Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët ruajnë dhe zhvillojnë traditat dhe kulturën bullgare në Skoci

БНР Новини

Mjaftë bullgarë preferojnë të bëjnë studime jashtë shtetit, ose të kërkojnë punën e përshtatshme përtej kufirit. Disa prej tyre kthehen prapë në atdhe, kurse disa të tjerë arrijnë ta gjejnë atë që e kërkojnë larg shtëpisë. Megjithatë pavarësisht në cilën pikë të botës ndodhemi gjithmonë është mirë që të gjejmë atje diçka që është afër zemrës dhe kulturës sonë, diçka të vërtetë, diçka bullgare. Një vend i tillë është Abërdin – qyteti i tretë për nga popullsia në Skoci, ku studentët e rinj bullgarë ruajnë dhe zhvillojnë traditat dhe kulturën bullgare. Valle popullore, muzikë, kostume kombëtare, mbrëmje kushtuar kuzhinës bullgare dhe shumë buzëqeshje, e gjithë kjo i bashkon bashkatdhetarët tanë në Abërdin dhe i bën që të ndihen sikurse janë në shtëpi.

Për ta na tregoi Nikolla Llazarov, i cili ishte President i Bashkësisë Bullgare në qytetin Abërdin vitin e kaluar shkollor. Ai bën studime kompjuterike në universitetin atje dhe thotë se pasi i mbaron studimet dhe grumbullon pak përvojë do që të kthehet në Bullgari.

Bashkësia bullgare në Abërdin është unikale. Universiteti këtu është shumë i mirë, kurse arsimi është falas Kjo i tërheq bullgarët. Bashkësia jonë i ndihmon shumë bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë dëshirë të bëjnë studime. Aktivitetet që organizojmë janë të shumëllojshme. Në fillim të vitit zhvillojmë një takim për studentët në kursin e parë, takim ky i cili i ndihmon për t’u njohur me anëtarët e tjerë të bashkësisë. Organizojmë gjithashtu takime kushtuar valleve popullore bullgare. Jemi shumë krenarë, sepse pikërisht në këto takime ndihet shpirti dhe kultura bullgare.”

Përveç argëtimeve studentore, Komiteti i Bashkësisë Bullgare organizon gjithashtu takime edhe me bullgarët në Abërdin. Atje pjesëmarrësit shqyrtojnë në çfarë mënyre mund të kontribuojnë për zhvillimin e Atdheut dhe të marrin informacion të dobishëm – për shembull si dhe ku mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. “T’i shikosh të gjithë ata bullgarë të bashkuar në Skoci, kjo në të vërtetë është e bukur” – thotë Nikolla dhe vazhdon:

Më 3 mars patëm një shfaqje, 10 veta kishin përgatitur një koreografi të jashtëzakonshme. Fituam një bursë nga universiteti për blerjen e kostumeve kombëtare bullgare dhe paraqitjen e tyre para të huajve. Një prej aktiviteteve tona më të mëdha është Party jonë ballkanike. Ajo vizitohet nga më shumë njerëz. Sivjet kishte rreth 300 njerëz nga Bullgaria, Greqia, Rumania etj. Çdo javë zhvillojmë gjithashtu një Jam Session, ku njerëzit këndojnë këngë bullgare dhe vallëzojnë. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga aktiviteti i dhurojmë për kauza bamirëse. Duam të tregojmë se ne mundemi të gjithë së bashku - mund të dëfrehemi, mund të bëjmë mirësi.

Снимка

Kultura bullgare dhe shpirti bullgar tërheqin shumë të huaj:

Ka shumë të huaj, të cilët i vizitojnë vallet tona popullore. Ka edhe të tillë, të cilat vijnë në takimet bullgare, kryesisht për shkak të bullgareve të bukura – thotë Nikolla me buzëqeshje dhe shton – Vetë ata mendojnë se traditat bullgare janë shumë të bukura dhe interesante. Shumica prej tyre dinë shumë për Bullgarinë, por ka edhe të tillë, të cilët nuk kanë dëgjuar asgjë për vendin tonë – një vajzë për shembull mendonte se Bullgaria është një ishull nën Spanjë.

Në Abërdin ka një kënd, ku bullgarët ndihen sikurse të jenë në shtëpi. Prandaj Nikolla Llazarov u dërgon mesazh bashkatdhetarëve tanë në botë:

Bullgarëve në botë do t’u them: Në qoftë se nuk keni bashkësi bullgare, medoemos duhet të formoni një komunitet të tillë. Ndjenja është e jashtëzakonshme – të jesh jashtë, por të ndihesh sikurse je në atdhe. Unë personalisht ndihem më mirë në Bullgari, por nuk kam mundësi të kthehem gjithmonë, është mirë të dish se mund të shkosh atje ku ka valle popullore, muzikë bullgare. Mua personalisht bashkësia më ndihmon shumë dhe mendoj se bashkësi të tilla bullgare duhet të ketë kudo ku ka bullgarë. Në qoftë se nuk formohet një komunitet i tillë, atëherë mund të takoheni të paktën me bullgarët në regjionin ku ndodheni dhe të komunikoni me ta, që ta ruani shpirtin bullgar në vetvete.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD