Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në Liqenin e Thatë përgjatë rrugës së pelegrinëve

БНР Новини
6
Foto: BGNES

Dikur qindra pelegrinë kanë kaluar me këmbë përmes malit madhështor Rilla përgjatë një shtegu, për të arritur deri në vendin më të shenjtë të këtij mali – manastirin ku rruhen eshtrat e shenjtorit Ivan Rillski Çudibërës. Sot ky shteg akoma ekziston, mirëpo në vend të pelegrinëve në të më shpesh takohen turistë. Itinerari turistik kalon afër Liqenit të Thatë – një liqen që pothuaj zhduket.

Снимка

Nga Manastiri i Rillës deri në Luadhin e Kirilit shtegu kalon përgjatë rrugës dhe arrin deri tek varri i Ivan Rillskit dhe deri tek shpella, në të cilën shenjtori mbrojtës i Bullgarisë ka jetuar si oshënar. Pastaj ky shteg na çon deri në Luadhin e Kirilit.

Снимка

Luadhi i Kirilit na ofron një pamje mahnitëse nga majat Eleni Vrëh, Orlloveç, Dvugllav, Igllata dhe Zlija Zëb. Nga këto maja në drejtim të luadhit është formuar një grykë e frikshme, muret e së cilës janë pingul. Emri i saj është “Zlite potoci” (Rrëketë e Keqja). Igllata (Gjilpëra) është një nga majat më të paarritshme në malin Rilla. Zakonisht nga Luadhi e Kirilit turistit nisen për në shtëpitë malore “Ribni Ezera” (Liqenet e Peshqve), “Grënçar” (Poçar) dhe për në majën Musalla.

Снимка

Itinerari tjetër është drejt Liqenit të Thatë dhe pyllit të mbrojtur Kobillno Branishte, i cili pastaj çon deri tek shtëpia turistike Maljovica dhe pjesa e malit Rilla me të njëjtin emër. Këtë itinerar e kanë kaluar si pelegrinët, kështu edhe karvanët e kuajve për transportimin e mallrave.

Снимка

Pas Luadhit të Kirilit shtegu hyn brenda një pylli ahu në drejtim të majës Zlija Zëb, duke u ngjitur dalëngadalë. Pastaj shtegu kthehet djathtas diagonalisht dhe fillon gjarpërimi. Në një nga kthesat e shumta, mbas pyllit prej bredhave të bardhë, hapjet një pamje nga maja madhështore Zlija Zëb, muri i së cilës është karakteristik me “vetulla të vrenjtura”. Atje në largësi, në fundin e luginës shihet Manastiri i Rillës.

Снимка

Pas disa bredhave shekullore, të çrrënjosura nga stuhitë, shtegu vazhdon horizontalisht djathtas dhe kalon përmes lumenjve gurore. Në një nga shkëmbinjtë akoma shihet kryqi i gdhendur me mbishkrim: “Mirë se keni ardhur, mysafirë të manastirit”.

Снимка

Shtegu i pelegrinëve fillon nga lugina e lumit Beli Iskër dhe e lidh pjesën veriore të malit me Manastirin e Rillës. Atje kanë kaluar të gjithë besimtarët, para ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Снимка

Pas pak shtegu vazhdon lart dhe pastaj bëhet i sheshtë. Kështu në largësi poshtë, në mënyrë të papritur, si një mirazh shihet një liqen.

Снимка

Luadhi pranë tij është plotë me mijëra lule të bardha, të kuqe dhe me ngjyrë vjollce. Në të majtë të liqenit zbret një shpatë shkëmbore dhe barishtore, kurse në fund shihet qafa Kobillno Branishte.

Снимка

Liqeni i thatë ndodhet në lartësi 1928 mbi nivelin e detit dhe sipërfaqja e tij është pothuaj 20 dynymë. Ndodhet në një luginë të formuar nën ndikimin e akullnajës. Nuk ka lumenj që nisen nga ai dhe liqeni mbushet nga bora e shkrirë  mbi shpatat e luginës dhe nga rrëketë që vijnë nga Kobillno Branishte dhe Liqenjtë të njohura si “Popovokapskite”. Nganjëherë gjatë verës liqeni zhduket plotësisht dhe për këtë arsye emri i tij është Liqeni i Thatë.

Снимка

Zakonisht turistët e kalojnë shtegun nga Luadhi i Kirilit deri në Liqenin e Thatë për dy orë. Pas pushimit pranë liqenit përrallor, shumica prej tyre kthehen, kurse të tjerët vazhdojnë më tej në drejtim të pyllit të mbrojtur Kobillno Branishte dhe majës Maljovica.

Tekst dhe fotografi: BGNES

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momillovci, ose Musilijan - pse kinezët e duan fshatin piktoresk në malin e Rodopeve

Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..

botuar më 25-03-23 6.15.PD

Qyteti i Rilindjes Kombëtare Bullgare Kotell tani është gjithashtu një destinacion skish

Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..

botuar më 25-03-06 6.35.PD

Qetësi, dritë dhe spiritualitet: Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” në dimër

I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik  Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..

botuar më 25-02-23 9.25.PD