Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja u bëri apel vendeve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore t’u japin fund kontradiktave historike

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fund të javës së kaluar në Dubrovnik të Kroacisë u zhvillua Samiti i  Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Formuar para 21 vitesh me pjesëmarrjen e gjerë të Bullgarisë, procesi edhe më sot është një format aktual për bashkëpunim rajonal midis shteteve me një popullsi të përgjithshme përafërsisht 150 milion veta. Momenti i Samitit karakterizohet me disa veçori të rëndësishme, ndaj të cilave Bullgaria është e angazhuar jo vetëm si pjesë e regjionit, por edhe si anëtare e BE-së dhe NATO-së. Pikërisht ky fakt ndikoi mbi pjesëmarrjen e delegacionit bullgar në forumin në Dubrovnik.

Tani Ballkani Perëndimor ka shansin historik të rehabilitohet në skenën ndërkombëtare. Pas lodhjes së vazhdueshme nga proceset e zgjerimit, në BE-në prapë filloi të flitet për integrimin e Ballkan Perëndimor. Mirëpo, si kusht për integrimin, BE-ja shtron kufizimin e retorikës nacionaliste, të shpërdorimeve antidemokratike dhe të korrupsionit. Pikërisht në këtë kontekst duhet të kuptojmë edhe deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov, se për të shpejtuar perspektivën euroatlantike të vendeve të Ballkan Perëndimor – Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, elitat e tyre politike duhet të përballojnë kontradiktat e trashëguara nga e kaluara. Sipas zotit Borisov kjo supozon shfaqjen e më shumë solidaritetit dhe mirëkuptimit  midis shteteve ballkanike, ndërprerjen e deklaratave për konflikte, luftëra, pastrime etnike dhe shtim të përpjekjeve për një partneritet më të mirë biznes.

Kroacia mori kryesinë e rotacionit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore më 1 korrik të vitit 2016 nga Bullgaria për një periudhë njëvjeçare. Kryetarja e mëpasshme e procesit ishte Sllovenia. Pasi  theksoi se ka diskutime se kush të marrë kryesinë e procesit pas Sllovenisë dhe Bonjës e Hercegovinës, kryeministri Borisov drejtoi pyetjen se si rajoni mund të flasë për hyrje në NATO-në dhe BE-në, “në se nuk mund të caktojë se kush të kryesojë procesin”. Lidhur me ato diskutime zoti Borisov theksoi para presidentit serb Aleksandër Vuçiç, se kryesia duhet të merret nga Kosova.

Në Dubrovnik ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva e vuri theksin mbi faktin, se në kushtet e sotme përpjekjet në Procesin për Bashkëpunim në Evropën Juglindore duhet të orientohen te domosdoshmëria e aktivizimit të bashkëpunimit në tri drejtimet kryesore – transport, energjetikë, politikat sociale. Delegacioni bullgari kushtoi vëmendje faktit, se përderisa Bullgaria zhvillon infrastrukturën me Turqisë, Serbinë dhe Greqinë, në pjesën perëndimore të gadishullit kjo nuk është prioritet. Sipas palës bullgare zhvillimi i infrastrukturës transportuese do të shtojë aftësinë konkurruese, do të kontribuojë për realizimin e projekteve energjetike dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të tërë regjionit. Koordinimi i politikave sociale gjithashtu do të ndihmojë tërheqjen e investimeve të huaja në rajon.

Takimet e zhvilluara në kuadrin e Samitit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore janë një arsye për bisedime dypalëshe midis udhëheqësve të shteteve të rajonit. Në Dubrovnik ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva bisedoi me homologët e saj nga Kosova – Enver Hoxhaj, Kroacisë – Marija Buriç, Serbisë – Ivica Daçiç, Maqedonisë – Nikolla Dimitrov.

Detyra tjetër me rëndësi për Bullgarinë në kuadrin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore është organizimi i takimit të ekspertëve të ministrive sociale gjatë nëntorit të këtij viti në Sofje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD