Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Riindustrializimi në Evropë i jep mundësi Bullgarisë për të zërë një pozitë më të mirë në tregun e mallrave dhe shërbimeve

БНР Новини
Foto: eupro.bg

Industria e së ardhmes do të jetë një ambient krejt i ri për lidhjen mes njerëzve, sendeve dhe makinave, i cili do të krijojë ashtuquajturat “uzina të mençura”. Analizatorët flasin për “revolucionin e katërt industrial”, i cili përfshin digjitalizimin e produkteve dhe sistemeve me një rol gjithnjë e më të madh të intelektit artificial.

Bashkimi Evropian, me forcën e vet të dobësuar industriale, kupton se industria në shtetet e ndryshme duhet të rikthejnë pjesën e saj 20 përqindëshe prej PBB-së. Kështu Evropa përsëri do të bëhet tërheqëse për investime në prodhimet e teknologjisë së lartë. Si mund të bëhet kjo? Në vitin 2013 tri organizata të mëdha profesionale gjermane – ajo e elektroteknikës dhe elektronikës, ajo e inxhinierisë dhe ajo e sektorit të softuerit me ndihmën e qeverisë federale, shpallën programin “Industria 4.0”. „Ai përcakton proceset e reja, të cilat po zhvillohen në industri, dhe të cilat meritojnë stimulim dhe menaxhim suplementar“ – shpjegoi doc. dr. Rumen Atanasov, anëtar i Zyrës së Këshillit për Inovacione pranë Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë dhe kryetar i Asociacionit të Elektroteknikës dhe Elektronikës në Bullgari. Automatizimi, robotizimi dhe digjitalizimi i industrisë janë shkaqet për pakësimin e nevojës për përdorimin e resurseve njerëzore në industri. Progresi i stërmadh i teknologjive dhe mundësitë për përpunim më të shpejtë të sasive të mëdha të dhënash, do të shkaktojnë një decentralizim të prodhimit dhe efikasitet më të lartë. Po shfaqen modele të reja të biznesit.

СнимкаGjithnjë e më shumë firma do të bëhen furnizues të teknologjive digjitale për prodhim. Këtu nuk flasim për softuer kontabiliteti, por për furnizues të infrastrukturës dhe shërbimeve, të cilat zhvillojnë rrjetin e internetit” – prognozoi doc. Atanasov dhe vazhdoi: „Jemi detyruar të sinjalizojmë edhe për problemet shoqërore, të cilat po shfaqen si rezultat i këtij “revolucioni industrial”. Vendet e punës në prodhim do të bëhen më pak, d.m.th. tregu i punës duhet të riorientohet dhe shumë njerëz do të duhet të marrin kualifikim të ri. Këtu ka një problem tjetër – për pagimin e tatimeve, sigurimeve e kështu me radhë. Në Parlamentin Evropian tashmë zhvillohen bisedime të lidhura me robotët dhe më konkretisht – si do të organizohet pagimi i sigurimeve nga ana e punëdhënësit, të cilët përdorin robotë (d.m.th. sigurimet duhet të paguhem për vendet pune të zëna nga secili robot)”.

Të rejat në ekonominë evropiane mund t’i japin mundësi të reja industrisë bullgare. Sipas docentit Atanasov Bullgaria duhet të hipë në trenin e revolucionit industrial, duke përdorur rrjetin e ve të shkëlqyeshëm të internetit dhe duke përdorur mundësitë e sektorit të teknologjive të larta për nevojat e industrisë së inxhinierisë. Kemi potencial dhe këtë e tregojnë të dhënat , sipas të cilave në vitin 2016 eksporti nga Bullgaria i elektroteknikës dhe elektronikës për në Gjermani për herë të parë e tejkalon importin. Makinat elektrike zënë një pjesë të madhe të eksportit të shtetit tonë – 9.7% për vitin 2016. Firmat e vogla në fushën e teknologjive dhe elektronikës gjithashtu mund të përfitojnë nga ambienti i ri industrial.

СнимкаNatalia Aleksandrova është përfaqësuese e një kompanie që prodhon pajisje, të cilat  shndërrojnë aparatet e ngrohjes në makina “të mençura”. Firma është në treg tashmë tri vjet. Në të punojnë 15 persona – inxhinierë, dizajnues, programues dhe tregtarë. Ne ofrojmë diçka që është e ardhmja. Kjo na motivon shumë“, tha Natalia Aleksandrova dhe vazhdoi:

Ndihmojmë familjet dhe firmat që të pakësojnë shpenzimet e tyre për korrent në sajë të aparateve të mençura, të cilat i prodhojmë. Jeta jonë është ndryshuar. Jetojmë në mënyrë dinamike, çdo ditë përdorim teknologjitë moderne dhe kjo është vetëm një nga mënyrat e aplikimit të këtyre teknologjive”.

Për periudhën e shkurtër nga themelimi deri më sot kjo firmë e vogël bullgare zhvillon veprimtari në 20 shtete.

Tregu i produkteve„smart home“ është relativisht dinamik dhe kjo na inkurajon dhe na motivon që të jemi akoma më të mirë. Të dhënat, të cilat i mbledhim i ruajmë në serverët tanë. Kemi të gjitha licencat e domosdoshme dhe punojmë në përputhje me standardet më të larta të BE-së. Mendoj se kjo na ndihmon. S’ka rëndësi nga është ekipi – nga Bullgaria apo nga ndonjë vend tjetër, me rëndësi është kjo se kemi mundësi të zhvillohemi dhe të përdorim teknologjitë bashkëkohore për realizim brenda shtetit tonë. Në sajë të teknologjive për ne s’ka kufizime, tregu është ndërkombëtar”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD