Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një verë në një moçal” një program muzikor i cili tregon në mënyrë fëmijërore për lidhjen tonë me natyrën

БНР Новини
Foto: mlt.bg

Ideja për spektaklin “Një verë në një moçal” është e Margarita Shosellovës, koreografe muzikore e studios për fëmijë dhe adoleshentë për opera dhe balet “Margaritki”, kurse në spektakël merr pjesë dhe opera Shtetërore-Stara Zagora. Veprimtaria zhvillohet gjatë pushimit veror në fshatin Bajkall në afërsi të të cilit gjendet moçali Çoklovoto. 3 fëmijë kthehen aty çdo vit dhe u pëlqen të luajnë rreth moçalit dhe të vërejnë kafshët. Dy prej tyre dinë jashtëzakonisht shumë për natyrën dhe ëndërrojnë të bëhen biologë, kur të rriten. Një ditë në fshat vjen një fëmijë tjetër-një djalë i ledhatuar së tepërmi të një investitori të pasur, i cili do që ta thajë moçalin dhe të ndërtojë hotel në vendin e tij. Ai nuk di asgjë për kafshët dhe vazhdimisht lavdërohet me influencën e babait të vet. Atëherë paraqitet zana e mirë, e cila e shndërron në lakuriq të natës. Djali-lakuriq nate duhet të zgjedh rrugën e vet, por a është e mirë apo e keqe , duhet të kuptojnë spektatorët gjatë muajit qershor në teatrin e Rinisë të kryeqytetit.

Снимка

Libretoja e spektaklit muzikor është e shkruar nga Maja Dëllgëçeva, kurse ideja për heronjtë dhe për dekoret janë propozim të biologëve të rinj nga muzeu Kombëtar të shkencave të natyrës në kryeqytet, të cilët marrin pjesë si konsultat shkencor në shfaqjen skenike. "Në fillim ideja e Margarita Shosellovës qe lidhur më shumë me kafshë si panda, delfinë, fokë” - thotë Violeta Zheljazkova, biolog dhe konsulent nga muzeu. Sipas idesë së saj , kafshët në spektakël janë të ndërruar nga të tjerë, të cilët janë më të afërt dhe të njohur për fëmijët në Bullgari. “Vendosëm ta drejtojmë vëmendjen e njerëzve drejt gjërave , të cilat gjenden dhe rastisin në vendin tonë, me të cilat që të gjithë jemi të lidhur drejtpërsëdrejti  dhe mund tu ndikojmë. Kurse për një prototip të moçalit, ku zhvillohet e gjithë veprimtaria, zgjodhëm moçalin Çoklovoto në rezervatin “Bajkall”, bashkia e qytetit Radomir" - thotë Violeta Zheljazkova dhe vazhdon:

Снимка

Historia është një dramë tipike mbrojtëse të natyrës, e cila zhvillohet gjatë viteve të fundit në shumë territore të mbrojtura. Paraqitet një investues, i cili do që të ndërtojë një hotel të përsosur në vendin, i cili është shtëpia e një sërë llojeve të rralla dhe të mbrojtura biologjike. Shfaqja me qenë se është bërë për fëmijët, duhet të përfundoi në mënyrë të lumtur. Djali i investitorit në fund të fundit, përmes një varg aventurash shndërrohet në lakuriq nate. Pas rasteve të shumta zbavitëse, ai mundet ta bind babanë e tij ta ndërpresë ndërtimin. Mesazhi i këtij spektakli është se duhet të respektojmë natyrën dhe të kërkojmë bukurinë e saj edhe aty ku nuk e presim. Në përfytyrimet e njerëzve , shumë shpesh moçali është vendi , ku ka vetëm zhaba dhe biskonja, ku është mjaft pisë dhe nuk ka asgjë interesante. Por kjo fare nuk është kështu. Zonat e lagështa janë disa nga vendbanimet më të rëndësishme natyrore për shpendët dhe janë me një rëndësi të madhe për ruajtjen e tyre”.

Снимка

Jehona më e fortë nga ekologët e rinj me një dhunti artistike është që fëmijët dhe prindërit e tyre të mos e kalojnë kohën e tyre të lirë në qendrat tregtare, sepse aty nuk rastisin gjëra interesante. “Një dalje mes natyrës është shumë më shëndetësore, edukuese dhe frymëzuese me emocione pozitive për fëmijët” - thotë Violeta Zheljazkova:

Снимка

Kështu duhet të veprohet ndaj mbrojtësve të natyrës-njëkohësisht racionalist , me njohuri të vërteta shkencore, por njëkohësisht duhet të jetë emociononte dhe ndikuese. Çdo një prej nesh duhet të ndiej lidhjen , e cila ekziston midis tij dhe mjedisit rrethues. Ka ardhur koha të kujtohemi më shpesh se duhet të ruajmë natyrën, dhe jo të flasim për gjërat e rëndësishme vetëm në Ditën e Tokës ose në festivalin e Sofjes për shkencën. Mundet që spektakli tonë të tingëlloi në mënyrë naive, siç ndodh në përrallat e fëmijëve, por kur njeriu bën kontakt me malin, liqenin detin, reagimi i9 tij më i natyrshëm është që të jetoi në harmoni me të dhe ta ruaj. Jam e bindur se shumë nga problemet me mbrojtësit e natyrës vijnë nga fakti se njerëzit nuk i japin llogari vetes, se çfarë ka jashtë qytetit. Kur shkuam në premierën e spektaklit “Një verë në një moçal” në qytetin Stara Zagora, unë qesh e përmbushur me një emocion shumë të madh për shkak të faktit të kësaj që po rastis me heroin kryesor në fund. Mendoj se të njëjtin emocion e provuan dhe spektatorët, të cilët qenë në sallë. Më është shumë e vështirë të përcaktoj një moment të vetëm, i cili është i dashur dhe i preferuar në spektakël, por sikurse ky është momenti i ndryshimit në të menduarit të heroit kryesor, i cili vetëm pas 1 nate në moçal fillon ti dojë të gjithë banuesit e tij.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: operasz.bg dhe mlt.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD