Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prindërit digjitalë dhe skautët kibernetikë në ndihmë të fëmijëve në internet

БНР Новини
Foto: arkiv

Tani është moderne që të flasim për brezin e ri si për një brez digjital. I quajmë fëmijët e lindur pas vitit 2000 kështu, sepse ata nuk mund të imagjinojnë jetën e tyre pa disa ekrane – të televizorit, të tabletit, të smartfonit dhe të kompjuterit. Sasia e informacionit që ata marrin është shumë e madhe dhe fëmijët përdorin teknologjitë e reja aq lehtësisht sa dikur ne hidheshim në llastik.

Specialistët pohojnë se këta fëmijë kanë disa tipare pozitive të karakterit. Në vend të parë është gatishmëria për ndërmarrjen e iniciativës – këtë e kuptojmë nga fakti se 72% prej nxënësve në gjimnaz dëshirojnë të fillojnë biznes të tyre, kurse 40% janë të sigurt se do të shpikin ndonjë risi, me të cilën do ta ndryshojnë botën. Brezi i ri është shumë i informuar, interesohet për problemet e botës globale dhe njëkohësisht ndodhet nën ndikimin e ambientit familjar, duke folur për zgjedhjen personale dhe për përvojën.

СнимкаQë nga viti 2010 deri më sot prindërit bëhen gjithnjë e më liberalë, domethënë rregullat për përdorimin e internetit bëhen gjithnjë e më pak – një gjë që sipas nesh është shumë e rrezikshme për fëmijët” – mendon Evelina Lafçijska, psokologe në Asociacionin “Prinderit”.

Fakti se fëmijët fillojnë të përdorin herët internet pa kontrollin e të rriturve i vendos ata në situata sfiduese dhe kur para tyre shfaqet ndonjë shqetësim, ata nuk dinë si të reagojnë dhe ku mund të kërkojnë ndihmë. Përgjegjësia është në duart e prindërve digjitalë. Çfarë do të thotë “prind digjital” na shpjegoi përsëri Evelina Lafçijska:

Prindërit digjitalë janë të gjithë prindërit, që e kanë lumturinë apo fatkeqësinë të jetojnë në shekullin e 21-rë. Sot ata nuk mund të shfrytëzojnë përvojën e prindërve të tyre, nganjëherë nuk kanë përvojë me ambientin digjital dhe sfidat janë të mëdha edhe për ata me kompetenca të mira teknike. Sepse interneti ka kohë që nuk është vetëm një platformë teknike, por është një platformë interaktive sociale. Nga ana e tyre fëmijët komunikojnë me një numër të madh njerëzish qysh nga lindja e tyre – ata janë të pranishëm në Facebook, Viber, Skype dhe në rrjetet e tjera sociale.”

Sipas psikologes Evelina Lafçijska prindërit digjital kudo në botë po ndodhen para domosdoshmërisë për t’u ofruar ndihmë fëmijëve e tyre në zhvillimin e aftësive komunikatave online dhe të orientimit të mirë në “detin” e të dhënave.

Për shembull, janë shumë rastet, kur fëmijët gjejnë në internet informacion të rremë apo shokues – fotografi apo poste të llojit “në qoftë se nuk e shpërndash, do të të vdesë nëna!”. Kjo është shumë shokuese, sidomos për fëmijët në moshë deri më 10 vjeç, të cilët e pranojnë botën fjalë për fjalë dhe nuk mund ta dallojë gënjeshtrën nga e vërteta. Ata nuk mund të kuptojnë kush e ka shkruar këtë dhe pse. Në raste të tilla detyrimisht i rekomandojmë programet për kontroll, sepse ato mund ta kufizojnë përmbajtjen dhe  kohën, në të cilën përdoret interneti. Më shumë janë prindërit, të cilët përdorin programe të tilla, mirëpo numri i tyre akoma nuk është mjaft i lartë” – mendon psikologja.

Për sa u përket fëmijëve më të mëdhenj – sfida për prindërit është që të krijojnë në familjet e tyre marrëdhënie mjaft të hapura, kështu që fëmijët të ndihen të lirë të flasin për aktivitetet e tyre online. Një studim nga viti 2016 tregon se gjysmë e fëmijëve në Bullgari nuk diskutojnë me të afërmit e tyre gjërat që i shqetësojnë në internet.

Natyrisht fëmijët përgjigjen se më parë kërkojnë ndihmën e nënës, pastaj atë të shokëve dhe më në fund atë të babait. Dhe shokët në të vërtetë janë një burim i besueshëm i informacionit. Nga njëra anë kjo gjë është e mirë, por nga ana tjetër nuk është mjaft e dobishme, sepse fëmijët nuk kanë mjaft përvojë dhe kompetenca sociale dhe kjo mund t’i vendosë në një situatë të rrezikshme. Për shembull, ata nuk dinë si të reagojnë në situatën e ngacmimitt online” – szhpjegoi Evelina Lafçijska dhe këshilloi në raste të tilla “menjëherë të ndërpritet komunikacioni, historia e tij të rruhet dhe profili nga vjen ngacmimi të bllokohet. Po të ketë nevojë mund të kërkohet ndihmë në savenet.bg apo nga skautët kibernetikë.”

Në kuadrin e nismës së Qendrës për Internet të Parrezikshëm dhe të Asociacionit “Prindërit” në Bullgari tashmë ka më se 200 skautë kibernetikë, të cilët kanë marrë një trajnim të posaçëm – ata janë fëmijë nga vendbanime të ndryshme në shtet, të cilët mund të ndihmojnë moshatarët e tyre po të ketë nevojë. Shpesh skautët kibernetikë organizojnë iniciativa të ndryshme, shpërndarin informacion për rreziqet në rrjetet sociale dhe për mënyrat më të mira për reagim. Çdo vit skautët kibernetikë më aktivë marrin njohje në Ditën e Internetit të Parrezikshëm – të martën e dytë të muajit shkurt.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD
Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD