Deri më 14 qershor në galerinë e kryeqytetit “Arte” mund të shikohen krijime të 3 nga damat e mëdha në pikturimin bullgar. Bëhet fjalë për Ollga Vëllnarova, Ellza Goeva dhe Maria Stollarova. Ekspozita është pjesa e parë nga vargu, i cili prezanton krijimtarinë e piktoreve të talentuara, të cilat kanë lënë një gjurmë e cila mbahet mend në artin tonë. Krijimet në ekspozitë-peizazhe dhe natyrmort, janë të pikturuar nga mesi i shekullit të 20 deri në ditët tona.
Siç shënon për Radio Bullgarinë kritiku i artit profesor Çavdar Popov, bëhet fjalë për emra të njohur, pavarësisht dhe të ndryshëm për nga temperamenti, për nga stilistika, për nga preferencat e temave. Dhe akoma: “Mbledhje e të tria piktoreve në një vend është deri në një farë shkalle me kusht me qenë se ajo e cila i lidh dhe i bashkon, është përkatësia ndaj një brezi pak a shumë të njëjtë. Që të tria i janë të përkushtuara krejtësisht dhe vetëm pikturimit. Dhe kuptohet, nivelit të lartë artistik. Që aty e tutje fillojnë dallimet.”
“Ollga Vëllnarova është e prezantuar me një koleksion shumë kërkimtar prej disa krijimeve-piktura nga vitet e saj të fundit, me shpikje shumë të ndërlikuara poetike, të cilat janë pothuajse në kufi të figuratives dhe të abstraktes, me të njëjtat intonacione, të cilët shkojnë përtej dukshmërisë, përtej figuracionit, me opuse shumë të ndërlikuara të pikturimit. Krijime të jashtëzakonshme.”
“Ellza Goeva, e cila është pjesëmarrësja e vetme e gjallë nga të tria, në fakt tregon krijimet e veta të fundit. Ajo është një piktore mjaft e rafinuar, e cila në kalimet e toneve kërkon një shprehmëni në një fature të prekshme, por shumë fine si stilistika, me përbërje të kushtëzuara.”
“Dhe kuptohet, Maria Stollarova është e prezantuar me natyrmortet e veta të njohura. Ato marrin frymëzim nga allafrangat rilindëse. Punimet janë të ndërtuara në mënyrë simetrike, të ndërtuar sipas një estetike mjaft minimilistike, bashkë me këtë me një cilësi mjaft të lartë.”
Sipas profesorit Çavdar Popov ekspozita është një kënaqësi e vërtetë për të gjithë, të cilët vlerësojnë më të vlefshmen në pikturim. Kurse sikurse në kohën tonë, të përmbushur me sfida të shumta, me një informacion të madh vizuar, të cilin vështirë mund ta bluajmë, hutohemi.
Prapë së prapi ekspozita të ngjashme për mua janë personalisht si një oazë shpirtëror dhe plastik, një oksigjen i pastër. Një ndalesë ku njeriu mundet me të vërtetë të bëj pushim dhe të përqendrohet në vetvete dhe mbi pikturat, të marrë një kënaqësi të vërtetë nga komunikimi me një pikturim të shkëlqyer. Derisa tre damat e talentuara përfshihen në kërkimet artistike të kohës së vet, por dhe të kohës tonë?
“Unë mendoj se arti autentik është gjithmonë aktual. Pavarësisht nga veçoritë individuale të çdo njërës prej këtyre piktoreve, unë jam i sigurt, se ato janë aktuale dhe dje dhe sot. Jam i sigurt, se do të jenë po kaq aktuale dhe nesër.”
Dhe akoma sipas profesorit Popov kjo ekspozitë është një shkak i mirë për të gjithë, të cilët duan përsëri të kthehen drejt vlerave autentike të pikturimit të pastër. Sepse kjo rastis shumë rrallë kohët e fundit. “Përpara ca kohe kishte një ekspozitë të shkëlqyer të Vera Nedkovës në Galerinë Kombëtare, po kështu një piktore e shkëlqyer. Ekspozita të tilla janë të rëndësishme dhe kanë vendin e vet në jetën artistike, sepse na kujtojnë , pavarësisht nga të gjitha se talenti i vërtetë ekziston. Pavarësisht dhe rrallë , ne mundimta shikojmë, të afrohemi me të. Dhe kjo gjithmonë sjellë emocione pozitive”– përgjithëson Çavdar Popov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë të ofruara nga galeria “Arte”
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..