Shumë favorizues për fillimin e saj si këngëtare akoma si e vogël është mjedisi familjar në fshatin e saj të lindjes Ljulin- rrethi i Jambolit. Ajo rritet mes këngëve të kënduara nëpër tubime, dasmat, netët e dimrit, puna e shtëpisë, kur këndon bashkë me nënën e saj. Mezi 14 vjeçe/gjatë vitit 1936/ gjatë periudhës së festës fshatare Spasovden, me interpretimin e vet ajo e mahnit njërin nga miqtë e tubimit –vëlla i klarinetistit të njohur Ramadan Llollov. Pason një ftesë për incizime në firmën incizuese “Arfa”, më vonë në “Simonavia”, “Radioprom”. Ky shpim në tregun muzikor i sjellë Vëllkana Stojanovës një popullaritet mes adhuruesve të këngëve trakase. Nuk vonojnë dhe interpretimet përpara publikut nëpër festat nëpër fshat. Maja kulmore e të kënduarit për këngëtaren e madhe , tanimë në karrierën profesionale është kur fiton konkursin për grumbullimin e këngëtareve në ansamblin e sapoformuar për këngë dhe valle popullore gjatë vitit 1951 në Sofje. Ajo është e pranuar e para mes 430 kandidatët e paraqitur për grupin koral. Personalisht Filip Kutevi është i mahnitur nga talenti i saj, dhe shumë shpesh i jep interpretime solo në partiturat korale, po kështu pjesëmarrje individuale nën shoqërimin e fyelltarit të madh Nikolla Gançev, të përfshira në turnetë e koncerteve të ansamblit tek ne dhe nëpër botë. Vëllkana Stojanova e transmeton përvojën e vet prej këngëtareje nxënësve nga Shkolla Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në qytetin Kotell, ku është e ftuar për pedagoge. Nxënës të saj janë këngëtarë të njohur si Binka Dobreva, Cvetanka Varimezova, Desisllava Doneva, Maria Koleva, Stojan Varnaliev dhe shumë të tjerë. Që nga viti 1995 në qytetin Strallxha zhvillohet konkursi “Me këngët e këngëtares Vëllkana Stojanova”-një farë starti për talentet e rinj të trakisë. Gjatë vitit 2015 është krijuar fondacioni “Vëllkana Stojanova”. Është botuar libër me tekste me fjalë dhe me nota për talentet e rinj nga kjo krahinë. Gjatë vitit 2015 është krijuar fondacioni “Vëllkana Stojanova”. Është botuar libër me tekste me fjalë dhe me nota të këngëve të saj më të njohura-një ndihmesë e shkëlqyer për trashëgimtarët dhe pasuesit e saj.
Gjatë vitit 2017 shënojmë 95 vjet nga lindja e Vëllkana Stojanovës. Kujtimet e veta i tregon adhuruesi i saj i madh dhe mik i ngushtë, njohësi i madh i muzikës së Trakisë Todor Todorov:
“Ajo qe e njohur përveç nga folkloristët tanë, specialistë, por dhe nga kolegët saj. Ka qenë shpesh soliste e ansamblit “Filip Kutev”. Bile shumë këngëtarë kanë mbetur në hijen e saj , pohonte Vëllkana. Për mua ajo është një kolos, prima e muzikës tonë popullore. Mund të citoj mendime të kolegëve të saj. Për shembull këngëtari legjendë trakas Jovço Karaivanov tregonte:”Qesh rreth 10 vjeç kur e dëgjova me këngën “Dimitër tvari gemija” /Dhimitri ngarkon gjemitë/ dhe që atëherë kam ethe dhe dridhje dhe këto ethe do ti kem dhe në botën tjetër”. Ja dhe fjalët e këngëtares së madhe nga veriu Verka Siderova: “Në Egjipt ka piramida, kurse “piramidat” tona janë folklori ton. Vëllkana është në majën e piramidave, kurse ne jemi nën të. “Verka më ka thënë se ka mësuar interpretim vokal prej saj si dhe sjellje skenike. Nedjallka Keranova , një këngëtare tjetër e madhe, tha në një festë: “Këtu ka grua, së cilës ne që të gjithë duhet ti puthim dorën, sepse ajo meriton një respekt të madh. Ajo është nëna e këngës popullore-Vëllkana Stojanova”. Kurse këngëtarja Nadka Karyxhova e quante doajeni i muzikës popullore bullgare . Vëllkana e dinte çmimin, ajo qe shumë precize në interpretimet e saj, por qe dhe shumë kritike ndaj vetes së vet. Në ditëlindjen e vet të 70 gjatë vitit 1992 ajo doli të këndojë, kurse një kamera e fotografonte dhe incizonte. Kur i lëshova videon , ajo më tha: “Më shumë të mos më lesh të hip në skenë”. Kur dëgjoj vibraton e vet të vonuar, si prej një pllake të vjetër gramafoni, më shumë me të vërtetë ajo nuk deshi të këndojë. Qe shumë kërkuese dhe ndaj nxënësve të vet. Si mësuese në Kotell i është përmbajtur rreptësisht dhe gjësë më të vogël në këngë. Ajo mbante shumë për një nga nxënëset e saj më të mira-Desisllava. “Kjo është nxënësja ime, e cila do të më zëvendësojë”-thoshte ajo. I jepte këshilla të shumta, por qe shumë e hidhëruar kur Desisllava shkoj në folklorin-pop. Ajo fitoj dekoratën e parë në konkursin “Me këngët e Vëllkana Stojanovës”. Kur Desisllava doli të këndojë këngën “Zhenalla djyllber Jana”-/ka korrur dylber Jana/ një nga këngët emblematike të Vëllkanës, këngëtarja e madhe shkoi tek ajo kurse Desi i puthi dorën dhe vazhdoj të këndojë. Ka shumë momente të tilla emociononte. Për Vëllkana Stojanovën do të flitet derisa do të ketë folklor bullgar dhe derisa të ketë Bullgari.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaMe rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..