Grigor Dimitrov u klasifikua për raundin e tretë të Kampionatit të Hapur të Tenisit të Britanisë së Madhe. Tenisti më i mirë bullgar, i cili është nën numrin 13 në skemë, mundi me 6:3, 6:2, 6:1 tenistin e Qipros Markos Badatis për 105 minuta. Me këtë sukses në raundin e dytë Grigor Dimitrov grumbulloi 90 pika për ranglistën botërore. Në raundin e tretë bullgari do të ndeshet me fituesin e dyluftimit midis tenistëve Xhon Isnër nga SHBA-ja dhe Dudi Sella nga Izraeli.
Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e turneut në Baku në Kupën e Botës në Shah për femra, në vitin 2025 do të garojë Nadja Tonçeva. Në vitin..
Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..
Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..