Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihmo një njeri në nevojë dhe rizbulo veten tënde

БНР Новини

Po vjen fundi i pushimeve të fëmijëve dhe pas pak kohe ata përsëri do ta dëgjojnë zilen e shkollës. Ata do të hyjnë në klasë dhe do t’i tregojnë njëri-tjetrit për përjetimet e tyre verore. Dhe në se për disa nga fëmijët zakonisht pushimet janë plot me udhëtime dhe argëtime, për të tjerët ato janë kohë, në të cilën punojnë dhe ndihmojnë në shtëpi. Në vendbanimet e vogla, larg zhurmës së qytetit të madh, jeta ka një ritëm të veçantë. Fushata “Vera argëtuese, vjeshta e kujdesshme” zhvillohet pikërisht në fshatra dhe qyteza të tilla dhe i ndihmon fëmijët të fillojnë të besojnë në veten dhe të kënaqen më shumë me veten e tyre. Më shumë për të na tregon koordinatorja e nismës Ana Millanova nga fondacioni BCause:

Снимка

Kjo është një iniciativë, të cilën e zhvillojmë për herë të tretë. Pak nga pak përmasat e saj bëhen më të mëdha dhe në të përfshihen më shumë shkolla dhe vendbanime. Punojmë me nxënës dhe të rritur nga rajonet, ku prodhohet duhani (zakonisht ato janë vendet më të varfra në shtet). Sivjet u përfshinë dhe ndërmarrës të rinj, të cilët kanë ide dhe kërkojnë mundësi për realizimin e tyre. Organizuam akademi verore, në të cilat fëmijët patën mundësi të mësojnë duke luajtur – kështu ata më lehtë mësojnë për veten e tyre dhe për marrëdhëniet me të tjerët. Mjedisi gjithashtu ishte në fokusin e aktiviteteve – bëmë kështu që ato të jenë interesante dhe të dobishme.”

Снимка

Nga fillimi i korrikut deri tani akademitë verore u vizituan nga më se 600 fëmijë nga qarqet e qyteteve Bllagoevgrad, Silistra, Kërxhali, Haskovo. Sivjet ato zhvillohen me moto “Super-heronjtë pushojnë”.  Fëmijët ndahen në skuadra dhe secili e ka detyrën e vet – të pastrojë oborrin e shkollës, të ngjyrosë stolat dhe luhatëset në park, të mbjellë lule. Kështu, me përpjekjet e përbashkëta ata kontribuojnë për një ambient më të pastër dhe më të bukur.

Снимка

Sivjet për herë të parë organizatorët angazhohen të ndihmojnë sipërmarrësit e rinj, të cilët sapo fillojnë biznes të vet. Gjatë shtatorit fillojnë konsultime individuale me 60 pjesëmarrësit e këtij moduli.  Ata, të cilët kanë ide të mira për biznesit do të konkurrohen për financim - çmimi i parë është 20 mijë leva. 

Nisma përkrahet nga krijuesit e platformës “Unë lexoj” – tre shkrimtarë për fëmijë – Radostina Nikollova, Nikolla Rajkov dhe Diana Petrova. Ata zbulojnë para fëmijëve botën magjike të përrallave , duke i inkurajuar që të  lexojnë dhe të krijojnë heronj dhe histori të tyre. Sipas autorëve kjo është mënyra më e mirë për ngjalljen e interesit për librat. Leximi nuk duhet pranuar si një detyrë, por si kënaqësi. Deri tani u zhvilluan pesë takime të shkrimtarëve me nxënësit dhe interesi nga ana e fëmijëve është i madh – për këtë dëshmojnë pyetjet dhe reagimet e fëmijëve.

Снимка

Pjesa e dytë e nismës është orientuar ndaj të rriturve dhe problemeve të tyre. Për të gjithët e interesuar do të organizohen ekzaminime mjekësore falas. Janë angazhuar specialistë nga një nga spitalet e mëdha të kryeqytetit – Aleksandrovska. Sipas zonjës Millanova dobia për njerëzit në vendbanimet  e vogla është e a madhe dhe për këtë arsye edhe vendasit edhe organizatorët shpresojnë se aktivitetet e tilla do të shtohen. Shpesh gjendja shëndetësore e njerëzve nuk është e mirë dhe ata kanë nevojë për mjekim adekuat. Kujdesia për fëmijët dhe për të moshuarit tregon sa e zhvilluar dhe sa progresive është shoqëria. Prandaj iniciativa “Vera argëtuese, vjeshta e kujdesshme” nuk duhet të mbetet e vetmja, ka nevojë për shumë aktivitete të tilla, për shumë shembuj të mirë për angazhim social për përmirësimin e jetës së njerëzve në nevojë .

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e ekonomisë Kombëtare dhe..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD

Fondacioni Theodora von Auersperg fillon punën edhe në Bullgari

Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në vendin tonë. Rreth kësaj ideje u bashkuan pianistja e talentuar Nadezhda Canova dhe princesha..

botuar më 24-10-18 7.35.PD