Bashkia e Kryeqytetit shpall periodikisht konkurs për ndërtimin e monumentit të kryetarit të Bashkisë së Sofjes Ivan Ivanov, i cili e ka zënë këtë post për një periudhë më të gjatë. Mirëpo, del se ndërtimi i një monumenti të tillë për nder të një patrioti, i cili ka marrë pjesë jo në një luftë për Atdheun dhe ka arritur të shndërrojë një qytetet të prapambetur në një vend të qytetëruar, është një vepër e paarritshme.
Ivan Ivanov ka lindur në Sliven në vitin 1891. Ai është biri i një koloneli, që ka vdekur në Luftën e Dytë Ballkanike, është trashëgimtar i Haxhi Dhimitërit nga ana e nënës. Si trashëgimtar i një fisi të vjetër, Ivan Ivanov gjithmonë e ka mbajtur në vetvete shpirtin patriotik. Kështu qe nuk është e rastit se pas shpërthimit të luftërave ballkanike ai i braktisi studimet në degën e hidro-inxhinierisë në Munih që të bëhet vullnetar. Ivan Ivanov mori pjesë edhe në Luftën e Parë Botërore, kurse në atdheun e ri ishte angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e kryeqytetit me dituritë e veta dhe gjatë vitit 1928 u bë një prej projektuesve dhe ndërtuesve kryesorë të “rrugës së ujit”.
“Ivan Ivanov, bashkë me kolegët e tij nga dega hidraulike, ka menduar një shekull më përpara se si do të furnizohet me ujë Sofja dhe ka pasur guximin për të ëndërruar për një ujësjellës, i cili fillon nga mali Rilla dhe e furnizon qytetin me ujë të pastër malor” – na tregon prof. Vili Lillkov, i cili bëri propozimin për ndërtimin e monumentit të kryetarit të Bashkisë së Sofjes. “Ujësjellësi i Rrillës është një pajisje e madhe inxhinierike, në ndërtimin e së cilës ai luajti një rol kryesor . Pajisja u bë shkak që qeveria e Kimion Georgievit ta emërojë kryetar bashkie në vitin 1934. Faktikisht, në qoftë se nuk ishin këta stërgjyshërit tanë para rreth 100 vitesh për të menduar me perspektivë, sot Sofja do të kishte probleme të mëdha me ujin – ai do të ishte me cilësi më të ulët dhe me çmim më të lartë.”
Pasi u bë kryetar bashkie, Ivan Ivanov e mbaroi godinën e Rektoratit, ndërtoi Pallatin e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, sallën “Bullgaria”, Bibliotekën Popullore dhe Bibliotekën e Kryeqytetit, Teatrin Muzikor, pishinën “Maria Lluiza”. Është një fakt pak i njohur se ai ka blerë një koncesion të paleverdishëm për furnizimin e qytetit me rrymë elektrike nga koncesionari belg dhe në këtë mënyrë e ka ndaluar rritjen e çmimit të rrymës elektrike. Kështu ai arriti t’i vërë fund kaosit të shkaktuar nga fluksi i refugjatëve, të cilat vinin nga territoret e humbura dhe në kuadrin e disa ditëve sundonin mijëra dynymë, ku i ndërtonin shtëpitë e tyre prej druri. Me një urdhëresë-ligj për ndërtimin në kryeqytet ai krijoi një plan të ri urban si ai i qyteteve moderne evropiane.
Mirëpo, pas datës 9 shtator 1944 erdhi pushteti i ri dhe përkatësisht vetëgjyqësia.
“Ivan Ivanov u akuzua se është agjent gjerman dhe fashist, sepse i ka bërë studimet në Munih – na rikujton prof. Vili Lillkov. – “Gjykata Popullore” nguli këmbë për burgim të përjetshëm, por meqenëse nuk kishte prova, dënimi u ndryshua – 15 vjet burgim me regjim të rëndë. Një vit ai kaloi në minierën “Pirin” në fshatin Brezhani, pas kësaj e dërguan për të ndërtuar ujësjellësin e Varnës. Mirëpo, gjatë ndërtimit të liqenit artificial “Beli Iskër” qeveria komuniste u ndesh me një problem serioz dhe kërkoi ndihmë nga Bashkimi Sovjetik, i cili iu përgjigj kështu – ju e keni specialistin më të mirë, hiqeni atë nga burgu dhe ai do ta ndërtojë liqenin artificial. Kështu si i burgosur ai punoi edhe për ndërtimin e “Beli Iskër”, si dhe për krijimin e liqenit artificial “Iskër”. Çdo mëngjes dy milicë e shoqëronin nga qeliza e burgut deri në dhomën e projektimit dhe pastaj e kthenin prapë. Kurse pasi filloi eksploatimi i liqenit artificial “Iskër” dhe u bë e qartë se Ivan Ivanov i ka të gjitha meritat për këtë, ai më në fund u rehabilitua."
Prapëseprapë, sipas autoriteteve komuniste ai nuk meritonte për të qenë i pranishëm në inaugurimin e veprës së vet.
Para pak kohe Bashkia e Kryeqytetit shpalli konkursin e radhës për ndërtimin e monumentit të kryetarit legjendar të bashkisë së Sofjes. Shpresojmë se një ditë figura e bronztë e Ivan Ivanovit do t’i mirëpresë sofjanasit në hyrjen e metrosë “Stadiumi “Vasill Levski” – atje kur për herë të parë buroi uji i Rillës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..