Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le ta shpëtojmë shkollën në fshatin Hvojna

БНР Новини

Një vajzë kozmopolite u kthye në fshatin e gjyshërve të saj që të shpëtojë shkollën, ku kanë qenë mësues gjatë zgjedhës turke dhe në vitet pas Çlirimit dy prej stërgjyshërve të saj. Dhe me entuziazmin e saj ajo arriti të “zgjojë” banorët e fshatit, duke i bërë për t’i harruar për një çast problemet e tyre.

Снимка

Kristiana Brënzallova bën studime në degën e dizajnit të arkitekturës në politeknikë në Milano, por ka vendosur që në punën e saj të diplomës të tregojë për fshatin Hvojna në malet Rodope, jo vetëm sepse rrënjat e fisit të saj të madh janë atje, por sepse ka dëshirë të gjallërojë fshatin, nëpërmjet diturive të saj të grumbulluara në universitet. Në qendër të studimit të saj është shkolla e vjetër “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, gjë për të cilën ka filluar të grumbullojë historitë e njerëzve, fotografitë dhe dokumentet e arkivit.

Снимка

Gjithçka ka filluar në një shkollë bullgare të ndërtuar në vitin 1857 me materialet ndërtimore që kanë mbetur nga kisha “Shën Profeti Ilia”, ku tre vjet më vonë u regjistruan nxënësit e parë – na tregon vajza. – Së shpejti u regjistruan akoma fëmijë dhe gjatë vitit 1897 u ndërtua akoma një godinë e quajtur nga vendasit “shkolla e verdhë”. Mirëpo, pas shpërthimit të Luftës Ballkanike shkolla duhej të shpresonte vetëm te mjetet bashkiake dhe zhvillimi i tij u pezullua. Më vonë, kur fshati përsëri filloi të zgjerohet, u ndërtua edhe shkolla e tretë. Kështu gjatë vitit 1945 fëmijët e klasës së shtatë dispononin tri godina shkollore.” 

Снимка

Mirëpo, në shekullin e sotëm dhomat e mësimit janë të zbrazëta, sepse fëmijët e pakta në fshat nuk mësojnë atje. Shkolla, që ka arritur të ruhet gjatë zgjedhës turke, urisë dhe luftërave, sot ngjan gjithnjë e më shume me një mbeturinë fantazme, me dritaret e thyera, çatitë e prishura dhe dhomat e grabitura nga vandalët. Në dysheme, nën sasitë e librave dhe fletoreve, vajza ka gjetur librezën e punës të mësuesit, i cili dikur i ka mësuar fëmijët me këngë dhe njerëzit e plakur në Hvojna ende e mbajnë mend.

Снимка

Fshati është themeluar rreth një dëllinje të vjetër dhe çezmës pranë saj me emrin Varada, e cila rrjedh edhe sot e kësaj dite – na tregon Kristiana. – Njerëzit nga fshatrat e afërta kanë ardhur që të marrin ujë nga çezma dhe një ditë kanë marrë vendim që të mbeten në këtë vend. Unë madje gjeta fotografi me shtëpitë e para të banorëve. Sa i përket “shkollës së verdhë”, ndërtimi i saj është rrjedhojë e vullnetit të njerëzve. Çdonjëri në fshat ka ndihmuar, madje vetë nxënësit bashkë me mësuesit kanë sjellë rërë nga lumi. Në fotografi shihen fëmijët e zbathura. Dëshira e vogëlushëve për të mësuar ka qenë shumë e madhe dhe të gjithë ata kanë marrë përkrahjen e prindërve të tyre.”

Mësuesi Ivan Brënzallov bashkë me nxënësit e tij më 1 qershor 1932

Dhe derisa atëherë ka fituar vullneti për dituri, sot këto godina me vlerë të madhe arkitekturore janë braktisur nga shteti, gjë që në Itali nuk mund të ndodhë, thotë studentja në degën arkitekturës atje.

Снимка

Pasi një godinë mbush 100 vjet ajo menjëherë shkruhet në regjistrin e monumenteve të kulturës, madje të mos ketë vlerë arkitekturore. Derisa te ne kjo ndodh shumë rrallë. Tani ato mund të asgjësohen, ndryshohen në mënyra më të ndryshme, pa pasoja, kurse në Itali kjo nuk është lejuar. Ka dy shembuj shumë të mirë në këtë drejtim – bëhet fjalë për koloninë e rinisë së Hitlerit në Rovenjo dhe për një kishë të vjetër në Ravena. Megjithëse në koloni kanë vdekur rreth 200 veta, shteti ka kërkuar mjete për ta shpëtuar godinën. Nga kisha kanë mbetur vetëm muret, por ato janë përdorur në ndërtimin e dyqanit të një marke të njohur rrobash dhe në këtë mënyrë godina është ruajtur, megjithëse është ndryshuar funksionimi saj, gjë që mund të ndodhte edhe me shkollën në fshatin Hvojna."

Снимка

Pasi mbërriti në fshat Kristiana çdo ditë e lexon arkivin shtetëror në Smoljan, e higjienizon shkollën bashkë me vendasit, komunikon me ta, grumbullon kujtime. Vajza po përgatit gjithashtu tubimin më 18 dhe 19 gusht me moton profetike “Guri mbi gurë do të mbetet”, në të cilin do të bashkojë dy pasionet e saj – arkitekturën dhe folklorin. Ajo organizon ekspozita bamirëse me materialet arkivore, koncerte të klubit vendas “Zharava” /“Thëngjilli i ndezur”/ dhe të grupit për valle popullore “Nashenci” /“Tanët”/ nga Milanoja, një garë kulinare për gjellën më të shijshme të Rodopeve. Ideja është që të grumbullojë mjete për meremetimin e shkollës në Hvonja dhe ajo të ringjallet përsëri. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Projekti “Hvojna”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD