Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre zonja me karakter të pikturës bullgare të prezantuara në galerinë “Arte”

БНР Новини

Deri më 14 qershor në galerinë e kryeqytetit “Arte” mund të shikohen krijime të 3 nga damat e mëdha në pikturimin bullgar. Bëhet fjalë për Ollga Vëllnarova, Ellza Goeva dhe Maria Stollarova. Ekspozita është pjesa e parë nga vargu, i cili prezanton krijimtarinë e piktoreve të talentuara, të cilat kanë lënë një gjurmë e cila mbahet mend në artin tonë. Krijimet në ekspozitë-peizazhe dhe natyrmort, janë të pikturuar nga mesi i shekullit të 20 deri në ditët tona.

Siç shënon për Radio Bullgarinë kritiku i artit profesor Çavdar Popov, bëhet fjalë për emra të njohur, pavarësisht dhe të ndryshëm për nga temperamenti, për nga stilistika, për nga preferencat e temave. Dhe akoma: “Mbledhje e të tria piktoreve në një vend është deri në një farë shkalle me kusht me qenë se ajo e cila i lidh dhe i bashkon, është përkatësia ndaj një brezi pak a shumë të njëjtë. Që të tria i janë të përkushtuara krejtësisht dhe vetëm pikturimit. Dhe kuptohet, nivelit të lartë artistik. Që aty e tutje fillojnë dallimet.”

Снимка

Ollga Vëllnarova është e prezantuar me një koleksion shumë kërkimtar prej disa krijimeve-piktura nga vitet e saj të fundit, me shpikje shumë të ndërlikuara poetike, të cilat janë pothuajse në kufi të figuratives dhe të abstraktes, me të njëjtat intonacione, të cilët shkojnë përtej dukshmërisë, përtej figuracionit, me opuse shumë të ndërlikuara të pikturimit. Krijime të jashtëzakonshme.

Снимка

Ellza Goeva, e cila është pjesëmarrësja e vetme  e gjallë nga të tria, në fakt tregon krijimet e veta të fundit. Ajo është një piktore mjaft e rafinuar, e cila në kalimet e toneve kërkon një shprehmëni në një fature të prekshme, por shumë fine si stilistika, me përbërje të kushtëzuara.

Снимка

Dhe kuptohet, Maria Stollarova është e prezantuar me natyrmortet e veta të njohura. Ato marrin frymëzim nga allafrangat rilindëse. Punimet janë të ndërtuara në mënyrë simetrike, të ndërtuar sipas një estetike mjaft minimilistike, bashkë me këtë me një cilësi mjaft të lartë.

Sipas profesorit Çavdar Popov ekspozita është një kënaqësi e vërtetë për të gjithë, të cilët vlerësojnë më të vlefshmen në pikturim. Kurse sikurse në kohën tonë, të përmbushur me sfida të shumta, me një informacion të madh vizuar, të cilin vështirë mund ta bluajmë, hutohemi.

Prapë së prapi ekspozita të ngjashme për mua janë personalisht si një oazë shpirtëror dhe plastik, një oksigjen i pastër. Një ndalesë ku njeriu mundet me të vërtetë të bëj pushim dhe të përqendrohet në vetvete dhe mbi pikturat, të marrë një kënaqësi të vërtetë nga komunikimi me një pikturim të shkëlqyer. Derisa tre damat e talentuara përfshihen në kërkimet artistike  të kohës së vet, por dhe të kohës tonë?

Unë mendoj se arti autentik është gjithmonë aktual. Pavarësisht nga veçoritë individuale të çdo njërës prej këtyre piktoreve, unë jam i sigurt, se ato janë aktuale dhe dje dhe sot. Jam i sigurt, se do të jenë po kaq aktuale dhe nesër.

Dhe akoma sipas profesorit Popov kjo ekspozitë është një shkak i mirë për të gjithë, të cilët duan përsëri të kthehen drejt vlerave autentike të pikturimit të pastër. Sepse kjo rastis shumë rrallë kohët e fundit. “Përpara ca kohe kishte një ekspozitë të shkëlqyer të Vera Nedkovës në Galerinë Kombëtare, po kështu një piktore e shkëlqyer. Ekspozita të tilla janë të rëndësishme dhe kanë vendin e vet në jetën artistike, sepse na kujtojnë , pavarësisht  nga të gjitha se talenti i vërtetë ekziston. Pavarësisht dhe rrallë , ne mundimta shikojmë, të afrohemi me të. Dhe kjo gjithmonë sjellë emocione pozitive”– përgjithëson Çavdar Popov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografitë janë të ofruara nga galeria “Arte”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti Comenius i Bratislavës

Po bëhet gati një shekull nga fillimi i studimeve të gjuhës bullgare në Sllovaki

Interesi për studimin akademik të gjuhës bullgare në Sllovaki daton gati një shekull më parë. Në vitin 1919 u themelua Universiteti Comenius në Bratislavë. Dy vite më vonë u krijua Fakulteti Filozofik ku studiohen të gjitha degët humanitare. Aty, gjatë..

botuar më 24-05-18 9.00.PD

Një kuintet ndërkombëtar me Vasko Vasilev do të luajë në Kullën Eifel

Violinisti bullgar me famë botërore Vasko Vasilev dhe solistët nga Orkestra e Operës Mbretërore “Kovent Garden” do të mbajnë një koncert klasik akustik më 26 maj në sallën “Gustav Eiffel” të Kullës Eifel. Muzikantë nga 5 kombësi do të jenë së bashku në..

botuar më 24-05-17 3.12.MD
Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD