Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me këngë lavdërohen heronjtë e Epopesë së Ilindenit në rajonin Petrova Niva

Për banorët e malit Stranxha rajoni Petrova Niva (Lëndina Petrova) është një tokë e shenjtë. Aty në vitin 1903 u zhvillua një kongres me pjesëmarrjen e anëtarëve të Organizatës Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë. U miratua vendim për shpalljen e një kryengritjeje, e cila u shpërthye më 6 gusht – Ditën e Shpërfytyrimit të Krishtit. Për heroizmin e udhëheqësve Mihaill Gerxhikov, kapitenit Stamat Ikonomov, Llazar Maxharov, Georgi Kondollov, për të gjithë kryengritësit, banorët mirënjohës të Stranxhës tregojnë në këngë. Vetëm për disa ditë Stranxha u çlirua dhe u shpall Republika e Stranxhës. Mirëpo, lufta e heronjëve u shua me mizori të përgjakëshme.

Edhe më sot pasardhësit shfaqin respektin e tyre me një tubim përkujtimor çdo gushti në zonën Petrova Niva në malin Stranxha. Aty ngrihet një Monument i Revolucionarëve të cilët sakrifikuan jetën në këtë betejë, u ndërtua një Kishë Eshtërore “Shën Petka” dhe u rregullua një ekspozitë muzeore me eksponate dhe fotografi nga Luftërat Çlirimtare të Bullgarëve nga Trakia dhe Maqedonia. Më 19 gusht të këtij viti u shënua solemnisht përvjetori i 114-të i Kryengritjes së Ilindenit në Lëndinën Petrova. Që të përulen para sakrificës së paraardhësve erdhën mijëra njerëz. Ndër të pranishmit ishte edhe presidenti Rumen Radev, nën kujdestarin e të cilit zhvillohen kremtimet. Në lidhje me këtë datë përkujtimore u organizua edhe Konkursi Folklorik “Me këngën e Manoll Mihajllovit”.

Manoll Mihajllovi është një këngëtar i njohur i krahinës së malit Stranxha. Lindi në fshatin Gramtikova. Kënga e vendlindjes pa u ndërprerë ishte shoqëruesi i jetës së tij. Vet ai kreu një punë të gjerë kërkimore lidhur me traditat dhe ritet tradicionale të krahinës së Stranxhës. Fryt i këtyre studimeve është libri i tij “Kënga Folklorike e Stranxhës”. Incizimet e këngëtarit në Radion Kombëtare Bullgare janë më se 550. Vet ai pranon: “Popullaritetin e fitova në sajë të këngëve nga repertori im, të cilat transmetoheshin në radio. Pjesa dërmuese prej tyre i është kushtuar Kryengritjes së Ilindenit." Që këtu lindi edhe ideja në programin e Tubimit “Lëndina Petrova” të përfshihet edhe Konkursi “Me këngët e Manoll Mihajllovit” . Organizatori i kësaj feste muzikore është këngëtari i ri i krahinës Stranxha Kostadin Mihajllov. Për edicionin e parë të konkursit vet ai tha:

Gëzohem, se jo vetëm që organizuam, por edhe realizuam një ëndërr – konkursin “Me këngët e Manoll Mihajllovit”. Pjesëmarrësja më e vogël ishte nga qyteti Burgas. Kjo ishte 6-vjeçarja Marija Panajotova. Këngëtari më i moshuar, që u prezantua, ishte 78 vjeçar. Për ne – brezi i ri muzikor, Manoll Mihajllovi është një vojvode. Ai interpretoi kaq shumë këngë për hajdutë, komitë, kështu që ishte e domosdoshme që të organizohet një konkurs i tillë. Shpresoj, se që këtu e tutje shumë vite me radhë do të realizojmë këtë konkurs.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Athanasit (Athanasovden) - midis krishterimit, riteve dhe besimeve

Dita e Athanasit, e quajtur edhe "mesdimri" në kalendarin popullor bullgar, është një festë në të cilën Kisha Ortodokse dhe traditat tona folklorike nderojnë Shën Athanasin e Madh – kryepeshkop të Aleksandrisë dhe luftëtarit kundër Arianizmit - një..

botuar më 25-01-18 5.55.PD

Një tempull i ri pranë Sandanskit mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Athanasi i Madh

E vetmja kishëz në vend që mban emrat e shenjtorëve Andoni dhe Thanasi dhe shenjtërimi i saj do të bëhet nga Hirësia e Tij Mitropoliti i Nevrokopit Serafim, raporton Andon Kotev - një nga iniciatorët e idesë për ndërtimin e tempullit. Ai tha për..

botuar më 25-01-17 7.20.PD

Delegatët e UNESCO-s do të vizitojnë Kishën e Bojanës

Kisha e Bojanës do të jetë një qendër tërheqëse për delegatët e sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ,  të cilët do të mblidhen në Sofje në korrik të këtij viti. Kisha “Shën Nikolla dhe “Shën Pantelejmoni” është një nga..

botuar më 25-01-12 8.35.PD