kryesisht në Evropën Perëndimore. Ai ka lindur në Sofje, në moshën 5 vjeçare filloi të mësojë piano, kurse më vonë, bashkë me prindërit e vet u nis për në Bratislavë. Sot jeton në Sllovaki, drejton disa kore, është drejtor i përgjithshëm muzikor i Simfonietta dell’Arte dhe i ansamblit të dhomës Virtuosi dell’ Arte.

Debutimi i tij është përpara 10 vjetëve në Musikverein-me Orkestrën e Dhomës të Simfonikëve të Vjenës. Ka drejtuar si dirigjent filarmoninë Sllovake, Radiosymphonieorshester /Viena/, Florida Youth Symphony Orchestra /Shtetet e Bashkuara/ dhe një sërë orkestrash të tjera. Shpeshherë ka shfaqje në skenën bullgare si dirigjent, kurse gjatë 5 viteve të fundit është dirigjent i përgjithshëm i ansamblit të dhomës “Dianopolis” në qytetin Jamboll dhe organizator i festivalit “Diana e Artë”, që zhvillohet çdo vit në qytetin tonë jugor.

Akoma që në moshën 14 vjeçare fillova të mësoj dirigjim në Bratislavë, në sajë të prindërve të mi - tregon Konstantin Ilievsky. Nuk e harrova dhe pianon-dashurinë time të parë. Pasi përfundova konservatorin në Bratisllavë, vazhdova me kompozim dhe dirigjim në Universitetin për muzikë dhe arte skenike në Vjenë. Aty përfundova dirigjim tek Urosh Llajovic dhe kompozim tek Detlev Mjuler-Simens. Akoma derisa qesh në Bratislavë krijova orkestrën Sinfonietta dell’ Arte. Vjet u mbushën 20 vjet nga themelimi i tij. Në të takohen muzikantë nga shtetet e ndryshme. Detyra ime është të mund të lidh impulset kombëtare, të cilat ata i mbajnë. Shumë e rëndësishme për mua është puna me ansamblin e dhomës “Dianopolis”. Gëzohem po kështu, se çdo një stinë dirigjoj filarmoninë e Sofjes, kurse gjatë stinës së fundit fillova të incizoj me orkestrën simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Më pëlqen të marrë pjesë edhe në orkestra të tjera bullgare - dirigjoj rregullisht orkestrat simfonike në qytetet Vidin, Pleven, Vraca. Jam kompozitor dhe shumë shpesh marrë porosi. Po vazhdoj me kënaqësi të paraqitem edhe si pianist. Kam të paktën nja 10-15 koncerte në vit - si solist dhe si pjesë e formacioneve të dhomës. Mendoj se, kjo është shumë e rëndësishme për çdo një dirigjent - të vazhdojë të ekzekutojë, që të mos e harrojë se çfarë do të thotë të jesh instrumentist. Në vend të parë kam kërkesa ndaj ndaj vetes sime, kurse pas kësaj edhe ndaj të tjerëve. Ka anekdote të shumta për dirigjentët dhe bile nuk mund të zgjedh se cili është më i dashuri. Por çdo një i cili merret me këtë profesion duhet të mund të ruaj në vetvete ndjenjën e fortë të humorit.”

Konstantin Ilivski ka lindur në familje muzikore. Ai e mban emrin e gjyshit të tij të vdekur – pedagog muzikor dhe specialist në degën e teorisë muzikore. I ati është kompozitor, nëna e tij dhe gjysha e tij Anna Ilievska (e cila u nda nga jeta para disa vitesh) janë pedagoge të pianos.

Krenohem shumë për prindërit dhe stërgjyshërit e mi. Kur të jem para pianos, ose po të jap ndonjë koncert si interpretues, gjithmonë mbaj përgjegjësinë se e përfaqësoj tërë familjen Ilievsky. Gjyshi im ka mësuar në Vjenë – orkestrim te Rihard Shtraus, dirigjim te Herman Abendrot... Gjyshit tim Kirill Ilievski nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por ai është ndër kompozitorët më të interpretuar bullgarë. Në krijimtarinë e tij ai ka arritur të zhvillohet shumë. Shumë pak krijues kanë arritur ta bëjnë këtë. Nuk mund të mos them se ata janë shembuj të mëdhenj për mua, edhe si personalitete, edhe si sjellje dhe edukim. Më kujtohet fëmijëria ime, gjithmonë kishte mendime të ndryshme në shtëpi për muzikën e interpretuar nga unë. Mirëpo, me kalimin e kohës kuptova se ky është një faktor inkurajues. Ata kurrë nuk janë përpjekur ta imponojnë mendimin e tyre. Gëzohem shumë pasi kuptoj se prindërit e kanë pëlqyer punën time. Kjo është një njohje e madhe për mua.

Për këtë profesion, përveç të gjitha vetive, ka nevojë të jesh shumë i fortë – thotë Konstantin. Dhe me siguri ai flet duke u mbështetur te përvoja e tij. Aktualisht ai është duke bërë incizime me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare – Koncert për piano Nr 2 i Dmitrij Shostakoviçit, solist Aleksandër Hinçev. Vetëm gjatë dy muajve të fundit ka dirigjuar dhe ka ekzekutuar muzikë në më shumë se 20 koncerte, pas disa ditësh do të ketë akoma shfaqje. Më 4 qershor do të jetë solist i orkestrës së dhomës “Hilaris” në Bratislavë, në një vepër të kompozitorit Vlladisllav Sharishski. Ajo i është kushtuar bashkatdhetarit tonë të talentuar dhe quhet “Nit-Nat-Snok” – si emri Konstantin, por lexuar mbrapsht.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gugov dhe mishërimet e tamburasë së tij në muzikën etno, rok dhe klasike

Tambura nuk është aspak vegla muzikore më popullore e zgjedhur nga instrumentistët për të performuar në skenat botërore. Të luash tambura në mënyrë moderne, me repertor në zhanre dhe stile të ndryshme, nuk është punë për amatorët. Për ta zbutur këtë..

botuar më 24-05-23 6.10.PD

"Në vend të përgjigjes" një nderim për të paharruarin Georgi Minçev

"Bora e kujtimit" është një nga këngët emblematike të muzikantit të ndjerë Georgi Minçevit . Dy miq të tij - Mihaill Bellçev dhe Kirill Kalev - e thurën në këngën e tyre "Në vend të përgjigjes" si nderim për të paharruarin Georgi Minçev, të cilit..

botuar më 24-05-22 8.15.PD

"Samsara" – projekti më i ri i muzikantit Angell Djullgerov

Angell Djullgerov është një kitarist, autor i muzikës, aranzhues dhe producent muzikor. Vitet e fundit ai është një nga figurat më domethënëse në projektet e shumicës së muzikantëve më të suksesshëm bullgarë. Ai gjithashtu merr pjesë në një sërë..

botuar më 24-05-20 8.15.PD