Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemi i romëve në Bullgari bëhet gjithnjë e më i ashpër

БНР Новини
Foto: BTA / BGNES

Tashmë më shumë se një javë vëmendja e shoqërisë në Bullgari është angazhuar me tensione të ashpra, të krijuara në Asenovgrad pasi disa fëmijë ishin rrahur nga një grup romësh. Në shikim të parë një incident i vogël çoi në protesta të mëdha nga ana e popullsisë bullgare. Qytetarët e Asenovgradit përgatitën një listë me nënshkrime, drejtuar Parlamentit, me kërkesë për dënime efektive kundër dhunuesve dhe për zgjidhjen e problemit lidhur me ndërtesat e paligjshme në mëhallën e romëve dhe me romët, që mbërrijnë atje pa kontroll nga vende të tjera. Me protestën u solidarizuan aktivisht njerëz nga mbarë vendi. Nuk u vonuan edhe reaksionet politike.

Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov, i cili është përfaqësues i koalicionit kombëtar “Patriotët e Bashkuar” deklaroi publikisht se nuk ka aspak përparim në shtet në integrimin e romëve dhe problemi me ta nuk do të përballohet, derisa të mos zgjidhet çështja e izolimit të etnisë së ciganëve në geto. Deputeti nga opozita e majtë paralajmëroi në mënyrë dramatike se romët në vend janë një detonator, i cili mund ta hedhë në ajër tërë Bullgarinë. Edhe sipas së majtës getoja e romëve është një vend krimesh, që kërcënon edhe sigurinë kombëtare të Bullgarisë. Në partinë “Ataka”, e cila është pjesë e koalicionit “Patriotët e Bashkuar”, janë të mendimit se bëhet fjalë për hasjen e dy modeleve kulturore. Faktikisht modeli i tyre është shumë specifik, sepse në dallim të bullgarëve, turqve dhe armenëve, të cilët janë një popullsi stacionare, ciganët janë nomadë socialë, kurse “nomadi është ai, i cili nuk kujdeset për botën, që e rrethon, por vetëm i përdor pasuritë e saj”. Sipas partisë “Ataka” duhet të ketë sanksione kundër romëve, madje represione. Dramatizmi i debatit në shoqëri dhe ndër politikanët mund të jetë i tepruar, por tregon se pa dyshim problemi i romëve në Bullgari bëhet gjithnjë e më i ashpër. Kjo që ndodh sot në qytetin Asenovgrad nuk është një kazus i izoluar, por kronik, i cili që prej vitesh përsëritet në rajone të ndryshme të vendit me pothuaj të gjitha karakteristikat. Bullgaria disponon një strategji kombëtare për integrimin e romëve, por jo edhe politika efektive për realizimin e saj. Madje partia në pushtet GERB na informon se për integrimin e romëve financohen me mjete kombëtare dhe ndërkombëtare shumë projekte, por harxhimi i milionëve krijon baronë ciganë, por jo edhe pakicë rome të integruar në shoqëri. Nuk ka kundërshtime mes pushtetarëve dhe opozitës se zgjidhja e problemit kalon edhe përmes barazisë së të gjitha komuniteteve para ligjit dhe nuk duhet të justifikohen ndërtimet e paligjshme të shtëpive, vjedhjet, shitja e votave gjatë zgjedhjeve. Mirëpo, ka kundërshtime nëse të gjitha partitë janë me të vërtetë të këtij mendimi, sepse sipas deputetit nga partia në pushtet GERB Manoill Manev,  “një pjese e partive politike në Bullgari kanë nevojë pikërisht për një komunitet të tillë, të paintegruar, analfabet, të papunë dhe të varfër, i cili nuk i respekton ligjet e këtij shteti.

Pas debateve të nxehta, që vazhduan tri orë, dje Parlamenti miratoi një raport për zbatimin e strategjisë kombëtare për integrimin e romëve gjatë vitit 2016. Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov deklaroi në përfundim se këtej e tutje ndihmat sociale duhet të jepen vetëm kundrejt arsimit dhe punësisë. Sipas fjalëve të Kryeministrit, të gjithë janë të bindur se integrimi i romëve është një politikë afatgjatë dhe këtu përfshihen gjithashtu politikat për luftimin e varfërisë dhe për integrimin social. Mungesa e efektivitetit të këtyre politikave vërtetohet nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave, të përhapura para një muaji. Përqindja e të varfërve në bashkësinë etnike rome gjatë vitit 2016 ka qenë 77.1 për qind, kurse ndër përfaqësuesit e grupit etnik bullgar – 15.7 për qind. Ndër të varfrit në grupin etnik bullgar mbizotërojnë pensionistët (42.6 për qind), kurse në grupin rom – të papunët (39.1 për qind). Në etninë rome 78.5 për qind e të varfërve janë me arsim fillestar, ose nuk kanë arsim. Nuk ka rom të varfër me arsim të lartë. Problemi i romëve në Bullgari jo vetëm mbetet, por madje po thellohet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD

Bullgaria veriore është më e kërcënuar nga përmbytjet

Pjesa e vendit tonë më e kërcënuar nga përmbytjet është Bullgaria Veriore. Këtë e tregojnë të dhënat në të dy skenarët për një rritje të temperaturave mesatare - me 3,9 dhe me 2,5 gradë deri në vitin 2100, sipas parashikimeve të Panelit Ndërqeveritar..

botuar më 24-09-08 10.15.PD

Haskovo tërheq adhuruesit e betejave airsoft dhe përjetimeve emocionuese me rastin e festës së qytetit

Një numër rekord - 600 "luftëtarë" janë të dislokuar në bazën ajrore Uzunxhovo, dhe rasti nuk është një konflikt ushtarak, por festimi i Ditës së qytetit Haskovo. Atraksioni më i madh me rastin e 8 shtatorit është loja e organizuar ushtarake simuluese..

botuar më 24-09-07 7.30.PD