Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivo Vërbanovi për albumin me vepra të Dimitër Nenovit: Morëm vlerësime pozitive në Britaninë e Madhe

Foto: ivo-varbanov.com

Përpara ditëve në Britaninë e Madhe doli album me krijime për piano dhe orkestër nga kompozitori bullgar Dimitër Nenov, të incizuar nga Ivo Vërbanov dhe Royal Scottish National Orchestra, me dirigjent Emill Tabakov. Pason edhe premiera bullgare – prezantimi i diskut në kuadrin e “Javëve muzikore të Sofjes”.

Ivo Vërbanovi është një pianist bullgar, i cili prej vitesh e ka lidhur emrin e vet me kulturën muzikore të Britanisë së Madhe. Krijimet të cilat i ka zgjedhur në këtë album janë Koncert për piano dhe orkestër dhe Baladë numër 2 në piano. Për Radio Bullgarinë interpretuesi tha se, më shumë se 10 vjet ëndërron t’i bëjë këto incizime, por rrethana të ndryshme e kanë penguar. Pas një sëmundjeje serioze Ivoja u kthye në skenën muzikore gjatë vitit 2013 dhe që atëherë po e përgatit këtë projekt. Incizimet janë realizuar gjatë muajit janar 2016. Pasojnë mosmarrëveshje me shtëpinë muzikore, e cila ka marrë përsipër angazhimin për botimin e tyre. Në fund të fundit, kompania e autoritetshme muzikore Hyperion Records merret me këtë. Patjetër duhet të rikujtojmë dhe një fakt shumë të këndshëm – muzika e Dimitër Nenovit, e vlerësuar dhe e dashur nga specialistët është pothuajse e panjohur mes auditorit më të gjerë tek ne. Shkaku bazë për këtë është ndalimi i plotë për interpretimin e krijimeve të Nenovit për një periudhë të gjatë në kohën e regjimit socialist tek ne.

Një njeri shumë i talentuar dhe i arsimuar, Nenovi ka studiuar arkitekturë në qytetin Drezden gjatë viteve 20 të shekullit të kaluar. Paralelisht mëson dhe muzikë, kurse arsimin e vet të lartë si pianist do ta përfundojë më vonë në Bolonjë. Krijimtaria e tij nuk është e madhe si vëllim, por është me rendësi për zhvillimin e shkollës kombëtare të kompozimit. Akoma si student në Drezden, Dimitër Nenovi e mban veten si pianist në kinema, akompanjist e kështu me radhë. Pasi punon disa vjet si arkitekt në atdheun e vet, ai vendos që t’i përkushtohet krejtësisht muzikës. Ka zhvilluar qindra koncerte në Gjermani, Austri, Itali, Çeki, Poloni, Hungari e të tjera. Mes krijimeve të tij më të mira është dhe Koncerti për piano.

Ivo Vërbanov tregon për incizimet të cilat ju prezantojmë:

Procesi i punës qe në një nivel të lartë profesional – si nga ana e orkestrës e të dirigjentit, ashtu edhe nga ana e regjisori të zërit, si dhe të producentit Martin Georgiev (dirigjent dhe kompozitor, Martini prej viteve jeton në Angli, punon në Kovën Gardën). Dolën disa kritika të para për diskun, të cilat janë pozitive. Me qenë se nuk ka se me çfarë të krahasojnë vet incizimin, pjesa më e madhe e recensioneve kthehen në një prezantim të Dimitër Nenovit – kush është, nga është, çfarë kompozicionesh ka lënë. Për mua kjo është një hap i parë i drejtë në drejtimin e popullarizimit të krijimtarisë së tij. Interpretimi i krijimeve pothuajse nuk komentohet në artikujt. Sapo doli një artikull nga BBS Music Magazine. Albumi është i vlerësuar me 5 nga 5 yje si incizim dhe cilësi të produktit dhe 4 nga 5 yje për interpretim. Mendoj se bile të katër yjet janë një rezultat shumë i mirë.

Që të mund të realizohen incizimet, Ivo Vërbanov i ka shtypur partiturat dhe shtemët orkestrale, ka kryer një përgatitje jo të lehtë paraprake. Të gjitha këto ai i kryen njëkohësisht me akoma dy nisma të tij të tjera.

Kam hobi, e cila u kthye në një jetë të dytë për mua – tregon akoma pianisti. – Kam vreshta në Bullgari dhe prodhoj verë. Kjo është diçka fare e ndryshme, por në të njëjtën kohë – afër muzikës. Fakti, se është diçka e ndryshme më ndihmon shumë. Siç ka thënë Shostakoviçi, çdo një i cili bën diçka serioze si profesion, duhet të ketë dhe një hobi serioze. Përveç kësaj me bashkëshorten time kemi dhe një kompani muzikore. Kemi realizuar mjaft incizime, planifikojmë disa gjëra të mund të botohen. E shpërndajmë produktin në rreth 20 vende. Kam një projekt me vepra të Ljubomir Pipkovit – krijime të dhomës për piano, violinë dhe violonçel, të cilat i ekzekutoi me dy kolegë të mi polakë. Do të incizojmë mot për shtëpinë më prestigjioze incizuese polake. Do të doja të regjistroj dhe disa nga këngët e Dimitër Nenovit për zë dhe piano, disa krijime të tij për piano... Mbi këtë po punoj tani.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD