Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Austria bëri thirrje për aderimin e shpejtë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian

Fotografi: BGNES

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc bëri thirrje për aderimin e shpejtë të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE. Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Handelsblatt” Kurc nënvizoi se vetëm integrimi evropian mund ta ndalojë ndikimin e forcuar të Turqisë dhe të Arabisë Saudite në këtë regjion. Sipas fjalëve të tij, sfidat si Brexit, kriza e migrantëve dhe terrorizmi islamik nuk duhet ta shtyjnë Ballkanin Perëndimor nga fokusi i Brukselit. “Bëhet fjalë për një regjion me shtete të reja, të cilat kanë probleme të ndryshme etnike mes tyre. BE-ja duhet t’i ndihmojë në luftimin e tyre kundër radikalizimit”, ngul këmbë Ministri austriak i Punëve të Jashtme. Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor u shpall nga Bullgaria si prioritet i kryesisë së saj të Këshillit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2018.


Serbia dhe Maqedonia u morën vesh dhe do t’i ruajnë marrëdhëniet e tyre miqësore

Fotografi: BGNES

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shqyrtuan rrethanat e reja në marrëdhëniet dypalëshe, bëri të ditur gazeta serbe BLIC. Megjithë dallimet politike, ata të dy kanë arritur konsensus për ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore. Para disa ditësh Beogradi tërhoqi për konsultime të ngutshme personelin e Ambasadës në Shkup me motivin – veprimtari spiune kundër institucioneve serbe. Pala maqedonase e refuzoi kategorikisht akuzën. Mediat maqedonase vunë në dukje se reaksioni i Beogradit është provokuar nga qëllimet e kabinetit të Zaevit për ta përkrahur aderimin e Kosovës në Unesko.


Erdogan shprehu shqetësimin e vet për shkak të furnizimeve të armës amerikane për luftëtarët kurdë sirianë

Fotografi: BGNES

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu para Ministrit të Mbrojtjes të SHBA-së Xhejms Matis shqetësimin e Turqisë për shkak të furnizimeve të armës amerikane për Forcat Kurde Siriane për mbrojtjen e popullit në kuadrin e luftës kundër “Shtetit Islamik”. Në një deklaratë të përhapur pas takimeve mes Matisit dhe përfaqësuesve turq, thuhet se të dyja palat kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së tërësisë territoriale të Sirisë dhe të Irakut. Ankaraja dhe Uashingtoni bënë të ditur se janë kundër zhvillimit të referendumit për pavarësinë e Kurdistanit Irakian, i cili duhet të mbahet më 25 shtator.


Refugjatët në Greqi bëhen fermerë

Fotografi: BGNES

Fluksi i migrantëve drejt ishujve grekë po vazhdon. Çdo ditë zhvillohen nja disa operacione shpëtimtare nga autoritetet kufitare greke dhe nga forcat e agjencisë evropiane Fronteks. Ata që mbërrijnë mbeten në ishuj deri në shqyrtimin e kërkesës së tyre për strehim, por procedura vazhdon pothuaj një vit. Kampet e vendosjes nuk i përgjigjen numrit të të vendosurve. Në ishullin Samos kampi është për 700 veta, kurse atje banojnë mbi 2 mijë. Migrantët, të cilët marrin refuzim për strehim, fshihen nga autoritetet, që të mos kthehen në Turqi. Ata përpiqen të largohen nga Greqia me dokumente të falsifikuara, duke u paguar trafikantëve 2000 euro. Që të tërheqin një pjesë të refugjatëve me lejë për qëndrim, autoritetet greke u propozojnë atyre falas troje bujqësore. Firmat private, të cilët emërojnë refugjatë, gjithashtu marrin lehtësime tatimore, bëri të ditur korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Greqi Katja Peeva.


Roja rumune e brigjeve ka ndaluar një anije me 70 migrantë në Detin e Zi

Fotografi: yahoo.com

Roja rumune e brigjeve ka ndaluar një anije me 70 migrantë me origjinë siriane dhe irakiane, ndër të cilët 23 fëmijë, në Detin e Zi afër portit Mangalia. Në fund të javës së kaluar roja rumune e brigjeve kapi një jaht me flamur turk, me 69 migrantë ilegalë nga Iraku përsëri në rajonin e portit Mangalia në Detin e Zi. Mediat rumune supozuan se Deti i Zi bëhet një itinerar alternativ i trafikantëve të refugjatëve drejt Evropës.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD