Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu etnografik në Sofje po zbulon magjinë e zanateve në qendrën arsimuese të fëmijëve

Arsimimi i fëmijëve përmes lojërave interaktive, zhvillimin e mësimeve të nxjerra  jashtë programeve shkollore, kurse  mbi zanatet tradicionale të zhvilluara nga zanatçinj të vërtetë profesional-këto janë vetëm një pjesë nga veprimtaritë, në qendrën e ardhshme arsimuese të muzeut etnograf Kombëtar.

Gjatë vitit 2016, muzeu organizon fushatën “Njihi traditat, që të mund të duash popullin tënd” me ndihmën e së cilës një pjesë nga shuma tanimë është mbledhur.

Janë të domosdoshme akoma 33 mijë leva, që të mund të realizohet ideja për krijimin e qendrës arsimuese për fëmijët, në të cilën vizituesit të njihen me traditat kombëtare, me jetesën dhe kulturën.

Mes të parëve , të cilët ndihmojnë për realizimin janë një grup i vogël prej arkitekteve të rinj nga shoqata “Meshtra”, të cilët falas po e përgatisin projektin. Remonti dhe rekonstruksioni do të fillojnë menjëherë, kur të merret leje nga instituti Kombëtar për një trashëgimi të patundshme kulturore dhe grumbullohen mjetet e nevojshme. Qendra arsimuese do të gjendet në pallatin e princit në sheshin “Aleksandër Betenberg” në kryeqytet dhe do të përbëhet prej disa sallave. Çdo një sallë do të ketë emër-“Mallëk zmej” (kuçedra e vogël), “Kuker” (njerëz të maskuar) dhe “Samodiva” (shtojzovalle).

Снимка

Arkitektja Irina Argirova nga ekipi projektues , tregon: Në sallën e quajtur “Mallëk zmej” ideja është të jenë fëmijët më të vegjël dhe mobiliet duhet të përshtaten për ta. Duhet të ketë më shumë mobilie të buta për tu ulur. Në njërin skaj do të ketë një skenë të vogël, në të cilën fëmijët do të marrin pjesë aktive. Do të luhen përralla popullore bullgare. Për këtë kemi përkrahjen dhe të një skenografi-Maria Kojçeva dhe studentët e saj.Salla “Samodiva” është emërtuar kështu, sepse do të ketë një kënd, në të cilin do të përgatiten bukë riti dhe gjellë tradicionale. Do të ketë furë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një nismë të tillë. Ndaj tij ka dhe gardërobë dhe një pjesë si njëfarë depoje. Që të gjitha dhomat janë të lidhura midis tyre dhe njëkohësisht ka një prani deri tek çdo një në veçanti. Salla e tretë është emërtuar “Kuker” dhe do të jetë e përshtatur për njerëz më të mëdhenj-të rinj , nxënës, të moshuar. Aty mund të rastisin zanate të përziera midis prindërve dhe fëmijëve.Parashikojmë që të ketë dhe një torno tradicionale për punimin e poçeve prej balte. Do të ketë projektor për prezantimet dhe leksionet, kurse tavolinat në sallë mund të jenë të përshtatura për makete dhe lojëra mbi tavolinë. Deri në këtë sallë do të ketë prani dhe nga kopshti i princit, prandaj aty gjatë një kohe të mirë mund të zhvillohen iniciativa të ndryshme në të hapur.

Irina Argjirova është një pjesë nga shoqata “Meshtera”, përpjekjet e së cilës janë të drejtuara drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Bullgarisë.Pavarësisht se është krijuar tani vonë-në fund të vitit 2015, arkitektët e rinj tanimë kanë realizuar disa projekte në Etëra, fshati Dolen dhe në saranxha. Emri “Meshtra” nuk është i zgjedhur rastësisht. Ai do të thotë mjeshtër dhe në këtë mënyrë bëhet lidhje me mjeshtërit e vjetër, të cilët kanë ndërtuar shtëpitë specifike bullgare prej guri, që janë një emblemë për vendin tonë.

Në qendrën e re të muzeut Etnograf do të ketë mundësi që sipërmarrës në turizëm si dhe në sfera të tjera të ekonomive vendase  tek ne të mund të marrin konsultime. Më shumë për këtë mësojmë nga eksperti i Institutit mbi etnologjinë dhe folkloristikën pranë Akademisë Bullgare të Shkencave Petër Kërxhillov:

Kur vijnë njerëz, të cilët kanë pyetje dhe synime për zhvillim të një biznesi të caktuar, kryesisht të vogël e të mesëm, ekspert nga instituti do të përgatisin një prezantim , në të cilin do të tregojnë për mundësitë. Kjo do të jetë një qendër për studimin e rrezikut-me fjalë të tjera nëse për nga mënyra, në bazë të së cilës ka ndërmend të rastis një biznes, ai do të qe i suksesshëm, i padëmshëm për bashkësinë vendase dhe për natyrën. Dhe nëse do të jetë e sinkronizuar me traditat e kësaj bashkësie, të cilat deri në një shkallë të madhe tanimë harrohen.

Të shpresojmë, se këto tradita do të shpëtohen nga harresa në sajë të kësaj qendre të re dhe të të gjithë njerëzve, të cilëve u vjen keq për trashëgiminë kombëtare dhe për traditat. Për realizimin e tij mund të ndihmojmë dhe ne me një dhurim prej 1 levë me SMS “DMS MUZEY” në numrin 17 777.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: iefem.bas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është procedura për marrjen e shtetësisë bullgare?

Në një publikim të mëparshëm Radio Bullgaria ju tregoi për kushtet dhe arsyet për marrjen e nënshtetësisë bullgare . Në rreshtat e mëposhtëm, do t'ju tregojmë për hapat e vetë procedurës. E para prej tyre është paraqitja e një kërkese për shtetësi..

botuar më 24-05-11 8.40.PD

Presidenti u takua me përfaqësues të bullgarëve në Kosovë

Bullgaria i kushton rëndësi të madhe kontakteve aktive me komunitetin bullgar në Kosovë, deklaroi kreu i shtetit Rumen Radev. Ai priti përfaqësues të Shoqatës për Zhvillim dhe Integrim të Bashkësisë Bullgare në Republikën e Kosovës, njoftoi qendra e..

botuar më 24-05-10 9.16.PD

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD