Përpara 30 vjetëve një vibrafonist i ri bullgar ëndërron për në Bërki dhe për shkollën Gari Bërtën. Përpara ditëve të numëruara zbulon të njëjtin vibrafon në po të njëjtën studio në Radion Kombëtare Bullgare, në të cilën ka bërë incizimin e tij demo për në Bërki. Dhe sjellë me vete albumin e tij të radhës prej autori, ku parathënia është e të njëjtit Gari Bërtën. A do të thotë kjo se Eroll i ka arritur ëndrrat e veta?
Përgjigjet, si dhe emrat e kompozicioneve të tij prej autori nuk janë të njëkuptimshme. Frymëzimet po kështu. Një këngë e kënduar nga nëna e Erollit del dhe heroi kryesor në filmin dokumentar ( E kujt është kjo këngë” e Adella Peevës). Në album e ri zbulojmë si "Bosphorus".
Historia për jevgjit e uritur dhe prindërit e tyre, të cilët ëndërrojnë për një furë, në të cilën tu pjekin një bukë, gjallërohet në një gërthitje instrumentale në "The Dream of the Little Gypsy".
Nuk është i haruar dhe mësuesi i parë i Erolit-Dobri Paliev. Atij i është kushtuar dhe kënga tradicionale "Todora".
Bashkë me Erollin kemi akoma dy xhazmenë bullgar, Pepi Sllavov-bas dhe Ljubomir Gospodinov-tenor dhe soprano dhe saksofon. Pjesa tjetër nga banda janë muzikantë kubanes, të cilët janë vendosur në Majami, ku Eroll jeton dhe jep mësim në disa universitete. Martin Beherano është pianist, me të cilin Eroll tanimë ka incizuar. Zgjedhja e tij është dhe Ludvig Afonso- bateri dhe alt-saksofonisti David Leon. Frikësimet e Erollit se derisa nuk do të “përputhen” ritmet e pabarabarta me ato kubane shterin akoma gjatë incizimit të parë dhe në këtë mënyrë balanca e domosdoshme e xhaz-pianos klasike dhe trioja është fakt, e cila i le një liri maksimale vibrafonit-solo, marimba dhe saksofonit.
Kritikët amerikan janë të njëzëri: grupi do të vazhdojë të magjeps në kohë-gërshetimi i talenteve dhe të aftësive japin një nga albumet më të mira kohët e fundit sipas Trejvis Roxhër (“This is a grup to be enjoyed for years and years. The righr personalities and skill-sets and talent shave coalesced into one of the finest debut albums of recent memory”-Travis Rogers,Jr). Kurse për një nga xhazmenët më universal në Bullgari - Teodosij Spasov, takimi i tij i rastit në hyrjen e Radios Kombëtare Bullgare me Erollin shkaktoi improvizimin e tyre spontan. I biem drurit Knockon on Wood, të cilën bujarisht ja përkushtuan përvjetorit të pestë të platformës së multimedies të Radios Kombëtare Bullgare - Radio Binar. E cila nga ana e vet ju a dhuron dhe juve:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..