Jeta është ajo, e cila ndodh, përderisa bëjmë planet për të ardhmen. Kur e zbulojmë këtë, mezi atëherë fillojmë të jetojmë me të gjitha shqisat. Mezi atëherë mund të zbulojmë diçka për veten dhe të ndryshojmë të përditshmen monotone. Ndoshta kjo është arsyeja, për të cilën një shtetas i botës është gati të zëvendësojë shkëlqimin e Moskës dhe Parisit me qetësinë dhe natyrën e mrekullueshme të një fshati të malit Rodopa. Pikërisht këtë e bëri shkrimtarja Mona Çoban, e cila iku nga jeta mondane dhe preferoi jetën në fshatin Kisellçovo.
“Ky është një vendbanim tepër i vogël, vetëm me 14 banor vendas dhe 32 shtëpi, shtrirë në 1200 metra mbi nivelin e detit. Në varësi të stinës përreth ka shumë gjelbërim, ose shihet bardhësia e dëborës së dendur – rrëfen Mona Çoban. – Këtu ka qetësi dhe ajo më pushtoi kur erdha për herë të parë.”
Para 7 vitesh, duke ardhur rastësisht në fshat, Mona Çoban mbeti e magjepsur dhe bleu disa shtëpi të vjetra. Me ndihmën e 60 vullnetarëve, ajo arriti të restaurojë dhe të rikthejë pamjen e tyre fillestare dhe i pajisi me mobilie antike të blerë nga Parisi. Në njërën prej shtëpive jeton, ndërsa një tjetër e shndërroi në qendrën artistike “Artel 13”, ku organizon punishte të llojllojshme.
“Në kuadrin e atelieve të ndryshme njeriu mund të vijë dhe të mësojë diçka të re. Përveç atelieve të kulinarisë, organizojmë edhe të tilla të zanateve të ndryshme. Bëjmë sapunë dhe përpunojmë leshin, duke e bërë të ashtuquajturën bullgarisht “pllëst”. Çdo vit programi përfshin veprimtari të ndryshme. Dëshirojmë që ai të jetë interesant dhe të larmishëm.”
Pllëst – ky është leshi që nuk është endur. Prej tij punohen qilima dhe zbukurime. Bullgarët e shfrytëzojnë për punimin e shalave për kuaj, si dhe për strehore, sepse është i qëndrueshëm i lagështisë dhe mban ngrohtësinë. Materiali kryesor është leshi prej deleje, i cili përpunohet me larjen. Zakonisht kjo bëhet në fund të verës, kur moti është i ngrohtë dhe leshi mund të thahet.
Rimëkëmbjen dhe mbrojtjen e fshatit Kisellçovo, Mona Çoban e ka pranuar si një mision i vet. Me ndihmën e saj disa familje tashmë zbuluan shtëpitë e tyre familjare pikërisht në këtë fshat. Aty nuk ka celularë, nuk ka internet, ushqim mund të blihet vetëm nga qyteti i afërte Smoljan, sepse në fshat nuk ka edhe dyqan. Në se njeriu dëshiron mund të përfshihet në brumosjen e bukës, në tharmimin e kosit, në prodhimin e bulmetrave, në përgatitjen e reçeleve sipas recetave vendore.
Secili që vij këtu duhet të jetë gati të bëhet pjesë e një familjeje të madhe, e cila punon dhe jeton bashkë. Pikërisht kjo u ka ndihmuar banorëve të malit Rodopa të mbijetojnë shekuj me radhë. Jeta në fshat e provokon njeriun të mendojë prioritetet e tij dhe të zbulojë vlerat e vërteta jetike. Ajo bën ashtu, që njeriu të dalë jashtë rrjeteve sociale për të zbuluar bisedat e përzemërta me miq. Kjo mbetet për tërë jetën.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal, artel13.com
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..