Mbrëmjen e parë është koncerti i këngëtares bullgare xhaz Hillda Kazasjan, bateristit Hristo Jocov dhe Big Bendës të qytetit Ruse me dirigjent Dimço Rubçev. Koncerti do të jetë program i kushtuar këngëtares Ella Ficxheralld. Pjesa dërmuese e aranzhimeve janë të krijuara nga Hristo Jocovi posaçërisht për këngëtaren Hillda Kazasjan. Ato prezantojnë standarde të njohura xhaz në mënyrë krejt të ndryshme.
Një respekt ndaj këngëtarëve legjendarë Telloniës Monk dhe Dizi Gellespi është projekti “Midis floririt mbi gishtërinjtë dhe floririt në gishtat: Monk & Dizzy tribute band” më 9 qershor. Në të do të marrin pjesë emra emblematik të skenës bullgare xhaz. Ndër ta janë Shibill Bernev – piano dhe kitarë, Petër Momçev – saksofon, Vencisllav Bllagoev – trumbetë. Në afishen e koncertit janë edhe Zara Dixieland All Stars me profesorin Vlladimir Radullov – piano dhe vokal. Publiku do të dëgjojë edhe Big Bendën Ushtarake Stara Zagora me dirigjent kapiten Cvetomir Vasilev. Solistë do të jenë Kreg Bejli - SHBA-ja - saksofon, Milica Gladnishka, Marina Gospodinova etj. Mbrëmjen e fundit në skenë do të dalin Big Benda e Radio Televizionit Serb dhe Big Benda Festivale Ol Stars. Ekzekutuesit në Bendën Festivale u zgjodhën nga Antoni Donçev, i cili është edhe dirigjent i formacionit. Në të ka muzikantë nga Spanja, Franca, Anglia dhe SHBA-ja. Solist do të jetë trombonisti amerikan Konrad Hëruig. Në përbërjen e tij është edhe saksofonisti nga Britania e Madhe Andi Skofijlld.
Para hapjes më 8 qershor parashikohet një parakalim të orkestrës diksilend. Kështu publiku dhe miqtë do të shkojnë deri te skena e hapur e Forumit Antik “Avgusta Trajana”, ku sipas traditës mbahen koncertet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..