Sivjet kompozitori Gheorghi Arnaudov mbush 60 vjet dhe me këtë rast organizohen disa aktivitete. “Viva Piano” – konkursi për pianistë, të cilët nuk janë profesionistë, që u zhvillua në Sofje gjatë prillit, iu kushtua Gheorghi Arnaudovit. Gjatë tetorit Festivali Ndërkombëtar për Muzikë Moderne për Piano ppIANISSIMO do të paraqesë premierën botërore të “Concerto ppianissimo” për dy piano dhe orkestër. Kurse në kuadrin e “Javëve Muzikore të Sofjes” u dëgjuan dhe do të dëgjohen akoma disa vepra të tij. Më 21 qershor në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare do të paraqitet edhe një album me vepra të kompozitorit. Ja akoma hollësi, na tregoi Georgi Arnaudov:
Pavarësisht se çfarë po flasim, nuk janë shumë kompozitorët, të cilët kanë shansin të dëgjojnë kaq shpesh programe koncerti, ku janë përfshirë vepra të tij. Kurse premierat botërore të veprave të Gheorghi Arnaudovit që nga fillimi i këtij viti u zhvilluan në Kinë, Gjermani dhe vende të tjera.
“Sikurse i harruam marrëdhëniet normale në funksionimin e një krijuesi muzikor. Është krejt normale kur një kompozitor krijon muzikë dhe ajo ekzekutohet. Ai duhet të punojë aktivisht në këtë drejtim. Dhe unë nuk mendoj se kjo është diçka e jashtëzakonshme. Desha që te ne të ketë rregulla. Shfaqja jonë në skenë nuk është diçka e jashtëzakonshme – kjo është veprimtaria jonë e rregullt, e përditshme. Edhe në Bullgari, edhe në botë ka mundësi që njeriu ta praktikojë profesionin e kompozitorit dhe kjo të mos trajtohet si diçka e jashtëzakonshme. Unë e mbaj mend kohën, kur kishte një bisedë shumë kureshtare në Lidhjen e Kompozitorëve mes prof. Dimitër Hristovit dhe një grupi kompozitorësh të rinj, të cilët ishin takuar me ndonjë rast. Ai na tha se duhet të mësojmë dy gjëra. Së pari se nuk jemi të jashtëzakonshëm dhe se kjo që bëjmë mund të bëhet edhe nga njerëz të tjerë. Dhe së dyti – muzika do të vazhdojë të ekzistojë edhe pa ne. Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të jemi të qartë se çdonjëri mund ta bëjë atë që ne bëjmë. Kjo është një pozitë shumë e rëndësishme në art –të mos shohim ëndrra me sy hapur. Kërkohen shumë forca dhe inteligjencë nga krijuesi që të tërhiqet me dinjitet në momentin më të përshtatshëm. Duhet t’i jemi mirënjohës fatit, kur na befason pakëndshëm, të jemi optimistë më të mëdhenj”, thotë Gheorghi Arnaudov, duke u mbështetur tek “optimizmi i tij konstruktiv”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..