Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme me adresë ballkanike

Zjarre vere tërbojnë  në disa shtete ballkanike

Снимка

Për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në komunat Çashka dhe Maqedonski brod autoritetet në Maqedoni shpallën një gjendje të jashtëzakonshme, e cila do të vazhdojë pothuajse 30 ditë. Komiteti për drejtimin e krizave vendosi që të kërkohet në luftën me stuhinë të përfshihet dhe ushtria. Në shuarjen e zjarreve, marrin pjesë tanimë ekipe shpëtuese nga Bullgaria dhe Turqia. Ditën e diel në Shqipëri për 24 orë shpërthyen 7 zjarre nëpër pyje, të cilët dogjën dhjetëra hektarë pyje me pisha dhe shkurre. Një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore qe shpallur dhe në ishullin grek Kitera, ku kundra stuhisë së zjarrit qenë mobilizuar 80 zjarrfikës, 30 makina të specializuara, 3 helikopterë,1 avion dhe 80 ushtarë.


Beogradi përjetoi ditë të nxehta rekorde prej 130 vjetëve e këtej

Снимка

Autoritetet serbe njoftuan se më 5 gusht ka qenë dita më e nxehtë në Beograd gjatë 130 vjetëve të fundit e këtej. Midis orës 16 dhe 17 në këtë datë termometrat kanë matur 40 gradë. Rekordi i mëparshëm është regjistruar gjatë vitit të largët 1928 - 39 gradë. Në të gjithë Serbinë qe shpallur një kod i kuq për një rrezik nga vapa e madhe. Parashikohet se, ditën e nxehta do të vazhdojnë deri më 10 gusht.


Opozita në Shqipëri akuzoi për zjarret kryeministrin Rama

Снимка

Lëvizja socialiste  për integrimin e akuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama për situatën me zjarret pyjore në Shqipëri. Përfaqësues të lëvizjes deklaruan se, derisa zjarret shkatërron pronat e shqiptarëve, Edi Rama është me pushime dhe nuk interesohet nga situata e rëndë dhe “është thjesht turist”.


Presidenti Erdogan aplikoi një kod veshje për komplotuesit

Снимка

Medie turke njoftojnë se presidenti Rexhep Erdogan ka aplikuar një kod për veshje për komplotistët/ nocioni del nga fjala angleze  dress-code dhe do të thotë rregulla për veshje gjatë rasteve të caktuara/,të cilat duhet ti marrin parasysh në gjyq të dyshuar për pjesëmarrje në provën e pasuksesshme për puç. Të pandehurit janë të detyruar të mbajnë rrobe në ngjyrë bojë kafe. Për ata të cilët janë të akuzuar në terrorizëm parashikohen pantallona dhe xhupa, kurse për të akuzuarit në komplot-kominoshe ose pantallona të gjera.


Një azil për arusha në Bullgari pranon dhe një përfaqësues nga Shqipëria

Снимка

Stina e pushimeve gjatë muajit gusht hapi shumë punë për nëpunësit në parkun e arushave mbi Belica, në Bullgarinë Jugperëndimore. Nëpunësit ankohen se, numri i vizitorëve në Qendrën për ri adaptim të arushave vallëzuese në vendin Andrijanov çark është shtuar në mënyrë drastike dhe vapa nuk e ndalon fluksin. Aktualisht  në park janë strehuar 25 arusha, por pas 10 ditëve ato do të bëhen me 1 më shumë. Një ekip i posaçëm i Fondacionit “Katër putra” u nis më 7 gusht për në Shqipëri të shpëtojë arushën 17 vjeçe vallëzuese aty Jeta. Përpara 3 muajve nga Shqipëria në Bullgari qe sjellë dhe një arushë 2 vjeç me emrin Riku.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD