Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pomorie – një qytezë me histori të pasur, ku njeriu i premton vetes se do të kthehet përsëri

БНР Новини

Rreth 20 km larg Burgasit ndodhet qyteza bukur e përshkruar nga poeti Nedjallko Jordanov në këngën “Një kujtim familjar për Pomorien”. Pothuaj nuk ka bullgar, i cili ta ketë vizituar qytetin bregdetar dhe të mos ketë kërkuar për t’u kthyer përsëri gjatë verës. Pomorie na tërheq për faktin se aty ka gjithçka – plazhe të gjata dhe më në veçanti shumë kuriozitete historike dhe kulturore, të cilat mbeten në kujtimin e njeriut shumë kohë pas verës.

Снимка

Nuk mund t’i radhitim kuriozitetet e Pomories: Muzeu i Kripit, Varreza Antike e Kupolës, Liqeni i Pomories, manastiri me ujë kurues “Shën Gjergji”, ose Shkëmbinjtë e Javorovit, të cilët e kanë frymëzuar poetin. Të gjitha këto objekte e kanë historinë e tyre dhe meritojnë një vëmendje të posaçme. 

Kriporet

Varreza e Kupolës

Liqeni i Pomories

Manastiri „Shën Gjergji”

Shkëmbinjtë e Javorovit

Muzeu Historik

Pika e tyre e kryqëzimit është në Muzeun Historik në Pomorie. Ai është një institucion relativisht i ri, i cili zhvillohet shumë aktivisht. Një admirim të madh shkaktojnë kockat e mëdha të mamutëve, të cilët janë zhdukur gjatë periudhës së fundit të madh të akullit. Një eksponat tjetër shumë i vjetër janë spirancat prej guri, të përdorura nga njerëzit gjatë epokës së bronztë. Peshkimi, lundrimi në det, prodhimi i kripit, vreshtaria dhe prodhimi i verës kanë qenë zanatet kryesore të banorëve të Anhialos, siç e kanë quajtur Pomorien deri në fillimin e shekullit të XX-të. Atyre u është kushtuar një pjesë e madhe e muzeut. Pjesa e saj kryesore është dhuruar nga banorët vendas. Ka dhe diçka tjetër nga drejtori i Muzeut Historik Anton Karabashev:

Снимка

Gjithçka fillon që nga lajmet më të fundit për qytetin. Këto janë materiale arkeologjike, të radhitura në sallën në katin e parë, që nga historia e lashtë deri në Mesjetën e vonshme. Në muze mund të shihet gjithashtu një ekspozitë prej pikturash dhe një ekspozitë e vogël e lidhur me peshkimin dhe lundrimin në akuatorinë e qytetit. Këtu është treguar një dhuratë shumë e vlershme për ne. Këto janë mbi 40 makete prej druri të anijeve lundruese. Janë bërë nga Georgi Ribov, një bashkëqytetar, peshkatar dhe veteran nga Lufta e Dytë Botërore. Të parat janë që nga vitet 30 të shekullit të kaluar.

Снимка

Në katin e dytë të muzeut paraqitëm historinë më të re dhe etnografinë. Që prej tri vitesh startuam fushatën “Dhuroni një send të vjetër – ruajeni të kaluarën e qytetit tuaj”.

Снимка

Grumbulluam mbi 1000 dokumente të vlershme, fotografi bardhë e zi, materiale arkeologjike dhe etnografike dhe sende.

Снимка

Në fushën e arkeologjisë ka shumë sende dhe zbulime në territorin e qytetit antik Ulpia Anhialo, siç ka qenë i njohur gjatë kohës romake. Gjatë vitit 2016 u regjistruan shumë objekte, godina antike, rrugë, monedha, elemente arkitekturore, shtylla, korniza, mozaikë, si dhe një pjesë e trasesë së mureve të kështjellës të qytetit.

Снимка

Zbuluam një sarkofag interesant nga epoka e Mesjetës, e përdorur si varrezë familjare. Në saje të këtyre studimeve intensive gjatë disa viteve të fundit fondi i muzeut u pasurua me monumente të vlershme, të cilat nuk mund të shihen asgjëkund tjetër.

Снимка

Nadezhda Stojkova – arkeolog dhe kujdestare në muze, shton se eksponatet më të vjetra janë spiranca që nga epoka e lashtë historike. “Supozojmë se janë zhytur që para Luftës së Trojanit”, thotë ajo dhe vazhdon:

Sipas të dhënave të gjetura qyteti Anhialo është themeluar gjatë shekujve V-IV para Krishtit. Më shumë janë zbulimet nga epoka e romakëve. Ka mbeturina nga shumë banesa, godina, për të cilat supozohet se kanë qenë dyqane, ku janë shitur verë, sepse atje janë gjetur shumë fragmente dhe amfora. Ka dëshmi për jetën e pasur tregtare atje. Janë gjetur shumë monedha nga të gjitha krahinat e botës së lashtë. Një fakt kureshtar është se perandorët e fundit bizantinë të fisit Kantakuzin kanë pasur rezidenca në Anhialo. Gjatë vitit 1453 gjatë sundimit të kryeqytetit Kostandinopojë nga Perandoria Osmane, të gjitha qytetet bizantine, përfshi këtu Anhialon, kanë rënë nën pushtetin e tyre. Kështu perandorët e fundit bizantinë kanë mbetur deri në fund të jetës së tyre në Anhialo. Sot ne e dimë se ku janë rezidencat e tyre, por nuk ka mbetur pothuaj asgjë. Janë vjedhur deri në gurin e fundit.

Снимка

Një fakt kureshtar për qytetin e sotëm Pomorie është se popullsia po rritet vazhdimisht. Gjatë disa viteve të fundit është rritur numri i banorëve që flasin në rusisht, kanë pronësi dhe banojnë në Pomorie gjatë tërë vitit. Sipas fjalëve të banorëve vendas ata integrohen shumë shpejt dhe me praninë e tyre e shndërrojnë imazhin e qytetit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Muzeu Historik dhe bg.wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD