Fëmijë bullgarë nga mbarë bota u mblodhën në sallën e Klubit Ushtarak në Sofje, që të marrin çmimet për pjesëmarrje në konkurset e artit figurativ, letërsisë dhe këndimit, organizuar nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Pamja e Bullgarisë, e tillë siç është në përfytyrimet dhe ëndrrat e fëmijëve u duk në 523 vizatime nga 20 shtete dhe 306 vepra letrare të fëmijëve nga 17 shtete.
“Ruajtja e rrënjëve, gjuhës dhe identitetit bullgar është me rëndësi të madhe për fëmijët – tha Petër Harallampiev – kryetar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. – Bullgarët janë atje ku ka bashkësi tradicionale bullgare – Maqedoni, Serbi, Rumani, Greqi Veriore......Edhe në grupet dhe bashkësitë e mëdha të emigrantëve në SHBA-në, Britaninë e Madhe, Spanjën, Kanadanë, Australinë... Dëshira e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, në bashkëpunim me asociacionin e shkollave bullgare jashtë kufirit dhe të gjitha organizatat në mbarë botën, që janë më se 1000, është të ndihmojë për ruajtjen e identitetit dhe kulturës bullgare kudo në botë.”
“Bullgaria u ka borxh bullgarëve jashtë shtetit”, theksohej në adresën përshëndetëse të zëvendës kryeministrit dhe ministër të mbrojtjes Krasimir Karakaçanov drejtuar laureatëve të konkurseve. Ai u uroj mësuesve në shkollat bullgare jashtë shtetit, që “me profesionalizëm dhe dhurim të vazhdojnë të realizojnë misionin e tyre prej iluministi. Ajo ka të bëjë jo vetëm me dituritë, por edhe me formimin e personaliteteve atdhedashëse, të cilat e kuptojnë përgjegjësinë si para atdheut, ashtu edhe para botës.”
7 600 fëmijë të talentuar nga 33 shtete, kryesisht nxënës në shkollat bullgare përtej kufijve, u prezantuan gjatë viteve në konkursin më të vjetër të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit – atë letrar “Stefan Geçev”. Tashmë 21 vite fjalët magjike të fëmijëve bullgarë me banim jashtë shtetit, hapin shtigje laramane drejt Atdheut. Sikur fjalët e tyre janë një qëndisje lara-lara, e cila ruan në vet veten histori, melankoli, ëndrra dhe pamje lidhura me Bullgarinë. Disa prej fëmijëve kurrë nuk e kanë ardhur në Bullgari, ndërsa të tjerë ,vetëm kanë lindur dhe sot janë me banim diku në botë. Por më e rëndësishmja është se në shpirtrat e tyre Bullgaria ekziston. Pjesëmarrësit në konkursin e sivjetshëm u ndanë në tri grupe sipas moshës. Ata krijuan mbi dy tema “Amanetet e Apostullit” dhe “Bullgaria në ëndrrat e mia”. 13 vjeçja Sofija Asenova nga SHBA-ja rrëfen, se “e ndjen veten si një zog shtegtar dhe se të gjitha ëndrrat e saj lidhen me Bullgarinë”. Emilija Drenska nga Shkolla Bullgare “Vasill Levski” në Gjermani shkruan për sytë e Vasill Levskit dhe thekson, se “për fat të keq ekziston një mosmirënjohje ndaj heronjve”. Të tillë janë fëmijët e sotëm – inteligjentë, të indinjuar nga padrejtësia, provokues. Anja Dimova, e cila është 8 vjeçare dhe banon në Odesa rrëfen, se të gjithë bashkënxënësit e saj ëndërrojnë për Bullgarinë, sepse Bullgaria jeton në tregimet e të ëmës, të atit, të gjyshit dhe të gjyshes. Ajo me padurim pret takimin me Bullgarinë, dhe shpreson, se Bullgaria gjithashtu është në pritje të këtij takimi.
Piktori Rumen Statkov ishte kryetar i jurisë, e cila vlerësonte vizatimet e fëmijëve në konkursin më të madh të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Çfarë është pamja e Bullgarisë në përfytyrimet e këtyre fëmijëve:
“Pamja është e ndërlikuar, sepse këndvështrimet janë të shumta. Disa e shikojnë nga deti, të tjerë nga mali. Në një nga veprat e dekoruara tërë bota është e rikrijuar me shikim nga poshtë lartë. Kështu formohet një pamje e Bullgarisë, siç ajo është në përfytyrimet e fëmijëve. Çdo vit ka vizatime, të cilat e habitin jurinë. Para vite kishte një vizatim, në të cilin Bullgaria ishte e rikrijuar si një anije në zhytje, në të cilën të gjithë ndodhemi. Nga pikëpamja artistike ky qëndrim filozofik është shumë i mirë.”
Si një flakë e pashuar është lidhja me mëmëdheun dhe sikur më lehtë ajo realizohet nëpërmjet folklorit. Pikërisht këtë na sugjeruan fëmijët pjesëmarrës në konkursin më të ri të agjencisë – atë muzikor. Ai është me emrin e bilbilit të krahinës së Pirinit, këngëtares popullore Ljubka Rondova. Ndër 34 grupet dhe ansamblet vokale që u prezantuan çmimin e parë e mori 18 vjeçja Monika Azmanska nga shkolla “Bëllgarçe” në Dubaj.
“Fëmijëve të mare botës mund t’u them të krenohen se janë bullgarë, të duan Bullgarinë dhe të interesohen për kulturat e popujve të tjerë. Mirëpo, duke krahasuar kulturat do të zbulojnë, se kultura bullgare është shumë e pasur, ajo është një thesar të vërtetë dhe duhet të respektohet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Elena Karkallanova dhe Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë ShtetitMë 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..