Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosica Ivanova nga “Master Shefi” jeton ndër kaproj dhe ofron gjellë të dobishme për shëndetin

БНР Новини

“Bota është plotë rruga interesante. Thjeshtë dil jashtë!” me këtë filozofi të thjeshtë Rosica Ivanova e braktisi jetën e vet të rregulluar në qytet, që të shkojë në natyrë, ku është parajsa e humbur.

Pjatat e saj të dekoruara me fines e bënë të njohur në shoun televizive “Master Shefi”, kurse vetëm një copë gjalpë u bë shkaku që ajo të mos fitojë çmimin e madh prej 100 mijë levash. Mirëpo, sot Rosicës nuk i vjen keq për shansin e humbur dhe thotë me buzëqeshje se përbërësja më e rëndësishme është “dashuria”.

Në moshën 25 vjeçe ajo ka gjithçka – arsim prestigjioz në lëmin e politologjisë, një punë shumë të mirë si specialiste në sferën e teknologjive të larta, banesë të bukur në qendër të Sofjes. Dhe megjithatë ajo vendosi ta braktisë jetën e saj të deritanishme dhe të vendoset në një fermë organike afër Sopotit. Në mal më parë e pushtoi mirësia e njerëzve, të cilët gjithmonë të përshëndesin me “mirëmëngjes” dhe “mirupafshim”, madje të mos njiheni njëri tjetrin. Kurse një vit më vonë Rosi e përgënjeshtroi mitin se jeta në fshat është e mërzitshme, duke thënë: “A mund të përfytyroni se çfarë është ndjenja kur pasi zgjoheni e ndieni aromën e kamomilit dhe të blirit, shikoni në oborr drerë, kaproj, lepuj, qenë, mace dhe shumë bukuri të tjera, kurse në mëngjes në vend që të presësh në veturë në trafikun e dendur, e pi kafen në kopsht?

Снимка

Ajo kujdeset për produktet e freskëta në fermë dhe koordinon punën e saj me agronomët dhe blegtorët. Puna e saj kryesore është në një kompleks në Sopot, si kryekuzhiniere. Ushqimi i përgatitur nga ajo është i shëndetshëm, kurse dituritë e saj publikohen në një blog kulinar.

Në kompleks ofrojmë ushqim të pastër dhe të shëndetshëm, sepse jemi të sigurt për prejardhjen e ushqimit – na tregon Rosica Ivanova. Kjo për të cilën krenohem më shumë është se produktet janë vendase, domethënë nuk ka djathë nga Franca, peshk nga Oqeani Atlantik dhe gjithçka ndodhet në një radius prej 30 kilometrash. Mirëpo, recetat janë të modernizuara dhe ushqimi përgatitet kështu qe perimet e fermës t’i ofrojmë më tepër të konservuara në marinadë dhe jo t’i përpunojmë me temperatura shumë të larta, përdorim vaj kokosi , nuk i tiganisim produktet, ato përpunohen me avull, ose i pjekim kështu qe të ruajmë sa më shumë përbërjet e tyre të dobishme.

Снимка

Përveç se kujdeset për cilësinë e produkteve, për Rosin është me rëndësi se sa ato do të ofrohen në pjatë. Prandaj ajo e quan veten estet – kulinar.

Ushqimi i ofruar në pjatë në një mënyrë të bukur është gjëja e parë që bën përshtypje, është e bindur ajo. Ne përpiqemi të ushqehemi gjithashtu me sytë tanë, prandaj për mendimin tim çdo një pjatë duhet të na rikujtojë për një vepër arti, madje të hamë diçka më të thjeshtë, si speca të mbushura për shembull – në qoftë se janë ofruar bukur, ata shndërrohen në një ushqim të shijshëm bullgar.”

Снимка

Nën tingujt e xhazit dhe me një gotë me verë – këto janë kushtet ideale, që të kemi gjellën e përsosur, është e mendimit Rosi, e cila e ka zbuluar talentin e saj kulinar shumë herët.

Isha shumë e vogël, kur kuptova se mund të gatuaj. Banesa ime ishte shumë afër shkollës dhe kur isha në moshën 14-15 vjeçe, në pushimin më të madh midis orëve në shkollë vrapoja deri në shtëpi, që të gatuajë diçka shpejt – ndonjë ëmbëlsirë, ose diçka tjetër. Në atë kohë fillova të përgatisja meny më serioze – për shembull gjellët për Krishtlindjet. Ju e dini se sa rëndësishëm është për zonjën e shtëpisë për ta radhitur tryezën dhe kur me këtë është angazhuar një vajzë e vogël ajo e zbaton këtë detyrë shumë seriozisht. Sigurisht që në fillim më lavdëronin, por ka pasur edhe kritikë konstruktive. Kështu që si e vogël kuptova se jam shumë e mirë në kulinari, por kurrë nuk kam menduar se do të punojë në këtë sferë.

Снимка

СнимкаPara pak kohe Rosi mori edhe një diplomë – nga universiteti i parë italian i akullnajës në Bolonjë dhe u kthye me një makinë për “gelato”. Akullorja që ajo ofron tërë verën është me boronica, mjedra dhe manaferra nga mali Stara Pllanina, si dhe me qumësht nga ferma. Aktualisht ajo e sprovon edhe qëndrueshmërinë e saj. “Kur një njeri deklaron “nuk mundem”, atëherë unë them “po mundem” dhe kërkoj të bëj sa më shumë gjëra”, thotë Rosi. Ajo dëshiron gjithnjë e më shumë pasi zgjohet në mëngjes të ndihet e kënaqur për ditën e kaluar dhe ta mbarojë ditën me miqtë e saj dhe me shumë buzëqeshje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD