Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marija Terzijska dhe Nadja Murxheva – pas sukseseve në fushën e gjimnastikës ritmike, shënojnë arritje edhe në koreografinë folklorike

БНР Новини

Shumë punë, trajnime të lodhshme dhe grumbullimi i përvojës – ato është vetëm një pjesë prej përpjekjeve, me të cilat matet çmimi i suksesit të “vajzave të florinjta”, pra sportisteve bullgare të gjimnastikës ritmike mbajtëse të medaljeve të arta. Suksesi do të ishte i pamundshëm pa forcën e shpirtit dhe pa dashurinë ndaj sportit – mendon trajnerja dhe gjimnaste shumëvjeçare Ilijana Raeva. Filozofia e suksesit shoqëron, kudo që të jenë, çfarëdo që të punojnë, sportistet bullgare të gjimnastikës ritmike. Pasi mbarojnë karrierën sportive shumë prej tyre orientohen te koreografia dhe ansamblet që udhëheqin shpesh bëhen mbajtës të çmimeve prestigjioze. Kjo për arsye, se arrijnë të mendojnë koreografi të papërsëritshme.

Njëra prej këtyre “vajzave të florinjta”, e cila pasi mbaroi karrierën sportive nisi të merret me koreografi është Marija Terzijska. Ajo udhëheq një grup fëmijësh të vallëzimit në fshatin e lindjes Popinci, rajoni i qytetit Panagjurishte. Me formacionin e saj u prezantuan në Festivalin e Valleve Folklorike dhe të Këndimit në fshatin Çelopeç. Entuziazmi i koreografes Marija Terzijska u transmetohet edhe fëmijëve dhe kështu së bashku gjithnjë arrijnë të marrin dallime në konkurset, në të cilët prezantohen.

СнимкаSuksesi i valltarëve nuk është vetëm meritë e udhëheqësit. Në punën tonë gjithçka është e lidhur ngushtë – fëmijë, prindër, pedagogë” – rrëfen Marija Terzijska dhe vazhdon: “Për të formuar një grup të mirë, në radhë të parë duhet të ketë fëmijë, të cilët të frekuentojnë repeticionet me dëshirë. Krahas kësaj ata duhet të hyjnë në formacionin që nga mosha më e njomë, sepse nga ndonjëherë është e domosdoshme edhe të edukohen dhe të formohet botëkuptimi i tyre. Pikërisht kjo është baza e suksesit të ardhshëm. Në të njëjtën kohë edhe prindërit duhet të jenë njerëz me përgjegjësi, të cilët të përkrahin punën e pedagogut. Ata duhet të kenë besim te koreografi. Dhe baza e vetme për këtë është kur ata binden, se me fëmijët e tyre punohet në mënyrë të përsosur. Detyra nuk është e lehtë, sepse në folklor ka elemente të ndërlikuara. Personalisht unë dëshiroj, që shfaqjet skenike të jenë në një nivel të lartë, kështu që spektatori të kënaqet nga koreografia dhe vallëzimi i fëmijëve.”

Снимка

Një vajzë tjetër nga gjimnastet bullgare, mbajtëse të medaljeve të arta, e cila nisi të merret me koreografi folklorike është Nadja Murxheva nga qyteti Pllovdiv. Ajo gjithashtu gëzohet, kur formacionet e saj korrin suksese në tubimet e ndryshme folklorike. Vet ajo mendon, se: “Me më shumë rëndësi janë fëmijët. Në sajë të tyre pata mundësinë të mbrojë disertacionin tim të doktorit në fushën e koreografisë për fëmijë”.

Снимка

Të mësosh një fëmijë e vogël të vallëzojë dhe të pëlqejë folklorin bullgar është një punë e vështirë – rrëfen Nadja. – Farëra e kësaj dashurie mbetet për tërë jetën. Kjo kërkon shumë dhurim dhe shumë përpjekje, por kur ansambli prezanton në skenë atë, të cilën e ka mësuar, kjo sjell kënaqësi. Çdo fëmijë ka individualitetin e vet. Krahas kësaj ata janë plotë emocione. Prandaj çdo fëmijë meriton një vëmendje të veçantë. Është shumë e vështirë që të mësosh të kërcejnë, të kapin ritmin e saktë të muzikës, të posedojnë qëndrimin e drejtë të trupit dhe shprehjen e përshtatshme emocionale. Kjo është shumë e vështirë në fillim, por kur fëmijët arrijnë të realizojnë të gjitha ato kërkesa në skenë, atëherë vjen kënaqësia nga puna e kryer. Fëmijët janë e ardhmja e Bullgarisë dhe për mua është një nder dhe kënaqësi të punoj me ta.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD

Bullgarët, rumunët dhe moldavianët prezantuan së bashku martenicën (veroren) në Bruksel

Shoqata Kulturore Bullgare së bashku me përfaqësues nga Rumania dhe Moldavia organizoi në Bruksel Festën e Martenicës (Verores) që u mbajt më 18 shkurt. Ky është edicioni i dytë kushtuar simbolit të pranverës që bashkon të tre vendet. Në stenda u..

botuar më 24-02-19 10.32.PD

Vallja popullore bullgare mahniti bullgarët, amerikanët dhe japonezët në Nju Jork

Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..

botuar më 24-02-08 10.16.PD