Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E ardhmja dhe antikiteti hasen në Festivalin e Filmave Dron Up në qytetin Pllovdiv

БНР Новини

Stadiumi Romak në qendrën e qytetit Pllovdiv do të shndërrohet në një arenë, si të thuash, të betejave të rënda. Pikërisht aty do të takohen autorët e filmave më të mirë me metrazh të shkurtër të xhiruara me dron. Të gjithë ata do të rivalizojnë në edicionin e dytë të veprimtarisë DroneUp International Film Festival. Njeri prej organizatorëve të festivalit Petjo Petkov shpjegon:

Dëshira jonë është që në kuadrin e festivalit të prezantohen filmat më të mirë të xhiruar me dron nga mbarë bota. E bëjmë këtë me arsyen, që publiku bullgar t’i kënaqet kësaj gjinie krejt të re në artin kinematografik. Ata filma ofrojnë një këndvështrim tjetër ndaj botës dhe së përditshmes sonë.

СнимкаIdeja për këtë festival lindi në vitin 2015. Në atë kohë kishte mezi nja 5-6 veprimtari të këtij lloji. Mirëpo, Petjo Petkov është i bindur, se:

Festivali në Pllovdiv është i pari i këtij lloji, sepse ai dallohet nga të tjerët. Ky nuk është festivali tipik organizuar në sallë për një auditor të specializuar. Ideja është që publiku të haset me artin në rrugë dhe prandaj aktiviteti organizohet në Stadiumin Romak në qytetin Pllovdiv. Edhe hyrja është falas për të gjithë.”

Organizatorët janë të frymëzuar nga suksesi i edicionit të parë të festivalit vjet, kur filmat projektoheshin para një auditor shumëmijësh. Pikërisht kjo iu dha atyre forcë të vazhdojnë përpara. Ekipi i festivalit është ndërkombëtar dhe është i bazuar në Kopenhagë.

Ne jemi një ekip prej shtatë vetash, me banim në Danimarkë – vazhdon Petjo Petkovi. – Kemi interes jo aq ndaj dronëve, se sa ndaj organizimit të veprimtarive në kuadrin e të cilave publiku dhe arti hasen. Është e domosdoshme edhe një çik kokëfortësia, sepse organizimi i një aktivitet 2 mijë kilometra larg vendbanimit nuk është një punë e lehtë. Mirëpo, përballojmë të gjitha vështirësitë dhe gëzohemi shumë se do të bëjmë prapë. Besojmë, se kjo është një veprimtari me potencial të madh, e cila siguron një mundësi që bota të shihet nga kënde të ndryshme.”

Sipas rregullores për pjesëmarrje filmat janë me metrazh të shkurtër jo më gjatë se sa 6 minuta. Filmat bullgarë janë shtatë në tri kategori të ndryshme.

Më 25 dhe 26 gusht nga ora 20 do të shpallen finalistët e festivalit të caktuar nga një juria ndërkombëtare. U paraqitën për pjesëmarrje afro 80 filma nga përafërsisht 30 shtete. Mirëpo, në Stadiumin Romak do të shfaqen vetëm 35 prej filmave në gjashtë kategori: Natyra, Qytete, Ekstreme, Tregime dhe Historia, Udhëtime dhe ka një kategori speciale – Bullgaria. Sivjet festivali do të vazhdojë një ditë më shumë. Kështu më 26 dhe 27 gusht të pranishmit do të kenë mundësi që vet të njihen me punën që realizohet me dronët. Kështu në Stadiumin Romak do të hasen e kaluara dhe e ardhmja.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: DroneUp International Film Festival



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD