Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirë se erdhët në “Veneca” – shpellën më të bukur të Bullgarisë Veriperëndimore!

БНР Новини

Për të hyrë në botën e saj magjike duhet të jeni me veshje të përshtatshme dhe këpucë komode, të mos keni frikë nga hapësira të ngushta dhe të mbyllura dhe më e rëndësishmja – ta shpalosni imagjinatën tuaj.  Vetëm kështu do ta ndieni magjinë e këtij vendi të mrekullueshëm, të fshehur në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina. Mirë se erdhët në shpellën “Veneca”!

Shpella ndodhet afër fshatit Oreshec në rajonin e qytetit Bellogradçik dhe shkëmbinjve të tij të famshme. Është zbuluar në vendin e një miniere guriakoma në vitin 1973, mirëpo dyert e saj u hapën për vizitues në vitin 2015, pas studimit, hartografimit dhe pajisjes së saj me parmakë sigurues dhe shkalla. Ndriçimi shumëngjyrësh e bën bukurinë e shpellës akoma më tërheqëse – ajo gjallëron para shikimit të turistit në tërë madhështinë e saj. Tani për tani vizituesit mund të hyjnë në 5 salla, kurse gjatësia e përbashkët e korridoreve është rreth 300 metrash. “Korale, kristale, stalaktone, stalagmite, stalaktite dhe helaktite – brenda i ka të gjitha llojet e formimeve shpellore. Dhe një pjesë e madhe prej tyre janë prej gurit gjysmë të çmuar Oniksit. Dhe secila sallë është e ndryshme!” – shpjegon ciceroni Bori Borisov.

Për të hyrë në mbretërinë nëtokësore të shpellës “Veneca” vizituesi kureshtar duhet të kalojë nëpër një vrimë të ngushtë, ku shkallaret janë shumë rrëshqitëse për shkak të lagështirës së lartë – rreth 90%. Prandaj hyrja brenda nuk rekomandohet për njerëz me kufizime fizike. Pamja që shtrihet para turistit ia vlen të gjitha përpjekjet.

Brenda duket sikur shikon një film të “National Geografic”-ut për krijimin e Gjithësisë ose ndonjë film të Holivudit për forma të huaja të jetës. Ja, këtë formim atje, i cili sapo u nuancua nga ngjyra okër në ngjyrë vjollce të errët, duket si një kandil deti gjigant dhe helmues në sfondin e një tempulli Buddhist. Më tej shihet Nëna e Shenjtë duke u lutur. Silueti i saj pak nga pak humbet në errësirë e pastaj përsëri shfaqet, këtë herë të ndriçuar në ari nga projektorët. Në atë kohë më tej shihen siluetat shumëngjyrëshe të mjegullave galaktike, të përbindëshave e kështu me radhë. Secili mund të gjejë diçka të re brenda duke përdorur imagjinatën e tij.

Kemi formime shpellore që janë shumë të rralla. Për shembull, mund të shikoni stalaktite, të cilat rriten anash. Në shpellat e tjera shumica prej tyre janë në formë koni. Ky është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë natyror!” – lëvdohet Bori Borisov. 

Dhe akoma diçka tjetër - në “Veneca” ndodhet formimi më i madh shpellor te ne. “Stalagmiti më i madh ndodhet në shpellën “Magurata” (Bullgaria Veriore) dhe rrethi i tij është 6 metra. Kurse këtu kemi një stalakton me gjatësi 25 metra prej Oniksi” – thotë me krenari ciceroni ynë.

Ai tregon se në vitet e 70-të, kur shpella është zbuluar, atje s’ka pasur jetë, mirëpo tani ajo e ka faunën e vet: “Më parë s’ka pasur lakuriq nate, por kur e hapëm shpellën për të ndërtuar shkallët dhe shtigjet për turistët, atje u strehuan 9 lakuriq nate. Tani numri i tyre është 25. Në salla jeton gjithashtu një kafshë mikroskopike me emër Troglobite Collembola.

Ndriçimi unik i shpellës është me vlerë 80 mijë leva dhe projektuesi i tij është nga Izraeli. "Mirëpo sistemi ynë nuk punon mirë kur ka stuhi dhe bubullima. Prandaj nuk punojmë kur kushtet meteorologjike janë të këqija” – shpjegoi Bori Borisov. Shëtitja në shpellë vazhdon një orë dhe ajo punon nga ora 9 deri më 17. E hëna është ditë pushimi.

Artikulli është përgatitur me ndihmën e projektit “Për Ballkanin dhe njerëzit” dhe të fondacionit WWW-Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD