Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbulo fytyrën e ndryshme të Sofjes

БНР Новини

“O Sofja, o Sofja – o moj Londra e vogël, o Sofja, o Sofja – të dua!” Kështu këndohet në “Këngën për qytetin e dashur” në interpretim të aktorit tonë të paharrueshëm Todor Kolev. Kryeqyteti ynë është shtëpia jonë dhe ne duhet të përpiqemi ta shndërrojmë në një vendbanim të këndshëm, duke i harruar kundërshtimet politike dhe debatet e paarsyeshme. Çdo një bullgar e ka vendin e dashur në kryeqytet dhe madje vetëm ta pastrojë këtë vend, kjo do të mjaftojë që ai të bëhet më tërheqës. Po, në qytet ka shumë probleme të pazgjidhura dhe të thelluara, por ka gjithashtu shembuj shumë të mirë, të cilët janë në dobi të qytetarëve. Zhvillimi, mundësitë për investime dhe hapja e vendeve të reja të punës në sektorët e ndryshëm janë gjëra shumë të rëndësishme për progresin e një qyteti. Këto gjëra mund të shihen në Sofje dhe është bukur që t’i theksojmë para miqve dhe të huajve. Numri i tyre vazhdimisht po rritet për shkak të fluturimeve të lira nga pika të ndryshme të Evropës. Biletat e lira, çmimet e leverdishme për turistët dhe para se gjithash historia jonë e pasur janë si magnet për çdo një aventurier. Prandaj edhe bashkia investon shumë mjete në zbulimin dhe paraqitjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Mirëpo, përveç historisë, qyteti e ka të tanishmen dhe të ardhmen e vet. Sot, kur kemi lidhje me tërë botën, brenda disa sekondash deri te ne arrin çfarëdolloj informacioni dhe mund ta shprehim lirisht mendimin tonë për tema të ndryshme, mund ta ndryshojmë jetën dhe mjedisin rreth nesh. Më 17 shtator, kur shënojmë Ditën e Sofjes, ju prezantojmë një iniciativë të këshilltarit bashkiak Stefan Markov, i cili ka qëllim pikërisht këtë – të kërkojë mendimin dhe propozimet e qytetarëve për ndryshim sa u përket temave të ndryshme, të cilat e prekin jetën e tyre në kryeqytet. Iniciativa e ka emrin “100 fytyrat e kryeqytetit”. Ja se çfarë përbën ajo:

“Faktikisht 100 fytyra do të bisedojnë për kryeqytetin tonë, ose kryeqyteti vetvetiu. Në fillim kishte një faqe në facebook, e cila grumbullonte kuadro nga mjedisi urban dhe qytetarët. Para disa muajsh më erdhi ndër mend se nuk është keq që kjo të zhvillohet në një program online, sepse ka mjaftë tema të lidhura me qytetin dhe ky do të ishte një vend, në të cilin mund t’i diskutojmë këto tema me njerëz të ndryshëm. Ata nuk do të jenë lidhur vetëm me bashkinë, por do të jenë gjithashtu qytetarë, që kanë pozitë aktive, ose mendim për çështjet e lidhura me mjedisin urban. Do të ftojmë njerëz nga sektori joqeveritar. Programi do të zhvillohet disa herë në muaj me tema të nxehta nga ditët e fundit.”

Sipas Markovit, shkaku që ai të jetë vetëm në facebook është se pikërisht ky rrjet social përdoret nga më shumë njerëz. Programi do të jetë rreth 30 minuta, kurse shikuesit do të mund t’i bëjnë pyetjet e tyre në komentet nën video.

Është një fakt interesant se 17 shtatori nuk ka qenë gjithmonë festa e Sofjes. Kjo datë u shpall festë e kryeqytetit tonë më 25 mars 1992. Para kësaj festën e kanë shënuar në dy data të ndryshme. E para ishte më 4 janar, kur në vitin 1878 qyteti u çlirua nga zgjedha turke. Data e dytë ishte më 3 prill, kur një vit më vonë, në vitin 1879, Sofja u shpall kryeqytet. Stema e qytetit është vepër e piktorit Harallampi Taçev dhe është krijuar me rastin e pjesëmarrjes së Bullgarisë në ekspozitën botërore në Paris në vitin 1900. Në fillim stema përfshinte vetëm kurorën, nën formën e kështjellës, të vendosur mbi mburojë. Ajo është ndarë në katër fusha, të bashkuara nga luani, si simbol i trashëgimisë midis kryeqytetit të vjetër dhe atij të ri. Në çdo një fushë është paraqitur nja një simbol i Sofjes – Ulpia Serdika, kisha “Shën Sofja”, mali Vitosha dhe statuja e Apolonit, e cila është lidhur me burimet minerale në qytet. Në vitin 1911 ishte shtuar motoja “Po rritet, por nuk plaket”, e cila ngjan me atë të Parisit “Lundron, por nuk fundoset”. Motoja nuk është zgjedhur rastësisht, sepse Sofja është një prej kryeqyteteve më të vjetra në Evropë dhe të gjithë popujt që kanë jetuar në këto troje e kanë lënë shenjën e tyre në historinë e saj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD