Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni i Shkollave Bullgare jashtë kufijve shpallet për ruajtjen e gjuhëve të vogla në Evropë

БНР Новини
Foto: uni-sofia.bg

Afro 80 përfaqësues të shkollave bullgare në botë u mblodhën në Sofje për Takimin e 10-të Jubilar vjetor të Asociacionit të Shkollave Bullgare jashtë kufijve. Kjo është një organizatë, e cila bashkon përpjekjet e institucioneve arsimore bullgare përtej kufijve për ruajtjen e identitetit bullgar te fëmijët bullgarë me banim në gjashtë kontinentet.

СнимкаAsociacioni ringjalli shpresat e mësuesve bullgarë përtej kufirit, inspiroi te ta sedër, sepse shteti zhvilloi një dialog me ta, njohu punën e tyre dhe vlerësoi përpjekjet e tyre prej iluministi“, theksoi doktoresha Irina Boteva-Vlladikova, drejtoreshë e shkollës bullgaro-asutriake “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Vjenë dhe kryetare e Asociacionit.

Krijuar në vitin 2007, pas një periudhe të pakënaqësisë së mësuesve bullgarë jashtë shtetit nga mungesa e përkrahjes së shtetit bullgar për punën e tyre arsimore, sot Asociacioni insiston para institucioneve për një politikë më aktive të shtetit ndaj shkollave bullgare në botë dhe për zgjidhjen adekuate të problemeve të tyre. Një nga çështjet, të cilat duhet të zgjidhen është domosdoshmëria e hartimit të programeve të specializuara mësimore dhe mjete ndihmëse për punë me fëmijë, të cilët rritin në një mjedis ku fliten gjuhë jo amtare. Me rëndësi është gjithashtu të krijohen kushte për organizimin e maturave të gjuhës dhe letërsisë bullgare në shkollat bullgare përtej kufirit.

Gjatë marsit të këtij viti Asociacioni i Shkollave Bullgare jashtë kufijve parashtroi në Parlamentin Evropian një Peticion, në të cilin ngul këmbë që gjuhët zyrtare në BE-në të njihen në nivel “maturë”. Nismën e përkrahu zëvendës presidentja Ilijana Jotova, Agjencia Shtetërore për Bullgarët jashtë shtetit, euro deputetët bullgarë dhe shumë aktivistë shoqëror. Në Peticion bëhet apel për “inkurajimin e bashkëpunimit midis shteteve anëtare në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja” dhe këmbëngulet, që BE-ja “të ndihmojë veprimet e shteteve për sigurimin e mundësisë juridike dhe administrative për dhënien e provimeve të maturës ose të ndonjë provimi tjetër të secilit prej gjuhëve zyrtare të BE-së, duke përfshirë edhe atë bullgare aty, ku ka interes të madh dhe të vërtetuar nga ana e nxënësve.”

Peticioni u paraqit në Komisionin e Ankesave. Pasi u diskutua na drejtuan disa rekomandime” – tregon doktoresha Vlladikova. Nga rekomandimet bëhet e qartë, se Komisioni Evropian nuk ka nisma legjislative, por “ka komisione të ndryshme të arsimit dhe kulturës, ndihmën e të cilëve do të kërkojmë. Atëherë duhet të paraqitet për zgjidhje problemi për gjuhët e vogla.” Sipas zonjës Vlladikova në etapën e tanishme është me rëndësi të arrihen marrëveshje dypalëshe me shtetet e veçanta të BE-së, ndërsa kryesia e ardhshme e Bullgarisë të BE-së të shfrytëzohet për tërheqjen e vëmendjes mbi këtë problem. “Jam e sigurt, se edhe kombësi të tjera do të përkrahin kërkesën tonë, sepse në fakt – shkelen të drejtat e fëmijëve tanë. Ata ndodhen në një gjendje jo të barabartë në krahasim me fëmijët të cilët vijnë në Gjermani nga Spanja sepse gjuha e tyre amtare mësohet dhe ata mund të japin provimet e maturës në të. Në këtë sfond fëmijët bullgarë duhet të mësojnë edhe një gjuhë tjetër që të japin këtë maturë. Kjo e vë ato në një gjendje jo të barabartë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD