“Të trokasim mbi dru” është titulli i pjesës së tri muzikantëve, të bashkuar në formacionin e muzikës xhaz “Gjëegjëza”. Pas shfaqjes së videos pranë saj në internet përkthimi elektronik që automatikisht doli nën video qe shumë imoral. Prandaj pastaj anëtarët e trios ishin më të vëmendshëm me zgjedhjen e titujve të tjera – natyrisht pa humbur ndjenjën e tyre të humorit dhe duke përpjekur të respektojnë traditat.
Pasi e pa videon në fjalë në Vjenë, ku po punon, Ljubomir Gospodinov menjëherë nisi për në Sofje dhe arriti këtu në ditën, kur protagonistët e spotit Teodosij Spasov dhe Eroll Rakipov qenë në studio për të incizuar pjesën. Kështu ai u bashkua në këtë magji muzikore dhe pak pas kësaj shfaqi pjesa e parë e projektit “Të trokasim mbi dru”. Reagimet e publikut qenë aq të mira, se Teodosij Spasov pothuaj menjëherë mblodhi përsëri ekipin dhe këtë herë tek saksofoni dhe klarineta e Ljubomirit u shtua dhe bas-klarineta.
Deti muzikor lind nga shkopi i marimbës dhe nga “kripa” e saksofonit. Teodosij, si zakonisht shumë kreativ, duke folur për titujt, u pajtua me ndarjen e titullit të këngës nga mali Starnxha “Mari Maro” (Moj Maro) kështu që të duket si një shprehje spanjolle “Mar y mar Oh!” – të mos harrojmë se Eroll Rakipov krijon pranë Detit të Karaibeve. Po, mirëpo finali i veprës sjell konotacione të tjera, me të cilat është lidhur nëntitulli – “Dhurimi i Gjelit”.
Emri i formacionit “Gjëegjëza” është dhënë përsëri nga Teodosij Spasov. Para më se 20 vjetësh ai dhe tre muzikantë të tjerë bullgarë të xhazit – Anatolij Vapirov, Stojan Jankullov dhe Eroll Rakipov krijuan në Majami kuartetin “Përralla”. Pas kthimit të tyre në Bullgari ata vazhduan përformancat e tyre me emrin “Fairy Tale Trio” (Rakipovi mbeti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Për këtë arsye është krejtësisht logjike që formacioni i ri të quhet “Gjëegjëza”, duke kryer tranzicionin nga tregimi i përrallave deri në zgjidhjen e mesazheve të fshehura të gjëegjëzave. Muzika e Erollit, Teodosijit dhe Ljubomirit na jep ndjenda të ndryshme shpirtërore. Si do të reagoni, varret nga ju.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..