Më 18 korrik shënojmë 180 vjet nga lindja e revolucionarit Vasill Levski. Apostulli i Lirisë Bullgare, siç e quanin bashkëmendimtarët e tij kur akoma ishte gjallë, ndërtoi një rrjet të gjerë të komiteteve revolucionare dhe arriti të zgjoi etjen për liri te bullgari në kohën pesëshekullore osmane. Sot emri i revolucionarit Levski është sinonim i vetëmohimit, ndershmërisë, trimërisë dhe besimit në të drejtën e secilit të jetojë i lirë dhe me nderë.
“Nëpër gjurmët e Levskit” – me këtë ide para 23 vitesh mësuesi i historisë Vasill Kopçev nga qyteti Pleven nisi nga Manastiri i Trojanit dhe arriti deri te qytetet Sopot dhe Karllovo duke rrethuar vendet lidhura me veprimtarinë e Apostullit. Sot të sfiduarit të kalojnë kreshtën e pjesës qendrore të malit Stara Pllanina janë 300 entuziastë të ndarë në shtatë grupe. “Punojmë kryesisht me nxënës nga shkolla të qytetit Pleven", shpjegon doktoresha Galja Cvetkova, e cila që prej dy vitesh është udhëheqëse e kësaj nisme kombëtare.
"Terreni përmes kreshmës së Ballkanit Qendror është i ndërlikuar, shtëpitë malore janë me kapacitet të kufizuar, gjë për të cilën grupet janë nga 30 deri në 40 veta – nxënës me udhëheqës malor, mësues dhe mjekë.” Doktoresha Cvetkova tregon, se përgatitja për këtë nismë përfshin trajnimin e teknikave të ndryshme malore, frekuentimin e objekteve dhe muzeve historike, njohjen me jetën e Levskit dhe bashkëmendimtarëve të tij nga krahina e qytetit Pleven. Pikërisht nga ky qytet është Danaill Popov, i cili konsiderohet se ishte “dora e djathtë e Apostullit”. “Brenda këtyre 23 viteve nxënësit, me të cilët realizuam marshimin e parë rritën dhe tashmë në këtë veprimtari përfshihen fëmijët e tyre.”
Të gjithë pjesëmarrësit në marshim do të marrin pjesë në kremtimet, të cilat bashkia e qytetit Karllovo organizon me rastin e përvjetorit të lindjes së revolucionarit Vasill Levski. Më shumë emocion sjell mbrëmjen, kur të rinjtë mblidhen së bashku që të argëtohen dhe të interpretojnë këngë patriotike dhe popullore. Hollësi për Nismën Kombëtar “Nëpër gjurmët e Levskit” sjell doktoresha Galja Cvetkova:
“Në punën e tij vetëmohuese për organizimin e lëvizjes revolucionar çlirimtare Vasill Levski disa herë e rrethoi Bullgarinë, duke qëndruar në vendbanimet e vogla dhe në manastiret. Kjo për arsye se aty kishte më pak mundësi që turqit të zbulojnë. Për këtë arsye pothuajse çdo vendbanim ruan ndonjë legjendë lidhur me jetën e Apostullit."
Një fshat i tillë është Goljam Izvor në rajonin e qytetit Teteven. Aty shëtitorja qendrore para vatrës vendore të kulturës mban emrin e revolucionarit Vasill Levski. Një shtëpi muze ruan relikte lidhura me veprën e tij. Dhe kjo nuk është e rastit – pikërisht këtu në vjeshtën e vitit 1872 Levski themeloi Komitetin e Parë Revolucionar të Rrethit në Bullgari.
“Jeta në vendbanimin tonë zhvillohet normalisht. Mirëpo, kur bëhet fjalë për Levskin diçka sikur ndryshohet. Njerëzit fillojnë të flasin sikur jo paraardhësit, por vet ata ishin me të”, rrëfen kryetari i bashkisë së fshatit Goljam Izvor Ilijan Marinov. Ai e ndjen veten tepër të krenarë se në fshat edhe më sot është i ruajtur hani i vjetër, pra vendi ku u themelua Komiteti i Parë Revolucionar i Rrethit. Sot ai është shtëpi muze “Vasill Levski”. “Godina është autentike, ajo nuk është as e djegur, as e shkatërruar. Prandaj secili, që do të prekë traun mbi portën e hyrjes mund të jetë i sigurt, se e ka vënë dorën mbi vendin e prekur edhe nga Apostulli i Lirisë. Është e ruajtur punishtja e vjetër e hekurit, e cila shpërbente për prodhimin e veglave, por edhe të patronëve dhe armëve të domosdoshme për Luftën Çlirimtare."
"Ruhet edhe fuçia e vjetër e verës, në të cilën Levski fshihte në rast kontrollimeve të papritura. Edhe këtu tregohet legjenda, se pronari i hanit vihej përbrenda një shishe të madhe me eliksir prej rrushi. Kështu kur zaptijet hynin në han pronari fillonte të mbush gota me verë pikërisht prej kësaj fuçie. Asnjeri nuk guxonte të hapë fuçinë dhe Levski qëndronte i fshehur.”
“Po vjen koha kur bullgari nuk do të jetë më rob, por njeri i lirë” – shkruan Apostulli i Lirisë Vasill Levski në vitin e largët 1872 në një letër i dërguar Komitetit të Parë Revolucionar të Rrethit themeluar prej tij në fshatin Goljam Izvor. Disa muaj më vonë Apostulli u arrestuan dhe në dimrin e vitit 1873 i ngjiti Golgotën e vet – trekëmbëshin, i cili ngrihej në afërsi të vendit, ku sot në Sofje ngrihet monumenti i tij. I qetë Vasill Levski pranoi kungatën e fundit me fjalët: “Gjithçka të cilën e kam bërë, e bëra për Atdheun”.
Populli bullgar u çlirua nga pushtuesit osmanë në vitin 1878, ndërsa amaneti i Apostullit për “Republikë të pastër dhe të shenjtë” vazhdon të jetë pjesë e idealit kombëtar dhe synimit të bullgarëve atdhedashës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë nga fshati Goljam Izvor u siguruan nga kryetari i bashkisë Ilijan Marinov
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..