Më 19 korrik të vitit 1879 princi Aleksandër I Batenbarg emëroi agjentët e parë diplomatikë të Bullgarisë së sapoçliruar. Ata ishin Dragan Cankov, Evllogi Georgiev dhe Dimitër Kirovç. 120 vjet më vonë ministrja e atëhershme e punëve të jashtme Nadezhda Mihajllova afirmoi datën 19 korrik si Dita e Dikasterit Diplomatik Bullgar.
Me një konferencë treditore në Sofje, i kushtuar kryesisë bullgare të BE-së në fillim të vitit 2018, ambasadorët bullgarë shënojnë Ditën e Dikasterit Diplomatik. Instituti Diplomatik në Sofje dorëzoi çmimin vjetor për kontribut në zhvillimin e institucionit. “Dallimi ynë „Docendo discimus“ përmban moton tonë, e cila do të thotë “duke u mësuar të tjerëve, mësojmë edhe vet ne”, saktësoi drejtoresha e Institutit Diplomatik Tanja Mihajllova. Shenja nderi sivjet i jepet kryetarit të Këshillit Drejtues të Institutit të Menaxhimit Energjetik Sllavço Nejkov. “Gjatë 5-6 viteve të fundit ai kontribuoi për zhvillimin e një fushe konkrete, me të cilën Instituti Diplomatik ka popullaritet. Kjo është diplomacia energjetike – thekson zonja Mihajllova. – Jo në vend të fundit, nëpërmjet ekspertizës së tij Instituti Diplomatik dha kontributin e tij në ndarjen e asaj të cilën e arritëm dhe asaj të cilën e gabuam në negociatat për anëtarësim në BE-në. E ndamë përvojën e grumbulluar me shtetet e regjionit tonë si Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Ukraina.”
Që në fund të qershorit Tanja Mihajllova dorëzoi çmimin e sivjetshëm nderi të Institutit Diplomatik për shtetas ose organizatë të huaj me kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e institutit. Mbajtës i saj u bë profesori doktor Ekart Shtratenshullte – drejtor i Akademisë Evropiane në Berlin. Me një ceremoni speciale u shënua kontributi i tij i rëndësishëm në aktivitetet trajnuese të Institutit Diplomatik si lektor dhe moderator.
Instituti Diplomatik në Sofje u krijua në vitin 2003 dhe punon për përmirësimin e përgatitjes profesionale të diplomatëve të ardhshëm të vendit tonë, si dhe të hallkave të tjera të administratës, angazhuara në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Mjedisi i sotëm i komunikacionit dhe mënyra, në të cilën prezantohen shtetet e veçanta hedhin sfida të reja para profesionit të diplomatit. “Mendohet se ky është një profesion konservator, i cili shpesh punon në dyer të mbyllur. Doemos, edhe kjo është e vlefshme edhe më sot, por janë të dukshme hapat, të cilët i bënë çdo shtet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sfida është se si të ruhet ajo pjesë nënujore të ajsbergut, e cila shpesh përbën thelbin e punës diplomatike”, është kategorike Tanja Mihajllova.
Sipas saj diplomacia bullgare sot është e qëndrueshme dhe disponon një ekspertizë dhe kapacitet të mirë, gjë për të cilën kontribuojnë edhe programet, seminaret diskutimet e organizuara nga Instituti Diplomatik. “Organizojmë kurse tematike si për shembull diplomacia ekonomike, diplomacia publike, diplomacia energjetike – sfera, të cilat nuk ishin të njohura për diplomacinë bullgare ose nuk shfrytëzoheshin si instrumente të diplomacisë sonë. Dhe kjo është mënyra që të shfaqim një zhdërvjelltësi më të madhe në punën tonë. Vet ne në Institut mbajmë lidhje me shkolla dhe akademi të ngjashme diplomatike në Evropë dhe në mbarë botën. Ndjekim tendencat në përgatitjen e diplomatëve, kështu që t’iu përgjigjemi sfidave të botës së sotme. Kështu që në çdo moment jemi gati t’u ofrojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe administratës tjetër atë për të cilën kanë nevojë. Vetëm ashtu, ata do të jenë në gjendje të marrin vendime të informuara dhe të ndjejnë veten të përgatitur dhe me kapacitet të madh.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të..