Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet në industrinë e armëve në sfondin e rezultateve financiare

БНР Новини
Foto: BTA

Rreth 1000 punonjës në një prej shoqërive më të mëdha të armëve në Bullgari “Emko” protestuan para një dite kundër ngrirjes së licencës së saj tregtare, të imponuar nga Këshilli Ndërdikasterial i Industrisë Mbrojtëse dhe Sigurimit të Furnizimeve. Shqetësimi më i madh i protestuesve është që të mos e humbasin punën e tyre, por Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov siguroi publikisht se ndërmarrja do të vazhdojë të punojë pas zgjidhjes së disa problemeve teknologjike në prodhim. Probleme të tilla në të vërtetë ka, këtë e ripohojnë si punonjësit, ashtu dhe drejtoria e shoqërisë. Emocione të tilla kishte para pak kohe në një shoqëri tjetër për prodhim armësh – “Dunarit”, që sot punon me sukses. Ngjashmëri mes dy rasteve ka jo vetëm në formën dhe motivacionin e protestave, por edhe në pronësi – edhe të dyja shoqëritë disponojnë uzina të privatizuara me pronë private dhe i lidh një skemë të vështirë transferimi, ose prova për transferimin e pronës së shoqërisë së parë në atë të dytë. Lidhur me këtë në hapësirën e mediave përhapen dyshime për korrupsion, ose ndonjë lloje mashtrimi.

Duke pasur parasysh specifikën tregtare dhe atë të prodhimit në sektorin e industrisë së armëve, organet shtetërore nuk flasin shumë për këtë çështje. Siç duket, nuk bëhet fjalë vetëm për probleme teknologjike në prodhim. Në një koment para Radios Kombëtare Bullgare për këtë bëri aluzion edhe lideri sindikal i Konfederatës së Punës “Podkrepa”, duke shënuar se aktualisht autoritet kompetente bëjnë përpjekje të mëdha që të mbetet biznesi me armët në sferën e kontrollit shtetëror. Ky kontroll është me rëndësi shumë të madhe jo vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për shkaqe politike. Këtë e ripohojnë edhe spekulimet dhe akuzat e shpeshta për furnizimin e parregulluar të produkteve të posaçme në tregjet e ndjeshme. Deri në ditën e djeshme, duke dhënë sqarime për situatën në “Emko”, Ministri i Ekonomisë nuk harroi të përgënjeshtrojë përsëri pohimet se xhihadistët në Siri e kanë goditur qytetin Alepo me raketa nga uzinat e Vazovit për prodhim makinash – Sopot.

Bën përshtypje se po vëzhgojmë probleme në industrinë e armëve në një moment, kur pas një amullie të vazhdueshëm ajo u gjallërua. Sipas të dhënave zyrtare vlera e përgjithshme e prodhimit në industrinë ushtarake bullgare para tre vitesh kapte shumën prej 200 mln eurosh, kurse gjatë vitit 2015 arriti 645 mln euro. Nuk ka të dhëna zyrtare për vitin 2016, por supozohet se bëhet fjalë për rreth 1 mlrd dollarë. Ndërmarrjet ushtarake shtetërore gjatë gjashtë muajve të parë të vitit vazhdojnë të përmirësojnë rezultatet e tyre financiare dhe të rritin numrin e të punësuarve në prodhim. Në të vërtetë ky efekt është rrjedhim i konflikteve ushtarake dhe i riarmatosjes në regjionet e ndjeshme, ndër të cilat janë Lindja e Mesme, India, Afrika Veriore, por marrëveshjet kontrollohen rreptas nga Këshilli Ndërdikasterial i Industrisë Mbrojtëse dhe Sigurimit të Furnizimeve, kurse për shtetet, ku ka konflikt nuk ka furnizime armësh. Nëse do të jetë kështu edhe në të ardhmen, të paktën në këtë etapë në Bullgari kjo mund të garantohet vetëm nga shteti.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD