Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e parë e shkollës është hapi i parë ndaj ndryshimit

БНР Новини
Foto: BTA

„Dituria është pasuri dhe kush mëson – gëzon” – kështu shpesh prindërit i këshillojnë fëmijët e tyre. Gjatë viteve të fundit pas ndryshimeve demokratike tek ne vëzhgohen ça transformime në parimet dhe vlerat etike dhe morale të shoqërisë. Mirëpo diçka që mbetet pa ndryshim është respekti ndaj arsimit dhe dijeve.

Dita e parë e shkollës, e cila për nxënësit bullgarë është 15 shtator, çdo vit renditet ndër festat e tjera të kulturës, arsimit, dhe shpirtit. Zakonisht në këtë ditë në qendrën e vëmendjes janë nxënësit më të vegjël, të cilët për herë të parë kalojnë pragun e shkollës. Për shumë prej tyre ka nevojë për përgatitje suplementare në fushën e gjuhës bullgare. Bëhet fjalë për fëmijët, për të cilët bullgarishtja nuk është gjuhë amtare ose për ata, të cilët jetojnë me prindërit e tyre jashtë Bullgarisë. Për këta nxënës është parashikuar një mekanizëm i ri i përfshirjes së tyre në sistemin arsimor. Sivjet fëmijët në klasën e parë do të jenë pak më se 80 mijë dhe sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev tema kryesore tani është pikërisht përfshirja sa më e suksesshme në sistemin arsimor e të gjithë fëmijëve të moshës parashkollore dhe të moshës së klasës së parë. Ai mendon gjithashtu se ka nevojë edhe për ndryshimin e metodave të mësimdhënies në shkollën bullgare.

Rrugën e ndryshimeve dhe risive e ka nisur prej kohësh udhëheqja e shkollës 105-të të kryeqytetit “Atanas Dallçev”. Ajo është një nga shkollat e  preferuara – nxënësit e klasës së parë atje sivjet janë 130. Rumjana Tuneva është pedagoge  atje, i njoh mirë emocionet e forta të vogëlushëve dhe jep recetën e saj për përballimin e tensionit dhe frikës nga ndryshimi:

Rumjana Tuneva (majtas) me nxënësit e saj

Kur flas me nxënësit i shpjegoj se njeriu nuk  mund të kryejë një punë në se nuk e ka përgatitjen dhe arsimin e domosdoshëm. Pikërisht shkolla është vendi ku njeriu grumbullon dije dhe duhet ta pranojmë atë shumë pozitivisht. Me rëndësi të madhe është që nxënësi në klasën e parë ta njohë paraprakisht mësuesin e tij të ri. Kështu në ditën e parë të shkollës ai nuk do të jetë në një ambient të panjohur. Është mirë në se në çantën e tij përveç manualeve dhe fletoreve të ketë edhe ndonjë lodër të preferuar – kështu fëmija do të jetë më i qetë. Me rëndësi të madhe është që nxënësi të ketë besim në vetveten, të dijë se në shkollë mund të bëjë gabime dhe se mund të mësojë më shumë gjëra duke parë gabimet e veta. Ka fëmijë që shqetësohen më shumë dhe ata mendojnë se nuk kanë të drejtën të gabojnë. Këtu mësuesi ka një rol të rëndësishëm – ai duhet të tregojë se gabimet nuk janë diçka e keqe, por janë një hap i paevitueshëm drejt suksesit. Nga ana tjetër për mësuesin fëmijët janë korrigjuesit më të mirë në punën e tij. Ata na mësojnë të bëhemi më të durueshëm, më të hapur për risi, më kureshtarë. Një mësues i mirë mëson tërë jetën. Duhet të jemi gati gjithmonë për diçka të re, sepse sot fëmijët shpesh kanë më shumë informacion dhe disponojnë me më shumë mjete informative dhe komunikuese, sesa mësuesi i tyre.

Sipas traditës më 15 shtator fëmijët priten në shkollë me bukë dhe mjaltë, në rrugën e tyre derdhet ujë – besohet se këto veprime sjellin fat të mirë dhe simbolizojnë shpresat e mëdha tek arsimi dhe rinjtë.

Dita e parë e shkollës nuk mundet pa buzëqeshjet e fëmijëve, pa humorin e mirë dhe besimin se fëmija do të ketë sukses. Nxënësit e klasës së parë janë në qendrën e vëmendjes dhe më të mëdhenjtë i presin dhe i përshëndesin. Kolegët tanë të rinj gjithashtu i kanë shqetësimet e tyre, por atyre unë mund t’u them se profesioni është plot me sfida, mirëpo edhe me kënaqësi. Ne kemi një mision të rëndësishëm dhe po ta rruajmë brenda vetes kureshtjen e fëmijëve, ajo do të na ndihmojë ta bëjmë punën më interesante dhe më tërheqëse” – mendon Rumjana Tuneva.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD