Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë – çelësi për ndryshimin në sistemin arsimor

БНР Новини
Foto: Archiv

Снимка“Sistemi nuk lejon ndryshim të statukuos, ai nuk ka nevojë për maja dhe përjashtime, të cilat mund të bëhen rregull me kalimin e kohës.” – Këtë e tha në një koment për arsimin ish-Ambasadori i Bullgarisë në Rusi Ilian Vasilev. Rastet për shpalljen e tezave të tilla nuk janë pak, sepse problemet në sistemin arsimor janë që prej shumë vitesh dhe mungojnë zgjidhje afatgjata. Ndryshimet, po të ketë të tilla, janë kozmetike, që ta largojnë vëmendjen publike nga defektet, por zakonisht ato bëhen sekret publik. Nuk zhvillohen debate, kurse bisedimet përfundojnë vetëm me konstatimin e problemeve.

Tre bullgarë të rinj – Martin Pençev, Marin Dandarov dhe Kezim Medev, të cilët nuk duan ta pranojnë apatinë dhe indiferencën ndaj problemeve, krijuan shoqatën “Liderët për arsimin evropianë”. Ajo propozon ndryshime reale në sistemin e arsimit të lartë, të cilat të jenë në dobi si të studentëve, ashtu dhe të pedagogëve. Me këtë rast ata organizojnë më 26 shtator konferencën “EDU 17”. Më shumë hollësi për të na solli Martin Dandarov:

leobulgaria.orgKonferenca ka qëllim të tregojë një ose tjetër pikëpamje ndaj arsimit, se problemet janë në bazën legjislative, në strukturën e financimit, në autonominë e universiteteve dhe rektorëve. Derisa të mos fillojmë të flasim për këto gjëra, askush nuk do t’u kushtojë vëmendje atyre. Kemi ftuar përfaqësues të organizatës joqeveritare civile “Shpëto Sofjen”, të cilët do të flasin për problemet e Qytetit të Studentëve dhe për zgjidhjen e tyre, dhe prof. Dobrin Todorov, autori i librit “Kriza e veprës universitare në Bullgari”, i cili para disa muajsh u përhap në tregun e librave. Kemi ftuar ish-Ministrin e Arsimit dhe rektor të Universitetit të Ri Bullgar – prof. Sergej Ignatov, i cili do të flasë për problemet e arsimit të lartë. Kemi gjithashtu një panel, në të cilin ne nga “Liderët për arsimin evropian” do të paraqitim gjendjen e arsimit të lartë sipas nesh, vizionin tonë për arsimin, si duhet të jetë ai pas tetë vitesh, dhe propozimet tona konkrete, që të mund të kemi rezultate sa më shpejt. Duam të fillojmë debat për Ligjin për arsimin e lartë, metodologjinë për akreditim, financimin dhe subvencionimin, vetëadministrimin studentor dhe veprimtarinë e këshillave studentorë.”

Propozimet konkrete të organizatave janë lidhur me rregullimin e statutit të Ombudsmanit të Studentëve, me të drejtat dhe detyrimet e studentëve, të cilët duhet të zgjidhen në një ligj, si dhe me sigurimin e mundësisë që të ketë vende pune për studentët në universitetet. Kështu ata do të grumbullojnë përvojë praktike dhe dituri, të cilët nuk mund t’i marrin nga librat mësimore. Shqyrtohet mundësia që studentët të mund të zgjedhin vetë lëndët mësimore dhe profesorët. Kështu do të zgjidhen problemet lidhur me praninë e studentëve në ligjërata dhe ushtrime, dhe do të krijohet konkurrencë midis pedagogëve, konkurrencë kjo që aktualisht nuk ekziston. Do të vlerësohet dobia e shumë lëndëve mësimore, të cilat janë të detyrueshme, sepse këtë e ka vendosur pedagogu. Përveç kësaj në organizatë ngulin këmbë që numri i orëve të mësimit të disa lëndëve mësimore të njihet zyrtarisht në universitet. Sipas të rinjve, universiteti duhet të japë më tepër dituri bazë, të cilat janë në thelbin e profesioneve të ndryshme, sesa të tilla të specializuara, sepse kështu studentët do të jenë më të zhdërvjelltë në tregun e punës. Sa u përket problemeve të studentëve dhe nxënësve me disa pedagogë, lidhur me marrjen e provimeve, organizata “Liderët për arsim evropian” deklaroi se shkaku që studentët të mos i kundërvihen një qëndrimi të tillë është mungesa e iniciativës dhe e dëshirës për t’i mbrojtur të drejtat e tyre. Pikërisht kjo është arsyeja që disa profesorë dhe docentë të ndihen të paprekshëm dhe të “shesin” provime.

Domosdoshmëria për iniciativa të lidhura me përmirësimin e mjedisit akademik dhe përballimin e praktikave të parregullta atje është e dukshme dhe ato do të bëhen gjithnjë e më shumë. Është me rëndësi që ato të marrin përkrahjen e shoqërisë, sepse çdo një kauzë ka nevojë për njerëz dhe publicitet, që të mund të shkaktojë ndryshimin e pritur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refugjatët – një pjesë e vogël por e rëndësishme e punëkërkuesve në Bullgari

Ekziston një direktivë sipas së cilës qytetarët nga vendet e treta që kanë marrë statusin humanitar ose refugjat në vendin tonë /ose në territorin e BE-së/ mund të punësohen pa asnjë leje tjetër. Vetëm me këtë dokument për status, të marrë nga Ministria..

botuar më 24-06-18 7.30.PD
Silvia Basile

Vota jashtë shtetit kundër sistemit dhe si votoi për herë të parë 18-vjeçarja Silvia

Pjesëmarrja dramatike e ulët e votuesve dhe vota e protestës është një prirje që po thellohet mes bullgarëve jashtë vendit, thonë sociologët. Duke gjykuar nga zgjedhjet e parakohshme të fundit, profili i votuesit tonë jashtë vendit është i..

botuar më 24-06-17 7.15.PD

Studime për frankofonët në nivel botëror ofrojnë Universiteti i Teknologjisë dhe ai i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje

Për më shumë se 30 vjet, dy universitete bullgare ofrojnë studime cilësore në frëngjisht për degë dhe diploma teknike dhe inxhinierike të njohura në mbarë botën. Prandaj mësuesit thonë me krenari se mes të diplomuarve nuk ka asnjë të papunë...

botuar më 24-06-16 9.20.PD