Ky është albumi ynë i parë. Quhet YesToday. Titulli është një kombinim midis fjalëve angleze yesterday (dje) dhe today (sot). Ideja është se me artin tonë ne i them “po” (yes) urrës ndërmjet traditave muzikore në të kaluarën dhe sot. Ne i duam shumë stilet e ndryshme të muzikës. Unë personalisht jam adhurues i xhazit. Punoj me muzikantë, të cilët e krijojnë këtë muzikë, vazhdimisht. Tani kam një pikëpamje shumë të ndryshuar ndaj muzikës. Simbioza mes xhazit dhe folklorit në një çast u bë e paevitueshme. Pothuaj si shaka erdhi kënga jonë e parë. E ngarkuam në facebook dhe ajo u bë shumë e njohur brenda ca ditësh.
Akoma kur erdha në Sofje për herë të parë mora pjesë në një seminar të organizuar nga Mihaill Josifof dhe Vili Stojanov – vazhdoi Zhivko. Atjeu njoha me shumë muzikantë dhe më vonë fillova të punoja me një nga pjesëmarrësit në këtë seminar dhe me muzikantë të tjerë të muzikës xhaz. Vitet e fundit bëra muzikë me Juan Garcia-Herreros– një basist i mrekullueshëm, i nominuar për Grami. Bile marr pjesë në një album të tij dhe ai luan në albumin tonë. Pjesët në YesToday janë këngë folklorike me aranzhim tonë - e gjithë kjo është një eksperiment. Mendoj se sa më guximtarë që të jemi aq më lehtë njerëzit do të vënë re punën tonë.
„Kavalli tingëllon“, „Dielli ndriçoi“, „Kalina shkon për ujë“, „Dielli im i voçkël“… janë disa nga titujt e këngëve të famshme popullore, me të cilat eksperimentojnë interpretuesit e rinj. Në album ka dy këngë autori, të kompozuara në të njëjtin stil – një përzierje mes folklorit, xhazit, muzikës pop dhe funk. Bashkë me trion në album marrin pjesë shumë muzikantë të tjerë. Zhivko Vasilev i prezantoi:
Ne vazhdimisht takohemi me njerëz të rinj tek ne dhe jashtë shtetit – kjo është për shkak të profesionit tonë. Dhe është e kuptueshme që të luajmë bashkë me ta. Përveç Juan Garcia-Herreros muzikant –mysafir në albumin tonë është perkusionisti bullgar Stojan Jankullov. Gabriela Patovska mori pjesë në një nga këngët me stil rap. Dominik Leto – i bie kitarës së Hawaiit, Mathias Vorauer – kontrabasit. Svilen Angellov, i cili jeton në Austri u bie pianove të ndryshme elektronike.
Ndër emrat e mysafirëve ka akoma shtatë muzikantë të tjerë dhe në album mund të dëgjojmë tingujt e violinës dhe violonçelit. Një nga prezantimet e fundit të trios qe ai në festivalin e madh “Glastonbury Festival” në Britaninë e Madhe, ku ata paten sukses të madh.
Festivali është i stërmadh, e vizitojnë më se 200 000 veta – tregoi Zhivko. Zhvillohet në kuadrin e pesë ditëve. Është një ngjarje në të vërtetë unike. Ka 79 skena dhe në secilën skenë prezantohen nga 12 grupe apo muzikantë për ditë. Kjo bëhet në një sipërfaqe me diametër prej 30 kilometrash. Për Britaninë e Madhe kjo është ngjarja e vitit dhe për ne ishte kënaqësi se ishim pjesë prej saj. Morëm vlerësimet e publikut dhe kolegëve dhe u takuam me njerëz interesantë.
Disa ditë pas kthimit të tyre nga Glastonbury Outhentic mori pjesë në festivalin Wake Ъп, i cili u zhvillua në Malin e Rodopeve në rajonin e qytetit Kuklen. Në kalendarin veror të bandës ka disa pjesëmarrje të tjera, në të cilat do të tingëllojë muzika e albumit të ri.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..