Ushtrimet në shkollë mund të jetë zbavitëse, pasi bashkë me ty një mik i vërtetë i zgjidh formulat e vështira dhe fjalët e ndërlikuara të mësimeve. Pikërisht ky është misioni i vullnetarëve nga fondacioni “Dhuroni një libër”.
Çdo ditë pune ata ulen para kompjuterëve, hyjnë në dhomat e klasës, ose zhvillojnë bisedime me partnerët e biznesit. Mirëpo, gjatë weekendit, e kalojnë rrugën, e cila i çon te fëmija e tyre. Tashmë për të shtatin vit me radhë vullnetarët nga fondacioni “Dhuroni një libër” i ndihmojnë fëmijët pa prindër jo vetëm në procesin e mësimit, por edhe në marrjen e përgatitjes së domosdoshme, për të cilën do të kenë nevojë, pasi dalin nga jetimoret.
Elena Marinova thotë se është lehtë të dhurosh një libër, por është vështirë t’ia kushtosh kohën e lirë një fëmije. Shumë njerëz i vizitojnë jetimoret disa herë dhe pas kësaj heqin dorë. Mirëpo, më kokëfortët vendosin miqësi të vazhdueshme me fëmijët dhe luajnë rolin e mentorëve në jetën e tyre. Vetë ajo tashmë për të katërtin vit me radhë kujdeset për një vajzë dhe thotë se është një emocion i madh të shohësh se si zhvillohet fëmija me ndihmën tënde.
“Kur u njoha me fëmijën tim në jetimoren në Berkovica, ai ishte në moshën 14 vjeç, kurse sot në muajin gusht do të mbushë 18 vjeç – na tregon Elena Marinova. – E mbaroi shkollën dhe së shpejti do të mbërrijë në Sofje, ku do të vendoset në të ashtuquajturën “shtëpi kalimi”. Ajo ishte një vajzë e egër, kurse tani është më e qetë dhe i ka interesat e dhe emocionet e veta të adoleshentit. Për fat të keq sa i përket mësimit nuk ka ndryshim të madh, sepse ajo ka nevojë për një mësues të posaçëm, i cili nuk e viziton shumë shpesh. Mirëpo, për mua është me rëndësi të madhe se ajo nuk përvetësoi shumë veti të dëmshme gjatë këtyre viteve. Kurse tani, pasi mbërrin në Sofje, do të përdorë ndihmën e më shumë specialistëve, sesa në qytetin e vogël. Dhe në të vërtetë besoj se ajo do të arrijë t’i kompensojë të gjitha boshllëqet."
Vullnetarja dhe fëmija e saj do ta vazhdojnë miqësinë e tyre në qytetin e madh dhe do të vazhdojnë të takohen çdo ditë, të paktën në fillim, është e sigurt Elena Marinova. Dhe megjithë vështirësitë para tyre, kjo është një histori me fund të lumtur.
"Për fat të keq ka fëmijë, të cilët e mbarojnë klasën e 12 pa qenë në gjendje për të lexuar dhe megjithatë e marrin diplomën – nënvizon Elena Marinova. – Ka një greminë të madhe midis jetimores, shkollës dhe ndihmësit të fëmijëve në shkollë dhe në fund të fundit viktimat e kësaj situate janë pikërisht fëmijët. Shpeshherë ata, të cilët mund të lexojnë, nuk mund ta kuptojnë kuptimin e tekstit – kështu ata lexojnë në një mënyrë mekanike dhe nuk e kuptojnë informacionin. Të gjithë fëmijët kanë qasje te librat – edhe nëpërmjet të ashtuquajturave “vatra kulturore”, edhe nëpërmjet bibliotekave. Përveç kësaj në qoftë se ndonjë fëmijë ka dëshirë të lexojë ndonjë libër, ai furnizohet me të sa më shpejt.”
Pranë çdo një fëmije të ketë një vullnetar – ky është qëllimi i fondacionit tonë. “Synimi ynë është që nëpërmjet vizitave të rregullta t’i ndihmojmë fëmijët në shkollë, në përvetësimin e ndonjë profesioni, sipas mundësive dhe dëshirave të tyre”, shton Elena Marinova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: fondacioni “Dhuroni një libër”
Kjo verë bullgare është e trishtueshme . Nxehtësi me temperatura mbi 40 gradë për ditë të tëra. Dhe nxehtësia, së bashku me pakujdesinë dhe neglizhencën njerëzore, kanë ndezur qindra zjarre në të gjithë vendin tonë. Për javën e dytë,..
Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të përballojnë verërat e thata dhe të nxehta. Së fundmi, Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit – 2010..
Nxënësit bullgarë kthehen me 4 medalje bronzi dhe një diplomë nderi nga Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës, e cila u mbajt këtë vit në Paris, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mbi 400 nxënës nga 85 vende morën pjesë në konkursin..