Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sorina Bogomillova: Kënga popullore është jeta ime – dje, sot dhe nesër

Foto: arkiv personal

Ata, të cilët e njohin folklorin specifik të krahinës Graovo do të vlerësojnë stilin origjinal të interpretimit të këngëtares Sorina Bogomillova. Ndërsa admiruesit e muzikës do të mbeten të pushtuar nga zëri i saj i mrekullueshëm. Që nga fëmijëria ajo mësonte këngët e krahinës Graovo nga e ëma dhe nga gjyshja. Interesante për repertorin e saj solo është se në të hyjnë vetëm këngë nga fshati i lindjes Divotino, i cili i përket krahinës folklorike Graovo – një nën krahinë folklorike të rajonit quajtur Shoplluk.

Këngëtarja ka një popullaritet të gjerë në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Rruga e saj krijuese nis nga familja, shkolla, skenat e vatrave të kulturës, festat fshatare, që të arrijë sallat botërore si soliste e Ansamblit Folklorik “Filip Kutev”. Kështu pas vitit 1985 ajo përfitoi nga mundësia të zbulojë specifikën e këngëve të krahinave të tjera folklorike. Shpesh është pjesë e formacioneve të ndryshme të dhomës, njëra prej të cilave është “Veçernica”. Mirëpo, incizimet e saj janë kryesisht të këngëve të krahinës së lindjes. Ëndrra e saj është të zbulojë dhe të incizojë këngët e gjyshes Spasija, e cila i gëzon popullaritetit jo vetëm në fshatin Divotino. Sorina Bogomillova interpreton këngë të përpunuara nga Kosta Kolevi, Rosen Genkovi, Bojan Nankovi, Hristofor Radanovi. Ajo është e prirë të pranojë provat e muzikantëve të modernizojnë traditat folklorike, mjafton që kjo të bëhet me profesionalizëm. Ajo ka interpretime të përbashkëta me këngëtarë pop, të cilët kërkuan efektin e artit të këndimit të krahinës folklorike Graovo.

Sivjet Sorina Bogomillova shënon jubileun 50 vjeçar. Për këngën popullore rrëfen:

Për mua kënga popullore është gjithçka pas familjes. Kënga popullore është jeta ime. Interpretoj vetëm  këngë autentike. Dashurinë ndaj folklorit  e trashëgova nga prindërit. Im at ishte muzikant, xhaxhallarët i kam valltarë dhe koreografë. Kështu që nga mosha 6 vjeçare vallëzoj dhe këndoj. Këndova në korin shkollor, pas kësaj, deri në klasën e 7-të, i bija trumbetës në orkestrën shkollore. Si këngëtare më zbuloi mësuesja e muzikës – zonja Bllagoeva. Ajo më prezantoi në Shtëpinë e Minatorëve në qytetin Pernik. Aty dirigjent ishte Bojan Nankov, i cili punonte me bashkëshorten e tij – këngëtaren e njohur Radka Aleksova. Prej saj dhe prej këngëtares Pavlina Gorçeva e mësova këndimin tipik të krahinës Graovo. Bojan Nakovi më ndihmonte për vokalet. Pas kësaj këngëtarja popullore Guna Ivanova më këshilloi për Ansamblin “Filip Kutev”. Dëshiroj t’u falënderoj dirigjentëve, me të cilët kamë punuar – Marija Leshkova, Stefan Dragostinov, Georgi Genov. Ata më kanë besuar të interpretoj solo këngët më të njohura si “U shtri Tudora”, Më thuaj Angjo”, “Hajde, dielli po agon”. Këndoj solo edhe në këngën e fundit të Georgi Genovit – “Meto gënjen”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD