Përpara ditëve në Britaninë e Madhe doli album me krijime për piano dhe orkestër nga kompozitori bullgar Dimitër Nenov, të incizuar nga Ivo Vërbanov dhe Royal Scottish National Orchestra, me dirigjent Emill Tabakov. Pason edhe premiera bullgare – prezantimi i diskut në kuadrin e “Javëve muzikore të Sofjes”.
Një njeri shumë i talentuar dhe i arsimuar, Nenovi ka studiuar arkitekturë në qytetin Drezden gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar. Paralelisht mëson dhe muzikë, kurse arsimin e vet të lartë si pianist do ta përfundojë më vonë në Bolonjë. Krijimtaria e tij nuk është e madhe si vëllim, por është me rendësi për zhvillimin e shkollës kombëtare të kompozimit. Akoma si student në Drezden, Dimitër Nenovi e mban veten si pianist në kinema, akompanjist e kështu me radhë. Pasi punon disa vjet si arkitekt në atdheun e vet, ai vendos që t’i përkushtohet krejtësisht muzikës. Ka zhvilluar qindra koncerte në Gjermani, Austri, Itali, Çeki, Poloni, Hungari e të tjera. Mes krijimeve të tij më të mira është dhe Koncerti për piano.
Ivo Vërbanov tregon për incizimet të cilat ju prezantojmë:
“Procesi i punës qe në një nivel të lartë profesional – si nga ana e orkestrës e të dirigjentit, ashtu edhe nga ana e regjisori të zërit, si dhe të producentit Martin Georgiev (dirigjent dhe kompozitor, Martini prej viteve jeton në Angli, punon në Kovën Gardën). Dolën disa kritika të para për diskun, të cilat janë pozitive. Me qenë se nuk ka se me çfarë të krahasojnë vet incizimin, pjesa më e madhe e recensioneve kthehen në një prezantim të Dimitër Nenovit – kush është, nga është, çfarë kompozicionesh ka lënë. Për mua kjo është një hap i parë i drejtë në drejtimin e popullarizimit të krijimtarisë së tij. Interpretimi i krijimeve pothuajse nuk komentohet në artikujt. Sapo doli një artikull nga BBS Music Magazine. Albumi është i vlerësuar me 5 nga 5 yje si incizim dhe cilësi të produktit dhe 4 nga 5 yje për interpretim. Mendoj se bile të katër yjet janë një rezultat shumë i mirë.”
Që të mund të realizohen incizimet, Ivo Vërbanov i ka shtypur partiturat dhe shtemët orkestrale, ka kryer një përgatitje jo të lehtë paraprake. Të gjitha këto ai i kryen njëkohësisht me akoma dy nisma të tij të tjera.
“Kam hobi, e cila u kthye në një jetë të dytë për mua – tregon akoma pianisti. – Kam vreshta në Bullgari dhe prodhoj verë. Kjo është diçka fare e ndryshme, por në të njëjtën kohë – afër muzikës. Fakti, se është diçka e ndryshme më ndihmon shumë. Siç ka thënë Shostakoviçi, çdo një i cili bën diçka serioze si profesion, duhet të ketë dhe një hobi serioze. Përveç kësaj me bashkëshorten time kemi dhe një kompani muzikore. Kemi realizuar mjaft incizime, planifikojmë disa gjëra të mund të botohen. E shpërndajmë produktin në rreth 20 vende. Kam një projekt me vepra të Ljubomir Pipkovit – krijime të dhomës për piano, violinë dhe violonçel, të cilat i ekzekutoi me dy kolegë të mi polakë. Do të incizojmë mot për shtëpinë më prestigjioze incizuese polake. Do të doja të regjistroj dhe disa nga këngët e Dimitër Nenovit për zë dhe piano, disa krijime të tij për piano... Mbi këtë po punoj tani.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..